• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbledhja e grupit parlamentar të PD/ Alibeaj dhe Tabaku i kërkojnë Bashës “të bëjë hapa pas”

12:29 : 12/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shtohen deputetët që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Saimir Korreshi, në një deklaratë për gazetarët para mbledhjes së grupit parlamentar, tha se Basha duhet të japë dorëheqjen.

Ndërsa në mbledhje, mësohet se edhe Enkeljed Alibeaj, i cili ka mbështetur Bashën pas konfliktit me Berishën, i ka kërkuar Bashës “të bëjë një hap pas”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Jorida Tabaku e Gazment Bardhi, i cilësuar si njeriu më i afërt i Bashës në parti.

Debatet

Lexo edhe:

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën! Vota për PD nxjerr Metën nga burgu

“Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimin qe ju morët. Ju thate që mbani koston e vendimmarrjes. 1/3 e atyre që qëndruan, kam respektin me te madh. Është dhe 1/3 qe u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshije njerëzit. 1/3 është e heshtur. Duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë. Sulmet që ndërmori Sali Berisha ndaj PD fillojnë që para se 6 marsi. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qellim të mire, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, Nuk e shoh dot PD që të ngjitet pas Sali. Nuk është alternativë. Merreni si të doni, emocionali, personale. Ne duhet të japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj që përderisa këto 2 pjesë e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme”, tha Alibeaj.

Edhe Jorida Tabaku tha se Basha “duhet të bëj një hap pas”.

“Nuk kam preferuar qe diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot qe kemi bërë mirë. Kam qenë e angazhuar me komunitetin mediatik, nuk kam patur mundësi të përfshihem si kolegët e tjerë. U përfshiva 4 ditët e fundit. Falënderoj kolegët që votuan edhe në parlament në komisionin hetimor. Do të kisha dashur që pavarësisht ndasive, grupi të kishte mbajtur qëndrim atë ditë. Në politike na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar përbashkim. Jam sulmuar ose kam kërkuar të jemi bashkë. Rezultati që morëm në terren, na dëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashkë dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thanë se nga 25 prilli nuk ka patur njeri në terren nga PD. Ne nuk mund të jemi parti zyrash. Në çdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam ne politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri. Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, e Joridës. Është PD në lojë. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe te shohim cili është ky hapi përbashkues. Kam lexuar kolegun Sula që ka propozuar një mekanizëm. Dëshira për të dalë nga këtu ku jemi, ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njëri tjetrit. Na kanë votuar për alternative qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tille. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, të jemi në terren. Të jemi të thjeshtë, se jemi për herë të tretë në opozitë. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambicie personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe të nxjerrim sipër PD. E pame se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di të them cili është mekanizmi, por di të them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situate. Duhet ta tejkalojmë për demokratet dhe shqiptarët”, u shpreh Tabaku.

Edhe deputeti Deputeti Dashnor Sula kërkoi dorëheqjen e Bashës.

Ai tha se “në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja”.

“Mua më vjen keq ta them, por ky është një fakt tashmë i dokumentuar edhe elektoralisht. Z.Basha dua të jem i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë! Politika është perceptim dhe në perceptimin publik ju nuk jeni fitues! Zgjedhjet e 6 marsit e treguan këtë! Unë i pari kam pritur që me vendimmarrjen për Berishën t’i të ndiheshe dhe të demonstroje që je një njeri i lirë dhe që je një politikan me vizion. Nuk kanë kaluar një kohë e shkurtër janë 6 muaj dhe çfarë ke bërë ti në këto 6 muaj? Asgjë! Sali Berisha një person 77 vjeç bën 12 fushata në secilën bashki ku kishte zgjedhje të pjesshme. Madje, madje në atë që ishte edhe qëllimi parësor politik i ‘Foltores’ në Shkodër, shkon dhe bën 12 takime. Po t’i ku ishe? Po ne ku ishim? Pse nuk takoje t’i njerëz? Pse nuk zhvilloje t’i takime? Kishe shpresë se qytetarët dhe demokratët nuk do të shkëputeshin nga logo? Ja që e ke menduar dhe parashikuar gabim! Përtej dashamirësisë tonë, për të gjithë gabimet dhe kostot që ndoshta pa dëshirën tënde i ke shkaktuar PD sot unë të kërkoj që përtej egos personale duhet të bësh një hap pas dhe të japësh dorëheqjen! Z. Basha lirojani lakuan që i është hedhur në fyt kësaj partie! Bëni ju i pari aktin dhe na lejo të gjithë bashkë të nisim një proces përbashkimi”, u shpreh Sula.

