• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta Civile në Top Channel dhe vetëinkriminimi në gjoba

13:50 : 03/04/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Berat Buzhala

Si e pata njohur Tan Hoxhën, ose Tanin e Topit? Si e degraduan projektin e tij që ai e donte kaq shumë? Ai kurrë nuk e kishte menduar që media e tij do ta inkriminojë veten kaq keq dhe kaq rëndë.

Platforma më e madhe televizive shqiptare është Top Channel. Kështu ka qënë tash e dy dekada. Dhe meqë është kështu, ne të tjerët që gjendemi jashtë këtij institucioni, e kemi të drejtën e të gjithë botës për të parë dhe analizuar se cfarë po ndodhë brenda këtij mamuthi medial.

Njëjtë pata bërë edhe njëherë, ndoshta ka qënë viti 2005 ose viti 2006, kur e pata shkruar me plot dhimbje një shkrim me titull “Me Top kundër profesionalizmit”. Në atë kohë Topin e kishte në dorën e tij djali më karizmatik në fushën e mediave, Tani, ose siç njihej ndryshe Tani i Topit. Pata shkruar se me pëlqente projekti. Në atë kohë kishte filluar punën edhe Digit Alb, i cili po shikohej edhe në Kosovë. Ishte koha kur Top Channel dhe Digit Alb po i bashkonin shqiptarët. Çufo po i mësonte fëmijët e Kosovës që ta flisnin gjuhën shqipe sa më afër standardit gjuhësor që të ishte e mundur. Nejse, tjetër temë kjo, mirëpo unë në atë shkrim pata treguar se sa i rëndësishëm ishte Top Channel dhe çdo gjë që lidhej me Tanin e Topit, por që fatkeqësisht gjërat po i dilnin nga dora, meqë politika editoriale kishte filluar të merrte ngjyra profesionalisht të paarsyetueshme.

Topi po lufonte me qeverinë e Berishës dhe këtu nuk kishte asgjë të keqe, përveç se po e bënte edhe me reklama. Më vonë e njoha nga afër se çfarë karakteri kishte qënë udhëheqësi i këtij mediumi. Sido që të jëtë unë e botova atë shkrim me atë titull, që disi e kishte gjetur rrugën e botimit edhe në mediat e Shqipërisë dhe disi kishte rënë në dorën e Tanit.

Lexo edhe:

Hoxha: Amerikanët e dinë rolin e Ramës në skandalin McGonigal, ja pse shpëtoi nga hetimi

“Jemi në rritje”/ Gazetari ironizon Sylvinhon: Rritja e vetme është çmimi i biletave!

Në vitin 2005 ose 2006, nuk jam i sigurt kur ishte botuar ai shkrim, unë nuk njihesha në Shqipëri, sikurse sot.
Duhet të ketë qenë dita e dytë ose e tretë e botimit të shkrimit në Express në Kosovë, kur unë po qëndroja me partnerin tim, Bujarin, në banesën e tij, kur dikush e thirri Bujën, siç e njohim ne të tjerët dhe po i thoshte se “është një gazeëtar që po fshihet pas emrit Berat Buzhala, sepse ky person nuk ekziston, që e kishte shkruar një shkrim kundër Top Channel”.

Tani i Topit dhe Buja ishin miq të mirë. Një natë me herët kishin qënë bashkë ne Selanik. Kishin kaluar kohë të këndëshme së bashku. Tash Buja po më shikonte mua në mënyrën më armiqësore të mundshme dhe po i thoshte atij në telefon, që ishte Tani “po po ekziston edhe Berat Buzhala” është person, nuk është dikush tjetër që po e përdorë ketë emër dhe mbiemër si nofkë.
U mbyll ajo bisedë në mes Bujës dhe Tanit, kurse filloi një luftë në mes Bujës dhe meje. Buja, ani pse aksionar në gazetën Express, nuk e kishte lexuar shkrimin, kurse unë nuk e dija që ky ishte mik me Tanin. Nuk jam shumë i sigurt nëse dicka do të mund të ndryshonte edhe po të diheshin këto gjëra. Tash Tani po mendonte që Buja ia kishte futur pas shpinës me gazetën e tij, siç edhe ekziston një percepcion në Shqipëri për shqiptarët e Kosovës, e që ndonjëherë me të drejtë.

E vazhduam këtë muhabet në Tiranë. Rruga e kombit, që e bëri Berisha, kundër të cilit po luftonte Tani në mënyrë joprofesionale, nuk ishte bërë ende. Kemi ikur me avion. Po shkonim në Tiranë për ta bindur pronarin e Top Channel dhe Digit Alb që unë vërtetë ekzistoja. Tani kishte qënë duke ikur por në Romë. Kur u kthye na tregoi që kishte zbritur nga shkallët e avionit. Fillimi i bisedës me të ishte mjaft agresiv. Nuk hoqa dorë nga bindja ime, se ajo çfarë po bënte ai ishte joprofesionale dhe po e dëmtonte qëllimshëm gjënë që e donte më së shumti. Sa për kontekst: Top Channel, në atë kohë, përveç që po e luftonte Berishën me kronika televizive, që ishte në rregull, kishte filluar edhe ta sulmonte qeverinë me fushata agresive të reklamave. Televizioni po bënte reklama kundër qeverisë dhe po i transmetonte në çdo orar. Kjo, po i thosha unë Tanit, nuk është profesionale dhe ishte mëkat që po e bënte një gjë te tillë. Dikur pas mesnatës, patën qënë në tavolinë edhe Alban Jaho dhe disa të tjerë që nuk i njihja, pasi kishim pirë një një sasi të mirë të alkoolit, Tani tha “më së shumti po më vjen inati se Berati ka të drejtë”.

