• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Fierit/ Në dosje edhe Subashi, firmosi pagesat

14:02 : 06/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Buxheti i Bashkisë së Fierit ka pësuar një dëm prej 16 milionë lekësh të reja me shpronësimin abuziv të tokës ku është vendosur incineratori në pronësi të Klodian Zotos. Hetimet e SPAK, kanë zbardhur faktin se kryebashkiaku Armando Subashi ka firmosur 4 urdhra pagese edhe pse ishte në dijeni se vendimi i shpronësimit ishte marrë në qeveri në mënyrë të gabuar duke e paraqitur pronën si tokë truall, kur në hipotekë rezultonte tokë arë.

Shpronësimi i tokës ku është vendosur incineratori i Fierit është bërë duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 16 milionë lekësh të reja, ndërsa pjesë e procedurave ka qenë edhe kryetari i Bashkisë, Armando Subashi.

Në dosjen penale ndaj ish-deputetit Alqi Bllako dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për këtë çështje, SPAK thekson se përmes falsifikimit të dokumenteve sipërfaqja prej 111.564 metër katrorë është paraqitur si tokë truall me vlerë shpronësimi 46 299 060 lekë, edhe pse nga korrespondenca me ministrinë e Mjedisit dhe Hipotekën e Fierit, prona rezulton “tokë arë”.

Komisioni i shpronësimit është ngritur me urdhër të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, por rezulton se anëtarët nuk kanë marrë pjesë dhe madje nuk kanë as dijeni për këtë.

Sipas SPAK, korrespondencën me hipotekën e Fierit dhe Bashkinë e Fierit e ka mbajtur kryetari i komisionit Pëllumb Abeshi pa dijeninë e anëtarëve të tjerë të komisionit Ylli Hoxha, Ardiana Gjini, Rael Qeleshi, dhe Sabina Cenoimeri.

Lexo edhe:

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Abeshi ka përgatitur vetëm një dokument duke paraqitur të dhënat për llojin e pronës tokë truall si dhe vlerën e shpronësimit në shumën 46.299.060 lekë, pa mbajtur asnjë dokument tjetër për të provuar mënyrën e përllogaritjes.

Dosje e përgatitur nga kryetari i komisionit është përcjellë më pas për miratim në qeveri për procedurën e shpronësimit. Sipas SPAK, kryetari i Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi ka përgatitur dokumentacion të falsifikuar duke përllogaritur gabim vlerën e shpronësimit dhe duke shkaktuar një dëm në buxhetin e shtetit në vlerën e 16 milionë e 288 mijë lekëve.

Pas daljes së vendimit të qeverisë, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi i ka dërguar letër ministrisë së Mjedisit duke njoftuar se ndodhej para një vendimi qeverie për shpronësimin e pronës me kategorinë jo reale të saj, tokë arë siç e kishte statusin juridik kjo sipërfaqe në Hipotekë, por që ishte shpronësuar me zërin “tokë truall”.

Pas këtij shqetësimi të Armando Subashit, ministri i Mjedisit në një përgjigje me shkrim të firmosur edhe nga Alqi Bllako janë shprehur se ishte bërë një gabim në vendimin e qeverisë, dhe kanë udhëzuar kryetarin e bashkisë së Fierit të procedonte me kryerjen e pagesave të referuar çmimit përkatës të “tokës arë”. Likujdimi i vlerës së shpronësimit është bërë për një periudhë 2-vjeçare sipas urdhrave të kryetarit të bashkisë Fier, Armando Subashi, në katër raste nga viti 2017 deri në vitin 2019 ku këstet totale arrijnë vlerën 46.299.060 lekë.

Prokuroria ka kërkuar vlerësimin e tokës së shpronësuar nga një ekspert i pasurive të paluajtshme i cili në 15 shkurt 2022 ka dorëzuar në SPAK raportin ku thekson se vlera reale e pasurisë së shpronësuar e llojit tokë arë, është 30.010.716 lekë, dhe në këto kushte, shpronësimi i saj me fondin 46.299.060 lekë të caktuar nga vendimi i qeverisë, dhe ekzekutuar nga bashkia Fier, përbën dëm në buxhetin e shtetit në vlerën e 16 milionë e 288 mijë lekëve. /Ora News/

Subashi2
Etiketa: FieritinceneratoriSubashi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Kaja: Zjarri ra vetë, por situata është kritike! Ka tejkalim të kapaciteteve

18:25 : 29/07/2025
AKTUALITET

Bankers si inceneratori dhe roli i Belindës

10:11 : 28/07/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

15:29 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025
Para

Kivanç Tatlitug do të bëhet baba për herë të parë, i vendos djalit emrin e rolit të tij në serial

TË GJITHA

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

15:52 : 16/11/2025

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025

EMRI/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

15:27 : 16/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

15:11 : 16/11/2025

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com