• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE i bën thirrje Kinës të mos e ndihmojë Rusinë t’u shmanget sanksioneve

22:23 : 01/04/2022
në BOTA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Kinës të premten që të ndihmojë në përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës dhe të paktën të mos bëjë asgjë që mund ta ndihmojë Moskën të shmangë sanksionet ekonomike.

“Ne e kemi bërë të qartë se Kina nuk duhet të ndërhyjë në sanksionet tona”, tha Von der Leyen në një konferencë për media pas një samiti virtual me presidentin kinez Xi Jinping, të premten, më 1 prill, njoftoi Reuters.

Pas takimit të parë në samitit BE-Kinë, më 30 dhjetor të vitit 2020, Von der Leyen ka thënë se Pekini duhet të mbrojë rendin ndërkombëtar, i cili e ka bërë Kinën ekonominë e dytë më të madhe në botë. Perëndimi thotë se pushtimi rus i Ukrainës është shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

“Ky është një moment vendimtar, sepse asgjë nuk do të jetë si para luftës. Tani çështja është të marrim një pozicion shumë të qartë për të mbështetur dhe mbrojtur një rend të bazuar në rregulla”, shtoi ajo.

“Ne i bëmë thirrje Kinës që të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë. Kina nuk mund të mbyllë sytë ndaj shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga Rusia”,tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë shtypi me Von der Leyen.

Lexo edhe:

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

Rama “gosti” në Bruksel, tortë dhe verë zyrtarëve të BE-së

Kryeministri kinez, Li Keqiang, u tha udhëheqësve të BE-së të premten se Pekini “në mënyrën e vet” do të mbrojë paqen në Ukrainë, pasi Brukseli kërkoi garanci se Kina nuk do ta furnizonte Rusinë me armë ose nuk do ta ndihmonte atë të shmangte sanksionet perëndimore.

Li foli për gati dy orë me presidentët, të Komisionit Evropian dhe të Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, si dhe me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, përmes video-lidhjes në samitin e parë BE-Kinë në dy vjetët e fundit.

Li u tha udhëheqësve të BE-së se Kina “ka kërkuar gjithmonë paqen dhe ka promovuar negociatat” dhe është e gatshme të vazhdojë të luajë rol konstruktiv me komunitetin ndërkombëtar, raportoi televizioni shtetëror kinez CCTV, sipas Reuters-it.

Zyrtarët e BE-së, të afërt me përgatitjen e samitin, i thanë Reuters-it se çdo ndihmë për Rusinë do të dëmtonte reputacionin ndërkombëtar të Kinës dhe do të rrezikonte marrëdhëniet me partnerët e saj më të mëdhenj tregtarë – Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Kina po krijon lidhje më të ngushta energjetike, tregtare dhe sigurie me Moskën, duke e pozicionuar veten si një fuqi globale që mund t’i kundërshtojë Shtetet e Bashkuara, thekson Reuters.

Një zyrtar i BE-së tha të premten se qëndrimi i Kinës ndaj Rusisë ishte një “pyetje një milion dollarëshe”. Një tjetër vuri në dukje se më shumë se një e katërta e tregtisë globale të Kinës vitin e kaluar ishte me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, krahasuar me vetëm 2.4 për qind me Rusinë.

Vetë Kina është e shqetësuar se vendet evropiane po ndjekin politika të jashtme më të ashpra se Shtetet e Bashkuara dhe i ka bërë thirrje BE-së të “përjashtojë ndërhyrjen e jashtme” nga marrëdhëniet e saj me Kinën.

Presidenti kinez, Xi Jinping, i cili mori pjesë në një takim të veçantë virtual me dy liderë të BE-së, të premten, tha se shpresonte se Bashkimi Evropian do të ishte në gjendje të “formojë në mënyrë të pavarur vizionin e tij për Kinën”, ka raportuar televizioni shtetëror CCTV, transmeton Reuters. Marrëdhëniet ishin të tensionuara edhe para luftës në Ukrainë.

Në vitin 2019, BE-ja kaloi papritur nga gjuha e butë diplomatike në gjuhën me të cilën e quajti Kinën rivale sistemike, por që Kinën e sheh si një partnere të mundshme në luftën kundër ndryshimit të klimës ose pandemisë. Brukseli dhe Pekini kanë nënshkruar një marrëveshje investimi në fund të vitit 2020, e menduar për të adresuar disa nga shqetësimet e BE-së për qasjen reciproke në treg.

Megjithatë, ajo tani është pezulluar pasi sanksionet e Brukselit kundër zyrtarëve kinezë për abuzime të dyshuara të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang-ut e shtynë Pekinin të përpilonte “listën e zezë” të individëve dhe subjekteve të BE-së.

Kina gjithashtu ka pezulluar importet nga Lituania pasi vendi baltik i udhëhequr nga BE-ja, lejoi Tajvanin të hapte një ambasadë “de facto” në kryeqytetin lituan, duke zemëruar Pekinin, i cili e konsideron këtë ishull, që ka pushtet demokratik, si territor të vetin.

Etiketa: BEkinaRusia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025
AKTUALITET

Rama “gosti” në Bruksel, tortë dhe verë zyrtarëve të BE-së

09:46 : 17/11/2025
BOTA

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025
BOTA

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

09:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
Para

Starton kampionati i kombëtar i Futsallës, luhen ndeshjet e dy javëve të para

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com