• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zëri i Amerikës: Gabimet strategjike të Putinit dhe synimet në vazhdim mbi Ukrainën

21:04 : 19/03/2022
në BOTA

Janë të shumtë treguesit se si Ukraina i krijoi telashe të mëdha Presidentit rus Vladimir Putin duke i zbehur shpresat për një fitore të shpejtë.

Rusia ka humbur me qindra tanke, shumë prej të cilave janë djegur ose të braktisur përgjatë rrugëve dhe numri i vdekjeve në radhët e ushtrisë ruse ka gjasa të kalojë atë të fushatave ushtarake të këtij vendi të ndërmarra në vitet e fundit.

Megjithatë, pas më shumë se tre javë luftimesh dhe ndërsa janë zbehur shpresat mbi objektivin fillestar të zotit Putin për një ndryshim me lehtësi të qeverisë në Kiev, ushtria ruse vazhdon të godasë Ukrainën me dorë të fortë. Forcat ruse mund të luftojnë për çfarëdo që presidenti rus mund të planifikojë më pas, qoftë duke përdorur një zgjidhje të negociuar apo shkatërrim brutal, thonë analistët ushtarakë.

Pavarësisht vendosmërisë së popullit të Ukrainës, humbjeve në mesin e forcave ushtrake ruse dhe të gjitha gabimeve strategjike të udhëheqësve të Kremlinit, nuk ka asnjë shenjë se lufta do të përfundojë së shpejti.

Edhe nëse zoti Putin nuk arrin të marrë kontrollin e Ukrainës, ai mund të vazhdojë sulmet e forta ndaj qyteteve e popullatës civile. Presidenti i Ukrainës tha se Rusia po përpiqet t’i nënshtrojë qytetet e Ukrainës duke shkaktuar uri dhe se Vladimir Putini po krijon qëllimisht “një katastrofë humanitare”.

Lexo edhe:

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

“Instinktet e tij do ta shtyjnë atë që të bëhet edhe më i ashpër, sepse ai është futur brenda një vorbulle… një gabimi të madh strategjik”, thotë Michael Clarke, ish-kreu i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara me bazë në Britani, një institut kërkimor për mbrojtjen.

“Nuk mendoj se është në karakterin e tij që të përpiqet të tërhiqet”, thotë ai.

Forcat e Vladimir Putinit po zhvillojnë fushatën më të madhe dhe më komplekse të kombinuar ushtarake të Rusisë që nga marrja e Berlinit në 1945. Objektivi i tij fillestar, të cilin e shpalli në një fjalim televiziv më 24 shkurt kur filloi sulmin ishte të “çmilitarizonte” Ukrainën dhe të shpëtonte popullin e saj nga “neo-nazistët” sikurse tha ai, një përshkrim tërësisht i pavërtetë mbi qeverinë e Kievit, e cila drejtohet nga një president me origjinë hebreje.

Presidenti rus Putin e nënvlerësoi krenarinë kombëtare dhe aftësitë në fushën e betejës që ukrainasit kanë ndërtuar gjatë tetë viteve të fundit në betejën e tyre me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.

Në kushtet kur u përballën me një popullatë aspak miqësore për t’i mirëpritur, forcat ruse iu rikthyen taktikave të ofensivave të tyre të kaluara si në Siri dhe Çeçeni, duke hedhur bomba e raketa në qytete e qyteza, si dhe duke detyruar me miliona burra, gra e fëmijë të largohen nga vendi. /Voa/

Etiketa: PutinRusiaZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

BOTA

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

19:03 : 23/10/2025
BOTA

Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

16:43 : 23/10/2025
BOTA

Sanksionet e reja, Rusia kërcënon BE-në: Përgjigje e dhimbshme nëse na prekni asetet!

13:57 : 23/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
Para

VIDEO/ Vetëm 2 minuta në fushë! Regi Lushkja gjen golin e parë në Moldavi

TË GJITHA

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur

22:47 : 23/10/2025

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

22:40 : 23/10/2025

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025

“Mesazhi i fundit për luanin”/ Gazetari: Vis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur

22:10 : 23/10/2025

Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës Kosova e Re, emërohet pasuesi i përkohshëm

22:05 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com