Ai dha dhe një propozim për zgjidhjen e krizë. Sula u shpreh se Basha duhet të dorëheqjet nga drejtimi i PD-së dhe të krijohet një grup që të drejtojë Partinë Demokratike deri në zgjedhje të reja për kryetar. Grupi, tha ai, të mos ketë në përbërje as Bashës e as Berishës, por të ketë komunikim me të dyja palët.

Edhe deputeti Helidon Bushati i ka kërkuar Bashës që të largohet nga kreu i PD-së. Bushati është shprehur se është hera e parë që grupi parlamentar i kërkon dorëheqjen kryetarit. Sipas tij, sot është dita vetëm për një gjë, për të dëgjuar dorëheqjen e Bashës.

“Kryetar, është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit, por këtu duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona. Është rasti i parë në historinë tonë që një kryetari partie i kërkohet dorëheqja nga grupi i vet parlamentar. Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën Partinë Demokratike të kthehet ne objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen. Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitoje betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij, nëpërmjet dorëheqjes. Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes se problemit. Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë…dorëheqje. Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e te fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Është koha te mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas sakrifikon dhe mendon për ata demokrat ata shqiptare qe presin prej nesh. Sot PD, ka nevoje për një Kuvend Bashkimi”, është shprehur Helidon Bushati.

Deputetja Deputetja Dhurata Cupi kërkoi po ashtu dorëheqjen e Bashës.

Agron Gjekmarkaj kërkoi dorëheqjen e Lulzim nga drejtimi i PD-së në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat – kërkesë që e ka shprehur dhe publikisht. Ai i tha Bashës se kredibiliteti i tij është masakruar. “Ju duhet të dorhiqeni por duhet ta beni kete duke ja kerkuar edhe Sali Berishes”, iu drejtua Gjekmarkaj – Bashës.

Zgjidhje për të bashkuar demokratët kërkoi deputeti Flamur Hoxha.

Basha nga ana tjetër është shprehur se “unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumice nga radhët tona që nuk votoi”.

“Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët  e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim te përbashkët të të gjitha strukturave te PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”, tha Basha, megjithatë nuk përmendi dorëheqje.

Lexo edhe:

Gazment Bardhi kundër Bashës: Tërhiqu, sepse rrezikojmë të copëzohemi

Etiketa: Lulzim Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën! Vota për PD nxjerr Metën nga burgu

22:18 : 03/05/2025
AKTUALITET

Sa e dëmtojnë PD-në partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Ata kanë ambicie vetëm për kryetar

09:09 : 30/04/2025
AKTUALITET

Rama sulmon partitë e reja: Ta bëjnë detin kos, luftojnë vetëm për ndonjë karrige në Kuvend

17:29 : 23/04/2025
AKTUALITET

“Bardhin e kam zeruar”/ Basha tregon si do bëhet deputet: Do të telefonoj 480 mijë numra!

22:50 : 22/04/2025
AKTUALITET

Basha ironizon Ramën: Lekët te shokët, qytetarët blejnë me lista

14:50 : 16/04/2025
Para

FOTO/ Policia e Shtetit në shkelje, efektivë të veshur me uniformë por pa numër identifikimi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com