• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çështja e emërimit të ambasadorëve/ Meta: Gënjeshtra të qëllimshme, vij në Kuvend e ju sqaroj

18:59 : 11/04/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

Presidenti i Republikës u është drejtuar me një letër disa zyrtarëve të lartë të shtetit sa i përket çështjes së emërimit të ambasadorëve dhe debateve me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Letra i është drejtuar, Mimi Kodhelit, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, Blendi Klosit, Tomor Alizotit, Etjen Xhafajt, Greta Bardelit, Grida Dumës, Hatixhe Konomit, Klodiana Spahiut, Belind Këlliçit, Benet Becit, Besion Ajazit, Kreshnik Çollakut, Lavdrim Krrashit, Petro Koçit, Shpëtim Idrizit, Tritan Shehut, Vangjel Dules. Për dijeni të kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

LETRA

Dëshiroj t’ju uroj të gjithëve dhe një herë punë të mbarë dhe suksese në aktivitetin shumë të rëndësishëm të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë dhe në përmbushjen e rolit të pazëvendësueshëm të këtij komisioni dhe vetë kuvendit në politikën e jashtë të vendit tonë.

Në vijim të bashkëpunimit të deritanishëm institucional për çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme dhe debatit mbi përgjegjësitë që kemi të gjithë përballë popullit shqiptar dhe opinionit publik, dëshiroj t’ju bëj me dije se deklaratat e Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, lidhur me “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana e Presidentit të Republikës janë vetëm gënjeshtra të qëllimshme, të cilat synojnë vetëm të s’postojnë vëmendjen e opinionit publik nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi, nga problemet reale të qeverisjes dhe skandalet e saj dhe të përpiqen të denigrojnë Institucionin e Presidentit të Republikës.

Edhe një herë ju bëj me dije juve dhe nëpërmjet jush të gjithë opinion publik, se Presidenti i Republikës nuk ka rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të qeverisë aktuale për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në ndonjë vend apo organizatë ndërkombëtare, përkundrazi është treguar shumë bashkëpunues dhe i përgjegjshëm duke dekretuar në kohë dhe në respekt të ligjit propozimet e kësaj qeverie për Ambasadorë apo Shefa Misioni Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në vendet mike apo organizatat ndërkombëtare.

Dëshiroj t’i bëj me dije Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë se prej kohësh kam komunikuar me përfaqësuesit e qeverisë për rinovimin e domosdoshëm të trupës sonë diplomatike, në respekt të ligjit dhe të kushtetutës, duke treguar gatishmëri të plotë, bashkëpunim të sinqertë, konstruktivitet dhe transparencë.

Duke shprehur keqardhjen time të thellë për mënyrën se si kjo çështje kaq e rëndësishme u nëpërkëmb, u politizua dhe u bë publike në mënyrë të padenjë, mendoj se është në nderin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe anëtareve të tij, të rolit të tij të pazëvendësueshëm në fushën e politikës së jashtme, që këtë çështje ta bëjë jo vetëm pjesë të debatit të brendshëm, por edhe të kërkesë-llogarisë ndaj qeverisë dhe të gjithë atyre që e kanë për detyrë të respektojnë ligjin, të respektojnë trupën diplomatike shqiptare dhe dinjitetin e saj përfaqësues dhe të qartësojë të vërtetën e deklaratave dashakeqe të Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, dhe njëkohësisht për të çbllokuar në mënyrë të menjëhershme procesin e rifreskimit dhe emërimit të duhur të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve të Shqipërisë në vendet mike dhe në organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të akredituar.

Dëshiroj t’ju tregoj edhe një herë të gjithë vullnetin tim, që së bashku me ju të nxisim këtë proces dhe të shpreh gatishmërinë time të plotë që në çdo moment, në ushtrim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, të vij, ashtu siç edhe kam ardhur kur ka qenë e domosdoshme, edhe në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë për të zbardhur të vërtetën por edhe për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje të rëndësishme për vendin dhe për përfaqësimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta reagon nga burgu për raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta

13:27 : 23/10/2025
Para

Rama në takim me Scholz: Nëse Bullgaria na bllokon sërish në qershor, do ndahemi nga Maqedonia e Veriut

TË GJITHA

Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

19:23 : 03/11/2025

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi që shfuqizoi shkarkimin dhe dekretin e presidentit

19:21 : 03/11/2025

Aksident në Lushnjë, makina godet një tufë me bagëti! Ngordhin disa krerë

19:01 : 03/11/2025

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi votuan kundër

18:57 : 03/11/2025

Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën këmbësori (Emri)

18:44 : 03/11/2025

Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut

18:40 : 03/11/2025

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

18:38 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com