• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje nga vrasja e familjes shqiptare, si u zbardh krimi që tronditi Greqinë

13:30 : 05/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Andravida, një fshat në jug të gadishullit të Peloponezit në Greqi, u trondit të mërkurën në mbrëmje nga një vrajse makabër. Një djalë 10-vjeçar gjeti prindërit dhe vëllezërit 1 dhe 2-vjeç, të vrarë në shtëpinë e tyre.

Dyshimet u hodhën menjëherë tek ish- bashkëshorti i gruas, Maria, por pas hetimit intensive, policia greke arriti të kapte autorin që ishte pronari i shtëpisë ku familja jetonte me qera.

Autopsia e djeshme bëri të mundur të shpjegohej mënyra se si autori (që është tani në duart e policisë) copëtoi një famijë me 4 persona në Andravida të mërkurën pasdite.

Trupat e babait 32-vjeçar shqiptar dhe nënës 37-vjeçare rumune kishin dëmtime në kokë me armë zjarri. Nëna mori një plumbë në kokë ndërsa babai 2 plumba pistolete.

Prindërit u vranë në dhomën e gjumit, më pas autori i tërhoqi trupat në magazinën e tij, ku u gjet një trailer ku mendohej se do t’i zhdukte, por djali i tretë 10-vjeçar i viktimave duket se i prishi planet. Vrasësi mund të ketë përdorur silenciator, përderisa askush nga fqinjët nuk ka dëgjuar të shtëna.

Lexo edhe:

Vrasja e familjes shqiptare në Greqi, kush është autori i krimit, dyshimet

Vrasja e të riut në Greqi/ Dëshmia e shqiptarit: Nuk kam gisht, kosën e kishte greku

Vdekja e 2 fëmijëve të moshës 1 dhe 2-vjeç, sipas mjekëve, ka ndodhur për shkak të mbytjes, pasi autori u ka bllokuar hundën dhe gojën.

Autopsia e parë u bë në shtëpi rreth orës 21:30, 4 ose 5 orë nga koha e krimit. Rreth ose 19:00 në ditën e krimit makabër, autori është regjistruar nga kamerat e sigurisë duke ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk është vjedhur asgjë, gjë të tregon se autori që ka hyrë dhe ka dalë nga oborri i pasëm me celësin e tij, është nisur me paramendim.

Cfarë do të ndodhë me djalin 10-vjeçar?

Në një komunikim që kryetari i Bashkisë Andravida-Kilini, Janis Lencas pati më dioqezën e Ilias, u tha se ishte vendosur që djali i vogël do të mbahet në një institucion aq kohë sa dëshiron, por duket se 10- vjeçari do të shkojë tek babai biologjik.

Postimet e djalit që humbi familjen po thyejnë zemrat

Djali 10-vjecar akoma nuk mund ta besojë skenën horror që pa me sytë e tij dhe, sigurisht, akoma nuk mund ta pranojë që ka humbur njerëzit e dashur në atë mënyrë. Nuk ka fjalë që mund të përdorët për ta ngushëlluar të miturin që të mërkurën në darkë pa vëllezërit, nënën dhe njerkun të vrarë.

Dje, në llogarinë e Instagramit, ai bëri dy postme që thyen zemrat e miqve. “Do vij aty me ju”, shkruante ai mbi një foto ku dukej qielli me re të bardha. “Kalofsh mirë në Parajsë mamushi im dhe më shiko nga lart, mua dhe botën dhe unë do ta di që thërrasin ëngjëllin tim, Maria”, shkruante në postimin e dytë që shoqërohej me disa foto të tragjedisë.

Vrasja në Andravida: Ishte çështje nderi për Policinë

Në orët e para të së shtunës, filloi hetimi i të arrestuarit që tashmë ka rrëfyer së është autori i vrasjes së katërfishtë, që shokoi kombin grek. Për policinë greke, arrestimi i të ashtuquajturit “kasapi i Andravidës” ishte një cështje nderi.

Kishte kaluar ora 9 e mbrëmjes kur autoritetet i ranë alarmit për një njeri me kapuç që po hynte në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e paprecedentë. Një operacion gjigand u ndërmor menjëherë nga policia. Uniformat blu rrethuan shtëpinë, policë të armatosur prisnin për lëvizjen e mëvonshme, duke u kujdesur maksimalisht për të shmangur ndonjë moment të pafatë që mund të krijonte situata të pakëndshme.

