• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U arrestua për mashtrim e shpërdorim detyre, Prokuroria do kërkojë “arrest me burg” për Fatos Alimadhin

10:17 : 17/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë masën e “arrestit me burg” për Fatos Alimadhin, vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi.

Ai është arrestuar tre ditë më parë nën akuzat për mashtrim dhe për shpërdorim të detyrës.

Referuar dosjes hetimore, Fatos Alimadhi u arrestua, pasi më datë 12 prill është kallëzuar nga shtetësja, Monika Çela, 57 vjeçe.

“Në dëshminë e saj gruaja thotë se një ditë përpara se të depozitonte kallëzimin Monika Çela ka shkuar në degën e Bankës BKT, në zonën e Liqenit në Tiranë. Aty ka konstatuar se nuk mund të terhiqte paratë nga llogaria e saj e pagës. Për ketë fakt ka kontaktuar me punonjës të bankës. Ata i kanë vënë në dijeni se llogaria e saj, është bllokuar me kërkesë dhe sipas urdhrit të vënies në sekuestro nga Përmbaruesi Gjyqësor Fatos Alimadhi në datë 23.03.2022.

Më pas i ka kërkuar punonjëses së bankës t’i vinte në dispozicion një kopje të urdhërit të bllokimit të llogarisë së saj. Punonjësja i ka thënë që në këto momente nuk mundej, por me telefonin e saj i ka bërë dy foto ekranit të kompjuterit, ku shfaqen të dhëna, që ajo ishte debitore në vlerën 119 649 00 Lekë. Në foton dytë ishte një dokument i leshuar nga MCA (Micro Credit Albania), me të njëjtën vlerë në monedhën lekë.

Lexo edhe:

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

Në datë 12.04.2022, po nga punonjës të bankës i është vënë në dispozocion një kopje e urdhrit të vënies në sekuestro të përmbaruesit Fatos Alimadhi, ku është e njëjta vlerë, 119 649 00, por jo në lekë, por në euro. Punonjësit e bankës i kanë vënë në dispozicion një kopje të urdhërit të vendosjes së sekuestros mbi llogarinë e saj, i cili ështe lëshuar nga ky Përmbarues Gjyqësor, një kopje të së cilit na e ka vënë në dispozicion. Më tej ajo ka sqaruar se sipas urdhrit të vënies në sekuestros, shtetësia Monika Çela rezulton debitore, në një kredi me nr. 0633 date 17.11.2003, marrë nga ish-bashkëshorti i saj Artur Çela. Bashkëshorti i saj Artur Çela ka nderruar jetë në mars së vitit 2011.

Në atë kohë në lidhje me kredine që ai kishte marrë në një bankë, kjo bankë ka kryer procedurat duke perfituar siguracionin e jetës së bashkeshortit të saj, por njëkobesisht ka marrë dhe pronën që ishte vendosur si kolateral për kredinë që kishte marrë ish-bashkeshorti. Nga urdhri i vënies në sekuestro rezulton se kredia e marrë nga ish-bashkeshorti i saj nuk është shlyer, por banka ja ka shitur një shoqerie bankare.. Kjo shoqëri i ka kërkuar Permbaruesit Gjyqësor Fatos Alimadhi t’i kryejë procedurat për ekzekutimin e kthimit së borxhit.

Nga ana e Përmbaruesit Gjyqësor Fatos Alimadhi, kjo shtetese nuk është njoftuar asnjëherë a me shkresë zyrtare dhe as njëpërmjet telefonit në lidhje me këtë kredi të pashlyer. Gjithashtu shtetasja Monika Cela sqaron se kjo kredi eshte likujduar në momentin që banka ka përfituar siguracionin e jetës të ish-bashkëshortit të saj Artur Çela, dhe marrjen e shitjen e pronës, e cila ishte vendosur si kolateral për këtë kredi.

Më datë 12.04.2022 ajo ka marrë kontakt me Përmbaruesin Gjyqësor Fatos Alimadhi, i cili i ka thënë se nuk mund t’i vinte në dispozicion kopje të dokumentacionit mbi të cilin ka vendosur urdhrin e sekuestros, pasi nuk e kishte një të tillë dhe se për këtë dokumentacion duhet t’i drejtohej me shkresë Shoqërisë MCA Sh.P.K. Pas njoftimeve të bëra nga ana jonë në datat 12 dhe 13 prill 2022 që shtetasi Fatos Alimadhi të paraqitej për të dhënë shpjegime në lidhje me kallëzimin e shtetases Monika Cela, ai shmangej duke mos hapur telefonin dhe duke mos u gjendur as në shtëpi e as në zyrën e tij (bashkelidhur procesverbalet e kontrollit të personit që nuk gjendet), kohë të cilën ai e ka shfrytëzuar për të ndryshuar provat në ngarkim të tij, më konkretisht nëpërmjet përmbaruesit Saimir Dogjani ka përpiluar shkresën nr.064321 Prot. datë 13.04.2022 Urdhrin për heqjen e sekuestros konservative në lidhje me veprimet e kundraligishme nga ana e tij, për të cilat ka bërë kallëzim shtetasja Monika Çela.

