• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse Edi Rama shmangu Ben Ahmetaj nga Kongresi i PS?

19:48 : 10/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al  

Socialistët e Rilindur nga Edi Rama, të miksuar me 99-at e Erion Veliajt, mbajtën dje Kongresin e tyre.

Një Kongres propagande dhe show në kulmin e një prej krizave më të rënda që prek drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve, por edhe kjo u trajtua si një mundësi për sukses.

Në Kongres pati vend për të gjithë ata që komandanti i Rilindjes i donte në podium, përfshi edhe ministret që më shumë prodhojnë meme në rrjetet sociale, sesa bëjnë punë për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Pati kohë edhe për batutat mes Bled Çuçit dhe Ulsi Manjës, i cili duket se ka nisur një garë me disa nga vajzat dhe gratë e Rilindjes, se kush lartëson më shumë Edi Ramën.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Pati kohë edhe për debatin mes Arben Pëllumbit me Erion Braçen, i cili ndoshta me të drejtë kur sheh se në dorë të kujt ka mbetur PS apo kush mban poste ministrore, nuk di se kujt t’ja nxjerrë inatin e largimit si zv. Kryeministër.

Pati po ashtu panele ku Olta Xhaçka fliste jo si ministre e Jashtme e një vendi të vogël, por sikur përfaqëson një superfuqi. U shfaq edhe Belinda Balluku, e cila foli si meteorologe, ndërsa pak javë më parë u bë objekt barcaletash me këshillat që i jepte qytetarëve për të kursyer.

Foli edhe ministrja Bora Muzhaqi, e cila batutën e rradhës e kishte me diellin e fortë që me siguri na i siguron komandant Edi.

Pra folën të gjithë, përveç Arben Ahmetajt, numrit dy në qeveri, të cilin Rama e ka graduar edhe për Covid, edhe për Rindërtimin, edhe për këtë krizën e fundit të çmimeve.

Ahmetaj konsiderohej si njeriu i afërt i Ramës, i kudondodhur dhe kudogjendur, por që duket se i është kthyer në një minë me sahat.

Dhe shkaku duket se janë inceneratorët. Pavarësisht deklarimeve publike të Kryeministrit se mburret me djegësit, duket se ai ka nisur të “kuptojë” që kjo aferë mund ti fundosë pushetin politik, edhe sikur duart e tij të kenë qëndruar jashtë xhepave të shqiptarëve.

Nëse Rama do e kishte bindje që inceneratorët ishin një projekt që mund të mburrej, ai do e niste Kongresin me Arbenin, do e vazhdonte me Benin dhe do e mbyllte me të njëjtin, Tigrin e Qeverisë.

Madje do ia besonte të gjitha panelet, ku mund të fliste nga shëndetësia, kur dublonte Ogertën në kulmin e pandemisë, për të vijuar me Rindërtimin, pozicion që e shpiku vetëm që fondet të “mirëadministroheshin” nga Beni dhe do e mbyllte me panelin e djegësave, që do të prodhonin energji si një central berthamor.

Ndoshta Rama di diçka më shumë lidhur me të ardhmen e zv.Kryeministrit, në një kohë kur pavarësisht ritmit të hetimeve dhe veprimeve, SPAK ka hapur disa nga petët e byrekut, ku në skenë janë dy nga lidhjet e Tigrit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të shpallur në kërkim.

Ndoshta e gjitha kjo shpjegon edhe shpërthimin e Edi Ramës ndaj SPAK. Kryeministri mori rolin e një vlerësuesi për punën e SPAK, më pas e trajtoi këtë strukturë sikur ti kishte anëtarë të organizateve socialiste, dhe e përmbylli me mesazhin që ata që presin që t’i mbrojë nga hetimet, duhet të mbrojnë jo vetëm PS, por edhe atë vetë.

Deri më tani, Rama ka “shitur” shumë nga bashkëpunëtorët e tij, deputetë e ministra, kryebashkiakë apo kandidatë, dhe nuk është çudi që i shituri i rradhës te jetë pikërisht numri dy i qeverisë. Në kongresin e PS, duke e mbajtur larg, Rama dha një mesazh publik, që mund të shoqërohet me një largim nga Qeveria të Ahmetajt, ndërsa SPAK-ut i çoi mesazhin që deri në këtë moment të mos bëjë ndonjë veprim të pamenduar.

Etiketa: Ahmetajkongresi i psRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

Përfundon procesi i numërimit në Fushë-Krujë, kush u zgjodh kryetar i PD në këtë zonë

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com