Si u organizua kapja

Në të njëjtën kohë policia kishte filluar një operacion kontrolli me postoblloqe në Achaian fqinje. Pak pas mesnatës, forcat speciale EL.AS lokalizuan një kamion “Mazda” blu, që drejtohej nga një 60-vjecar, duke lëvizur në unazën e Patras pranë Stadiumit Pampeloponnisia. Autori i dyshuar u ndalua në një nga postoblloqet dhe u arrestua pa asnjë rezistencë.

Policia e Patras, në bashkëpunim me kolegët e Ilias, e çuan menjëherë në Departamentin e Policisë së Achaias, ku filluan hetimin për arsyet, motivet dhe rrethanat e krimit makabër.

Në mëngjesin e sotëm ai u mor nga policia e Ilias dhe që aty në Gjykatë për masën e arrestit.

A e ndihmoi njeri?

Sipas autoriteteve, përvec kamionit blu, policia po kërkon edhe për një tjetër mjet, të cilin autori mund ta ketë përdorur si paralajmërues për prezencën e policisë. Autori gaboi kur shkoi në shtëpinë e tij, mesa duketë për të marrë dicka dhe që aty u ndoq nga policia deri sa u kap.

I arrestuari rrëfen vrasjen e katërfishtë

Deri në agim ai u hetua nga policia e Achaias ku, sipas informacioneve, nuk e pranoi që kishte kryer aktin e tmerrshëm. Herët në mëngjes u transferua në Departamentin e Policisë së Ilias, kur i ashtuquajturi Kasapi i Andavidës, më në fund rrëfeu se ishte ai vrasësi i Armando dhe Maria Klosi dhe i 2 fëmijëve të tyre, një dhe 2 vjeç.

Profili i autorit

60-vjecari D.B., resident në Andravida, është pronari i shtëpisë ku jetonte familja Kloci. Dëshmitë e banorëve flasin për një njeri të ashpër, i cili shpeshherë në të shkuarën kishte patur sjellje ekstreme. Siç u bë e ditur, më parë, 60- vjecari kishte goditur më armë një bashkëfshatar pa asnjë arsye.

Të njëjtët dëshmitarë thonë së së fundi, për shkak të probleme financiare, çifti ishte mbrapa me qeranë, arsye për të cilën 60-vjeçari zihej me Armandon deri në ditën që e vrau.

Etiketa: krimi ne greqizbardhet ngjarja e plote

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e familjes shqiptare në Greqi, kush është autori i krimit, dyshimet

16:08 : 03/03/2022
AKTUALITET

Vrasja e të riut në Greqi/ Dëshmia e shqiptarit: Nuk kam gisht, kosën e kishte greku

19:41 : 08/02/2022
AKTUALITET

Vrasja e 19-vjeçarit grek nga shqiptari, flasin gjyshërit: Prerje e tillë bëhet nga kirurgu

16:16 : 04/02/2022
AKTUALITET

4.3 vite burg për sende dhune, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau 19-vjeçarin grek

17:31 : 03/02/2022
RAJONI

Detaje nga krimi në Greqi, autori sapo ishte liruar nga burgu për përdhunim

15:23 : 30/11/2021
AKTUALITET

Rrëfehet shoqja e shqiptares që qëlloi grekun: “Hmbi kujdestarinë e fëmijës dhe u çmend”

08:18 : 13/11/2021
Para

''I dha dritën jeshile bombardimeve'', Ukraina thotë se NATO po mashtrohet nga Rusia

TË GJITHA

Bardhi: Zëdhënësja e organizatës kriminale, Balluku, po tenton të dekurajojë votuesit

13:15 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

13:11 : 11/05/2025

Bllokohet procesi i votimit në Papër të Elbasanit, policia sinjalizohet për parregullsi

13:11 : 11/05/2025

“Ushtarët e Bert Xhabaftit”/ Flamur Noka flet pas incidentit në Vorë: Janë urdhëruar nga Rama!

13:11 : 11/05/2025

“Patronazhistët në aksion”/ Zhupa nxjerr pamjet: Si po tjetërsohet vota në Sarandë

13:07 : 11/05/2025

Zgjedhjet/ Ambasadori i BE viziton një qendër votimi në Durrës: Të shohim çfarë mendojnë qytetarët

13:03 : 11/05/2025

Manipulimi i votave/ Noka përplaset me militantin e PS: Do të të zvarris, horr!

12:54 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com