• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vullnetarët e huaj në Ukrainë, disa po kthehen në vendet e tyre

23:52 : 26/03/2022
në BOTA

Mijëra vullnetarë nga vende të ndryshme kanë shkuar në Ukrainë për të ndihmuar në luftën kundër sulmit të forcave ruse. Shumë prej tyre janë ish-ushtarakë dhe kanë motive të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës. Siç njofton nga Polonia korrespondentja e Zërit të Amerikës, Celia Mendoza disa nga këta vullnetarë po rikthehen tashmë në vendet e tyre.

Jetmir Hyseni është një 22-vjeçar shqiptar që iu bashkua vullnetarisht luftës në Ukrainë. Ai përjetoi sulmin me raketa të forcave ruse ndaj bazës ushtarake në Yavoriv, në pjesën perëndimore të Ukrainës. Jetmiri vuri në dispozicion të Zërit të Amerikës disa nga filmimet e tij.

“Ushtria ruse na sulmoi me mbi 30 raketa, patëm 35 të vdekur dhe 134 të plagosur”, thotë ai. Zoti Hyseni, i cili i mbijetoi sulmit me vetëm lëndime të lehta, kishte mbërritur në Ukrainë për t’u stërvitur dy ditë para sulmit. “I humbëm të gjitha kontaktet, nuk dinim ku të shkonim. Të gjithë vraponin. U futëm në bunker për t’u mbrojtur. Ishte një katastrofë e madhe”, thotë ai.

Zoti Hyseni u largua nga baza dhe kaloi kufirin nga Ukraina për në Poloni, ku iu desh të vendoste për të ardhmen e tij.

“Do shkoj në shtëpi tani. Dy ditë pasi mbërrita na goditën me 30 bomba. Nuk jam gati për këtë”, tha zoti Hyseni. Ish-ushtaraku kolumbian Martin Rios, 27-vjeç, thotë se iu bashkua vullnetarisht ushtrisë ukrainase për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit të Ukrainës.

Lexo edhe:

Finlanda thirrje Trump: Lejo Ukrainën ta godasë Rusinë me raketa Tomahawk!

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

“Si gjithë ish-ushtarakët dëshiroja të kisha privilegjin t’i përkisja një kauze”, thotë ai. Edhe zoti Rios i mbijetoi sulmit ndaj bazës ushtarake në Yavoriv. Ai thotë se ndër grupin e madh me burra dhe gra nga mbarë bota ishin 10 spanjisht-folës të tjerë.

“Atëherë e kupton rëndësinë e trajnimit ushtarak dhe eksperiencës në luftime. Perezi fatmirësisht arriti të shpëtojë. Unë isha ndër të fundit që arritëm të largohemi dhe ndjeva goditjen e raketës që më hodhi në një pellg me ujë. Pastaj humba ndjenjat”, thotë zoti Rios.

Një tjetër vullnetar, Cesar Perez, gjithashtu filmoi gjatë sulmit që sipas zotit Rios zgjati për rreth gjysëm ore. “Është shumë e qartë që kjo nuk është hera e parë që kam qenë në një konflikt, por me të tilla përmasa? Kjo është diçka tjetër. Të bën t’i mendosh gjërat edhe njëherë”, thotë zoti Rios.

Një ish-ushtarak amerikan është ndër këta vullnetarë. Ai mbërriti në kryeqytetin ukrainas për të ndihmuar dhe ndau eksperiencën e tij në gjuhën spanjolle me Zërin e Amerikës. Për arsye sigurie, ai nuk preferon që të shfaqet fytyra e tij.

“Nëse nuk keni eksperiencë ushtarake, nuk duhet të vini këtu, sepse është e rrezikshme dhe mund të rrezikoni edhe njerëzit e tjerë që gjenden këtu”, thotë ai.

Dy vullnetarët që po kthehen në atdhe, thonë se megjithë dëshirën që patën për të ndihmuar, tani mezi presin t’iu bashkohen sërish familjeve të tyre. /Voa/

Etiketa: Luftaukrainavullnetaret

Lajme të lidhura

BOTA

Finlanda thirrje Trump: Lejo Ukrainën ta godasë Rusinë me raketa Tomahawk!

12:18 : 23/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
BOTA

Një plan paqeje pa dorëzim territori te Rusia, Ukraina dhe BE përgatisin propozimin për Trump

12:16 : 22/10/2025
BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
BOTA

“Ritëm breshke” në Ukrainë, “The Economist”: Rusisë i duhen 108 vjet për pushtim total

17:28 : 19/10/2025
BOTA

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025
Para

Horoskopi për ditën e diel, 27 Mars 2022

TË GJITHA

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025

Ndryshime të reja në kabinet, emërime dhe shkarkime te Mjedisi dhe Bujqësia

15:11 : 23/10/2025

Firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar, Herida Duro emërohet zv.ministrja e re e Arsimit

15:04 : 23/10/2025

Shiste produkte bujqësore të skaduara, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI

14:50 : 23/10/2025

Raporti i OSBE/ODIHR, Salianji: Protestat janë të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet

14:45 : 23/10/2025

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

14:37 : 23/10/2025

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

14:35 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com