• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e BBC pas fitores së Macron: Mandati i tij i dytë, një Francë e përçarë!

09:06 : 25/04/2022
në BOTA

Analiza e BBC

Përpara kritikave, është e drejtë të pranohet ajo që ka arritur Presidenti Macron. Nuk po bëhet mjaftueshëm për këtë, por kjo është hera e parë që një president qeverisës i Republikës së Pestë, rizgjidhet.

Po, presidentët e kanë mbajtur Elysee edhe më parë dy herë. Por si François Mitterrand në 1988 dhe Zhak Shirak në 2002 ishin efektivisht në opozitë në periudhën para votimit. Mitterrand dhe Chirac ishin politikisht të pafuqishëm, por vota vendosi në favor të tyre. Sa i përket fitores së Charles de Gaulle në 1965, ai kurrë nuk ishte zgjedhur nga populli në radhë të parë.

Pra, Emmanuel Macron është presidenti i parë në kohët moderne që pasi ka drejtuar për një mandat të plotë çdo aspekt të politikës së jashtme dhe të brendshme, ka fituar sërish besimin e popullit. Rezultatet sugjerojnë ka miliona francezë të shtresës së mesme që mendojnë se Emmanuel Macron nuk ka qenë aspak një president i keq. Këta njerëz vlerësojnë se papunësia nuk është më një çështje politike, kryesisht për shkak të reformave të Macron. Ata mendojnë se ai e ka menaxhuar siç duhet pandëminë e Covid-19 dhe mendojnë se shtyrja e moshës së pensionit është e pashmangshme.

Dhe ata mendojnë se nën drejtimin e Macron Franca mund të aspirojë të marrë drejtimin në Evropë, në një kohë kur vizioni i tij për autonomi më të madhe ushtarake dhe ekonomike për BE-në po duket gjithnjë e më i rëndësishëm. Kontrasti në këtë front me Marine Le Pen nuk mund të ishte më i fortë. Këta njerëz mund të mos e pëlqejnë veçanërisht Emmanuel Macron, por e respektojnë atë. Sidoqoftë, aspekti i dytë i metodologjisë së Macron është më problematik dhe këtu hyjnë paralajmërimet. Pesë vjet më parë, Macron bëri një lojë të shkëlqyer për gjendjen e politikës moderne.

Lexo edhe:

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

Sébastian Lecornu riemërohet kryeministër i Francës, formon një kabinet të ri qeveritar

Ai shkatërroi çiftin e vjetër të konservatorëve dhe socialdemokratëve dhe instaloi një sistem qeverisjeje shumë të personalizuar dhe shumë të përqendruar nga Elysee. Por zgjedhjet kanë demonstruar edhe diçka tjetër: se gjithnjë e më shumë njerëz në Francë janë të përgatitur të ndeshen me “ekstremët”. Shumë prej këtyre votuesve, veçanërisht miliona që zgjodhën kandidatin e së majtës ekstreme Jean-Luc Mélenchon, tani duan hakmarrje. Ata shpresojnë se mund ta bëjnë këtë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në qershor. Por nëse kjo nuk funksionon, ata ëndërrojnë për një “raund të tretë” në shtator, me anë të protestave.

Emmanuel Macron pa dyshim do të fillojë këtë mandat të dytë duke premtuar një lloj të ri qeverisjeje. Ai do të jetë më shumë dëgjues. Ai e di se ka ‘plagë’ që duhet të shërohen. Problemi është se ai ka thënë një gjë të tillë më parë, dhe shumë njerëz thjesht nuk e besojnë atë.

“Këto zgjedhje jo vetëm që treguan se vendi është ndarë në dy Franca, por gjithashtu zbuluan një tendencë në rritje për herë të parë që njerëzit të thonë se kampi i kundërt nuk është legjitim. Zgjedhjet e kaluara kanë përfunduar me fitoren e një Presidenti që e donin të gjithë, nuk jam e sigurt nëse këtë herë është njësoj,”- tha komentatorja Natacha Polony.

Etiketa: bbcFrancamakron

Lajme të lidhura

BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Sébastian Lecornu riemërohet kryeministër i Francës, formon një kabinet të ri qeveritar

14:28 : 13/10/2025
BOTA

Analiza: Lecornu sërish kryeministër! Franca përjeton një déjà-vu politike në skenë të hapur

08:44 : 12/10/2025
BOTA

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025
AKTUALITET

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025
BOTA

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025
Para
Foto marrë nga "Instagram"

Bes Kallaku: Të gjithë po vetëshpallen president, po mua çfarë më mungon?

TË GJITHA

Shitet në ankand fanella e golit të Manajt ndaj Serbisë, ja shuma me të cilën u ble

15:11 : 20/10/2025

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

15:02 : 20/10/2025

VIDEO/ E rëndë në Itali, ultrasit vrasin shoferin e autobusit të tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes

15:00 : 20/10/2025

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, spitali del me njoftim zyrtar

14:34 : 20/10/2025

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

14:23 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com