Nga kqyrja e Sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Fatos Alimadhi, ndër vite ka të regjistruar ne sistemin Tims tek rubrika “Fletë arresti” dhe me konkretisht rezulton se më vendimin nr. 172 datë 26.01.2018 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka lëshuar ekzekutimin e urdhër ndalimit për shtetasin në fjalë, ate të masës së sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 të Kodit Penal. Gjithashtu nga verifikimi në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Fatos Alimadhi, rezulton se me datën 20.02.2016 është shpallur në kërkim me numër reference 19/35. Shpallja në kërkim është bërë pasi më datën 19.02.2016, rreth ores 21.00 duke qenë me detyrë Permbarues privat, ka shkuar në ambjentet e firmës “Minierave sh.p.k në fshatin Burizane Krujë dhe i ka marrë forcërisht 5 mjete të tonazhit të rëndë, duke ia sekuestruar për llogari të firmës “Rryçi” sh.p.k. pa asnjë vendim Gjykate, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Punonjesja e bankës më kanë vënë ne dispozicion një kopje të urdhërit të vendosjes sekuestro mbi llogarisë sime, i cili është lëshuar nga ky Përmbarues Gjyqësor, një kopje të së cilit po jua vë në dispozicion juve. Dua të sqaroj se sipas urdhërit të vënies në sekuestro, unë shtetësja Monika Mete Cels rezultoj Debitore- Hipotekuese në një kredi me nr.0633 1 17.11.2003 marrë nga ish-bashkëshorti im Artur Çela. Dua të deklaroj se bashkeshorti im Artur Çela ka ndërruar jetë në mars të vitit 2011.

Në atë kohë në lidhje me kredinë që ai kishte marrë në Tirana Bank, kjo bankë ka kryer procedurat duke përfituar siguracionin e jetës së bashkëshortit tim, por njëkohësisht na ka marrë dhe pronën që ishte vendosur si kolateral për kredinë që kishte marre ish-bashkëshorti im. Dua të deklaroj se nga Udhëri i vënies në sekuestro rezulton se kredia e marrë nga ish-bashkëshorti im nuk është shlyer, por Tirana Bank ja ka shitur Shqoqerisë Micro Credit Albania Shpk. Kjo shoqëri i ka kërkuar Përmbaruesit Gjyqësor Fatos Alimadhi të kryejë procedurat për ekzekutimin e kthimit të borxhit.

Dua të deklaroj se nga ana e Përmbaruesi Gjyqësor Fatos Alimadhi nuk jam njoftuar asnjëherë, as me shkresa zyrtare dhe as nëpërmjet telefonit në lidhje me këtë kredi të pashlyer. Dua të deklaroj se kjo kredi është likujduar në momentin që banka Tirana Bank ka përfituar siguracionin e jetës të ish-bashkëshortit tim Artur Cela, dhe marrjen dhe shitjen e pronës e cila ishte vendosur si kolateral për këtë kredi.

Po sot me datë 12.04.2022 kam marrë kontakt me Përmbaruesin Gjyqësor Fatos Alimadhi, i cili më tha se nuk mund të më vinte në dispozicion kopje të dokumentacionit mbi të cilin ka vendosur urdhërin e sekuestros, pasi nuk e kishte një të tillë dhe se për këtë dokumentacion duhet t’i drejtohesha me shkresë Shoqërisë MCA Sh.P.K. Gjithashtu dua të kallëzoj se Përmbaruesi Gjyqesor Fatos Alimadhi më ka thënë se për heqjen e sekuestros ka dhe një rrugë tjetër duke bërë një marrëveshje me Shoqërinë Micro Credit Albania”- thuhet në dosje.

Etiketa: Burgfatos alimadhiprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ PS fiton bindshëm edhe në burgun e Fierit

12:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025
AKTUALITET

Florenc Çapja kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës e rrëzon

16:05 : 11/05/2025
Para

Çfarë ndodhi në Kukës? Irel Elezi tërhiqet nga gara për kreun e PD

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com