• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Partizani të bëhet nga e para”, ish-mbrojtësi i të kuqve: Duhet projekt i ri, ja ku të bazohet klubi

17:12 : 26/03/2022
në SPORT

Afrim Tole, ish-mbrojtësi i Partizanit, por edhe dy ekipeve të tjera të kryeqytetit, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ka analizuar këtë sezon të ekipit të kuq.

Tole shprehet se “demat” duhet të ndryshojnë në themel dhe të nisin një projekt të ri, të bazuar te të rinjtë. Sipas tij, Vllaznia është një rival shumë i fortë, por Partizani ka eksperiencën e duhur për të kapur finalen.

Në javët e fundit të kuqtë janë kthyer te sindroma e barazimeve dhe u mposhtën nga Kastrioti. Përse Partizanin nuk e shëroi as ndërrimi i trajnerëve?

E kam thënë edhe më parë se një trajneri duhet t’i lësh kohë, sidomos në një ekip si Partizani, që ka në gjendje lojtarë të mirë. Shpresoj të arrijnë të shkojnë në kompeticionet europiane. Nëse e kalojnë Vllazninë, jam i sigurt se e marrin Kupën. Që nga nisja e sezonit, Partizani nuk ka përmirësuar thuajse asgjë dhe prej kësaj unë jam i mendimit se aty duhet ndërruar nga i pari, tek i fundit.

Janë 5-6 lojtarë, që janë në fund të kontratës dhe duhet të largohen dhe mendoj se Partizani ka në gjendje të rinj për t’i zëvendësuar. Për mua do të ishte fantastike t’u jepnin besim lojtarëve të ekipeve zinxhir, sepse janë djem të rinj dhe e meritojnë këtë.

Lexo edhe:

Ish-futbollisti i Kombëtares, Tole: Tirana e meriton titullin, largimi i Gegës nga Partizani i gabuar

Edhe këtë vit janë harxhuar shumë para dhe nuk arritën ndonjë gjë, megjithëse ende nuk ka mbaruar sezoni. Po të mendosh seriozisht për Partizanin, ndryshimi do të duhet të nisë që nga trajneri, te porta e me radhë deri te sulmi për sezonin e ardhshëm. Nuk ka çfarë bën Mehmeti apo kushdo tjetër, për tre apo katër muaj në një ekip, që ka pasur luhatje gjatë gjithë kohës. Duhet një projekt i ri, i bazuar kryesisht tek akademia. Ka shumë lojtarë, të cilët kanë marrë rroga shumë të mira dhe nuk kanë dhënë asgjë.

Kemi parë nga sulmuesit, që humbasin raste të pastra para portës, por edhe penallti, siç ndodhi me Kallakun e Zhuniorin së fundmi. Çfarë u mungon lojtarëve ofensivë të Partizanit, që nuk arrijnë ta nxjerrin ekipin nga vështirësitë?

Nuk i mungon ndonjë gjë, përveç qetësisë, që një pjesë e tyre e kanë humbur. Gjithmonë, edhe në kohën tonë, janë vendosur një apo dy lojtarë, që do të gjuajnë penalltitë. Ata që janë më të saktë, më të qetë dhe që marrin përgjegjësi. Bashkë me Skukën, Zhunior është një nga lojtarët më të mirë të Superiores, por ka pasur luhatje edhe ai. Në prapaskenë kam dëgjuar të flitet se nuk shërbehet dhe ndihmohet sa duhet. Ai krijon goxha volum dhe punon për ekipin. Për mua, nëse ka një lojtar, që duhet të afirmohet për sezonin e ardhshëm, është ai.

“Demat” kanë përballë Vllazninë në gjysmëfinale. Kush është favoriti?

Të dyja vijnë me probleme. Partizani dihet, ndërsa Vllaznia ka pasur oshilacione dhe telashe financiare. Shkodranët kanë grup shumë të mirë, kanë ndërthurje brezash në skuadër dhe lojtarë që marrin përgjegjësi në situata të vështira. Është një përballje shumë e vështirë dhe Partizani ka pasur gjithmonë probleme me Vllazninë. Nëse Vllaznia nuk do të kishte probleme ekonomike, me siguri do të ishte më mirë. Megjithatë, mendoj se Partizani ka eksperiencë që ta kalojë këtë situatë dhe mendoj se do të jetë në finale.

Mes lojtarëve në fund kontrate është edhe Alban Hoxha, që i ka ca vite mbi supe tashmë. Duhet të vazhdojë Partizani me të në portë?

Para fanellës, klubit dhe ecurisë së ekipit, emrat shkojnë e vijnë. Për mua Albani është një nga portierët më të mirë, që i ka dhënë kontribut Partizanit, ekipit kombëtar dhe futbollit tonë. Për mua duhet të jetë pjesë e Partizanit, por duke menduar që do të ketë një portier tjetër cilësor, që ta zëvendësojë denjësisht, pasi sezoni është i gjatë.

Mehmeti ishte trajneri i ekipit U-21, por nuk i ka dhënë shansin të rinjve deri tani. Duhet t’u besonte më shumë të rinjve Partizani?

Ismajlgeci, Çelhaka dhe Muçi u integruan te Tirana në një kohë të vështirë për klubin. Fillimisht u aktivizuan në ndeshje miqësore, më pas në Kategorinë e Parë dhe të tre ata, ishin titullarë dhe lojtarët më të rëndësishëm të formacionit. Për katër vite, ata arritën t’i japin shumë sportivisht Tiranës dhe të shiten në kampionate shumë cilësore, duke nxjerrë të ardhura për klubin. Këtë shembull mendoj se duhet ta ndjekë edhe Partizani. Te të kuqtë kemi parë lojtarë, që kanë qenë jashtë formës dhe kanë luajtur, kur mund të zëvendësoheshin nga të rinj, që presin të tregojnë aftësitë e tyre.

/Panoramasport

Etiketa: Afrim Tole

Lajme të lidhura

SPORT

Ish-futbollisti i Kombëtares, Tole: Tirana e meriton titullin, largimi i Gegës nga Partizani i gabuar

18:34 : 05/05/2020
Para

A do të firmosë me Partizanin? Stenio Junior jep verdiktin

TË GJITHA

“Sot u tentua atentat ndaj protestës”/ Aktivisti: Policia tërhoqi zvarrë një 80-vjeçare

21:17 : 23/07/2026

Taksitë zënë vendin e qytetarëve për karikimin pa pagesë të makinave në parkimet në Tiranë

21:11 : 23/07/2026

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme

21:03 : 23/07/2026

Furtuna dhe reshje intensive nesër, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

20:59 : 23/07/2026

BE kërkon që partitë të mos i bëjnë presion KGJK-së për gjyqtarët serbë

20:40 : 23/07/2026

“Një shtet që trembet nga një vezë nuk është shtet”, mesazhi i protestuesit për qeverinë

20:31 : 23/07/2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

20:18 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom