• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hani bukën e Ramës dhe shihni cirkun e Veliajt

15:26 : 14/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një copëz bukë thatë, as me vaj luledielli të lyer, sheqer jo e jo. Kaq është ndihma ekonomike që ka përcaktuar kryeministri Edi Rama për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe. Këtë “copë bukë” po tenton ta shesë si “kafshatën e bamirësisë personale”, duke shëtitur me dy ministreshat e tij mëse haluçinante, derë më derë të bizneseve të kapura lak prej tij dhe me një taborr të madh propagande nga pas.

Tre mijë lekë në muaj… Kaq është ndihma e Ramës që në fakt subvensionon vetëm 20 kilogram miell në muaj, por miell i bardhë, që as me petulla nuk i bën pasi “karburanti i tiganit” (vaji i lulediellit), është rritur dyfish. Bukën thatë u dha. Por përveç bukës, “skllevërit e postmodernizmit” që jetojnë në Shqipëri, u duhet ofruar edhe shfaqja. Edhe kjo nuk do të mungojë, madje më parë se për bukën, qeveria me propagandën e saj mendon për shfaqjen.

Cirkun e ka ofruar Erion Veliaj i Bashkisë Tiranë. A e di t’i pensionist se kush është Maluma? Pyet një nipçe a mbesë që ka një telefon me prekje që të të mbushet edhe ty zemra mal, pasi ke ngjeshur me bukë thatë stomakun.

“Jemi në luftë”- bërtet kryeministri, me një hakërrim të frikshëm ndaj qytetarëve që protestojnë, duke i deklasuar aq rëndë sa edhe popull nuk i quan. Pikërisht në ditën kur në gojën e tij yndyrore shqiptohej fjala luftë, ai vetë bënte “beteja të ashpra” mu në ballë të frontit në Dubai, bashkë me katër ministresha dhe Çuçin personal. Qejfi madh atje në panaire turizmi.

Lexo edhe:

No Content Available

Popull të mirë, të urtë, punëtor, gojëkyçur e kokulur quan vetëm votuesit e tij. Edhe ata po vuajnë, por zë nuk nxjerrin. Përkundrazi, lumturohen me 20 kile miell që do të jepet nga qeveria dhe dëgjojnë plot ëndje fjalimet e kryeministrit, duke e mbushur shpirtin plot. Por Rama sërish nuk është i qetë. Fytyra i zverdhet, zëri i dridhet, duart i lëviz pa komandë, trupi nuk i bindet sa edhe në kolltukun e luksit të ndenjurat nuk zënë hiç vend kur nis protesta qytetare. Aq shumë është tutur sa kushedi se ku mori borxh për ca kohë (të papërcaktuar), blindet e dyerve dhe dritareve.

Duket një investim i kotë në këtë kohë krize, pasi protestuesit një domate të kalbur se kanë hedhur drejt godinës së përhimtë ku vetja i duket i mbrojtur, jo më gurë e larg qoftë vezë klloçke. Ndoshta këtë do ta dëshironte shumë, që qytetarëve  tu sosej durimi dhe të bënin pis godinën, apo rëndë e më rëndë t’i dëmtonin paksa kërpudhën në lulishte. Rama po bën gjithçka që ata që nuk i quan popull ti etiketonte si huliganë, më pas do e merrte radhën Lali Eri, që do i cilësonte shpëllarë apo edhe të “shitur tek Putini”.

Bukë thatë dhe shfaqje po ofron qeveria për mijëra familje shqiptare që nuk shtyjnë dot fundin e muajit, të mpakur nga varfëria dhe të çoroditur nga deklaratat ogurzeza që lëshon kryeministri me fjalët: luftë, bomba, viktima, bllokadë ekonomike, uri botërore, bomba atomike.

Po ne kemi bombën tonë që të vret ngadalë, duke të bluar shpirtin me propagandë dhe kërcënuar me forcat e policisë që është sulur si skifteri mbi pëllumba. Nga ana tjetër, lugunia e ministreshave të Ramës ende nuk po e kupton se ç’po ngjet, aq sa secila prej tyre mund të jetë si Maria Antoneta, mbretëresha e fundit e Francës, para Revolucionit francez, e cila kur i njoftua se populli ishte ngritur në revolucion dhe kërkonte bukë, u shpreh që të hanin briosh. Aq shumë e kishte humbur kontaktin me realitetin sa edhe kur përfundoi në giotinë, nuk e dinte se populli ishte ngritur pikërisht nga varfëria dhe shtypja e një grupi të vogël qeveritarësh që shpërdoronin, jetonin në luks dhe kënaqeshin në eventet e ballove me maska, brenda propagandës së tyre mëse haluçinative.

Etiketa: Hani bukën e Ramës dhe shihni cirkun e Veliajt

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

EULEX-i përforcon njësinë policore në Kosovë

TË GJITHA

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025

“Babë! Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

17:17 : 28/06/2025

Masakra në rrugët e Londrës, dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau Lumturi Zeqjan

17:13 : 28/06/2025

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025

Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve

16:54 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com