U bëmë miq, që aty e tutje, por që fatkeqësisht nuk zgjati shumë kjo miqësi.

Top Channel dhe Digit Alb, me gjithë vërejtjet, me gjithë dështimet e kohë pas kohëshme, vazhdon të mbetet një projekt interesant televiziv. Sigurisht që ka degraduar prej asaj që e kishte bërë Tani dhe kjo është normale.
Mirëpo, kurrë nuk e kisha besuar që ka degraduar deri në atë masë, sa një ditë, tash këto ditë, pasiqë e ndërruan strukturën udhëheqëse, dolën dhe thanë “i hoqëm gjobaxhinjët nga televizioni”. Më fal, çfarë keni bërë”. I keni hequr gjobaxhinjët? Që sa kohë kanë qënë aty dhe kujt i kanë vërë gjoba? Për cfarë sasie të hollash po flasim? I keni kthyer? A keni treguar më shumë detaje për këto gjoba, sepse jeni stacion i madh televiziv, keni frekuenca nacionale dhe nuk mund ta kaloni këtë gjë me një fjalë të thjeshtë e as me një editorial. Kur ndodhën këto gjoba, drejtuesit e televizionit, a po përfitonin?

Unë edhe do ta kisha besuar një gjë të tillë, sikur këto ditë të mos na bindnin saktësisht për të kundërtën, që ndodhta gjobat sapo kanë filluar. Kështu, bie fjala, u proklamua me të madhe që gjatë kësaj jave do të shfaqeshin emisione për oligarkët, do të bëhej kjo, thanë, ditën e mërkurë, kurse këtë ditë nuk u shfaq asnjë gjë. Shtrohet pyetja, i kontaktoi Topi këta oligarkë dhe u tha që do të nxjerrin diçka të mërkurën, pastaj ata u ofruan këtyre diçka dhe pastaj këta vendosën që ta heqin fare programin a emisionin a çkado që do të kishte qenë ajo gjëja?

Këtë koment do ta kisha publikuar prapë, edhe sikur të kishte qënë Tan Hoxha gjallë. Do t’i tregoja që në kompaninë tëndë, më të madhën shqiptare, ka filluar një luftë civile. Po vjen një drejtor dhe po shkon një tjetër. I riu po e sulmon të vjetrin, e bashkë me të vjetrin edhe aleatët e të vjetrit, derisa këta nuk shkojnë për t’i puthur unazën nomenklaturës së re në Top. I vetmi i paprekur në këtë mes, që është uber alles, është Rama, i cili e ka një lloj kënaqësie perverse t’i shoh në grindje permanante ata që janë më te vegjël dhe që janë nën të.

Fatkeqësisht në këtë stacion televiziv nuk është më as hija e Tanit. Ai djali i ri që e njoftova atë natë në Tiranë ishte tjetër bishë. Për të, për egon e tij, askush nuk ishte më i madh se sa ideja e tij që ishte platforma mediale që do t’i integronte shqiptarët. Tani bënte gabime, por bënte gabime sepse besonte në diçka, jo pse të tjerët e detyronin të gabonte. Tani nuk rrinte në paradhoma kryeminitrash, ai luftonte kundër kryeministrave. Në mes të qëndrimit në paradhomë, duke u bërë tepih i kryeministrit, dhe luftës brutale ndaj një kryeministri, në vazhdimisht duhet ta zgjedhim këtë të dytën.

Fatkeqësisht të tjerët po abuzojnë me vizionin dhe projektin e tij dhe nuk ka kush që ta mbrojë.

 

Etiketa: artan hoxhaberat buzhala

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hoxha: Amerikanët e dinë rolin e Ramës në skandalin McGonigal, ja pse shpëtoi nga hetimi

22:01 : 12/06/2025
SPORT

“Jemi në rritje”/ Gazetari ironizon Sylvinhon: Rritja e vetme është çmimi i biletave!

22:11 : 11/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

22:14 : 03/06/2025
AKTUALITET

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

16:03 : 02/06/2025
AKTUALITET

Hoxha: Tritoli në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë ngjarje e sofistikuar, mund të hidhej me dron

15:11 : 30/05/2025
Para

Jorida Tabaku thirrje SPAK: Të vihen para drejtësisë të gjithë të implikuarit në dosjen e inceneratorëve

TË GJITHA

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

21:05 : 27/06/2025

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

21:04 : 27/06/2025

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

20:55 : 27/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Do të urdhëroj bombardime nëse vijon pasurimi i uraniumit

20:45 : 27/06/2025

Tjetër dëmtim për David Alaba-n, mbrojtësi i Real Madridit jashtë për dy muaj

20:42 : 27/06/2025

Muçollari: Nuk kemi garanci për sigurinë ushqimore, vëmendja e qeverisë është zero

20:41 : 27/06/2025

Hakmarrje apo aksident? Vrasja e Fatos Cenajt në Itali mbetet mister

20:37 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com