• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e inceneratorëve, paditet në SPAK Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj

15:09 : 05/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

Partia Demokratike ka paditur në SPAK, ish-ministrin Damian Gjiknurin dhe zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Përmes një deklarate për mediat, deputeti i PD-së, Lefter Gështenja tha se ka prova që Gjiknuri është përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas tij, e keqja nuk përfundon me abuzimin e 430 milionë eurove, pasi sipas tij, ajo thellohet edhe më shumë duke shtuar se inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit do të jenë gropa thithëse për buxhetin e shtetit.

Përfshirja e Gjiknurit

Gështenja shpjegoi dhe përfshirjen sipas tij të Gjiknurit në skemën korruptive:

Siç është vërtetuar tanimë nga provat dhe nga paditë që kemi dërguar ne si PD në SPAK, procedura e Koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ka bazë ligjore. Nje nder ministrat pergjegjes eshte edhe z.Gjiknuri ku në përgjigjen që I dha ish ministrit të arrestuar Koka, per kete  procedure, ka dhënë jo vetëm dakordësinë e tij por edhe ka shprehur se kjo procedurë është korrekte.

Në cilësinë e ministrit të Energjitikës, z.Gjiknuri është angazhuar që të caktonte dhe një anëtar në Komisionin e Koncesioneve duke qenë në dijeni të plotë të procedurave, rrugës së ndjekur dhe padyshim shkeljes së ligjit.

Procesverbalet nga mbledhja e Komisionit të Koncesioneve janë fakte që tregojnë se rruga e ndjekur nga qeveria Rama dhe posaçërisht nga ministritë e përfshira në këtë procedurë ka qenë abusive dhe e paligjshme.

Në nëntor 2016, z. Gjiknuri në cilësinë e ministrit të Energjitikës, ka dërguar në këshillin e ministrave një project vendim që i jepte kompanisë koncensionare  një leje për ndërtimin dhe miratimin plus shfrytëzimin e impiantit të rikuperimit të energjisë, nderkohe punimet për këtë impiant nuk kishin nisur megjithëse qeveria kishte nisur pagesat.

Gjithashtu ai është përgjegjës për licencën 25 vjeçare për prodhim të energjisë që I ka dhënë kompanisë koncensionare  që ka përfituar në mënyrë joligjore një koncesion me vlerë 22 mln euro.

Koncesioni për energjinë elektrike dhënë nga ministri Gjiknuri janë në shkelje të ligjit 125/2013 .

Në shtator 2017, kryeministri Rama, përcakton si autoritet kontraktor MIE dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, manaxhuar dhe mbikqyrur punimet e tanimë 3 inceneratorëve. ndonëse ai qe Autoritet Kontraktor ministry Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve.

Faktet tregojnë se kontrata e kompanive të inceneratorëve kanë nga një sueprvizor që është përzgjedhur nëmënyrë jo ligjore dhe që I është imponuar padrejtësisht nga koncesionari. Një shkelje e tillë evidentohet dhe nga Kontrolli I Lartë I Shtetit në raportin e tij specific për Inceneratorin e Fierit.

z.Gjiknuri është gjithashtu po aq përgjegjës për krijimin e një monopoli të depozitimit të dherave në inceneratorin e Tiranës. Si autoritet kontraktor ai duhet të amendonte kontratën e firmosur mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare. Amendimi I kësaj kontrate do të ndikonte në rritjen e totalit të mbetjeve dhe gjtihashtu do të ulte kostot për njësi që do të paguheshin nga qytetarët. Një kosto që sot shkon në 40.61 euro/ton.

Për z Gjiknurin, inceneratorët do të krijonin energji nga përpunimi i mbetjeve dhe kjo do të sillte vlera pozitive në ekonominë e vendit. Fakti eshte qe sot edhe pse kompanite kane marret te gjitha parate nga buxheti i shtetit asnjeri nga inceneratoret nuk prodhon energji sic parashikohet ne kontrate. Po per kete a duhet te mbaj njeri pergjgjesi?
Si ka mundesi qe te gjithe deshmitaret qe deshmuan ne komision e largonin topin nga vetja, te gjithe e krosonin tek ish ministri i mjedisit qe sot gjendet i arrestuar, ?
Ne fakt zinxhiri i perfshire ne keto procedura duhet te mbaje pergjgjesi: qe nga  ish kryetaret e bashkive qe kane inicuar keto procedura, nga komisionet respektive, drejtorat e pergjithsem te perfshire, sekretaret e ministrive , ministrat , sekretari e pegjithsem i kryeminsistrise dhe kryeministri…

Përfshirja e Ahmetajt

Gjithashtu deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi ditën e sotme në një konferencë për mediat, se PD do të dorëzojë në SPAK nje padi edhe ndaj ministrit Arben Ahmetajt. Sipas PD, edhe ministri është i lidhur ngushtë me aferën e inceneratorëve.

“Arben Ahmetaj është një nga njerëzit kyç të aferës 430 milionë lekë të incineratorëve. Në dëshminë para Komisionit Hetimor, ministri i Edi Ramës refuzoi të përgjigjej për njohjet që ka me pronarët në letra të incineratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por faktet janë publike dhe të pakundershtueshme. Arben Ahmetaj u ka dhënë me firmën e tij miliona euro dy miqve të tij, në shkelje të hapur të disa ligjeve dhe në konflikt flagrant interesi. Edi Rama mund ta mbajë edhe për pak kohë në qeveri, por faktet para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë domethënëse. Ne do ta pasurojmë dosjen hetimore me të dhëna të tjera me padinë e re që dorëzojë ndaj Ministrit Arben Ahmetaj.

Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar dhe më pas ka firmosur financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit. Pa firmën e Ministrit të Financave dhe pa miratimin e kryeministrit, nuk munde të miratohej një skemë e tillë e jashtëzakonshme financimi.Është fakt se Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për incineratorin e Tiranës, që është kryevepra e korrupsionit të qeverisë së Ramës dhe bashkisë së Tiranës.Është fakt se asnjë nga incineratorët nuk është sot në punë, pavarësisht miiinave të oaguar nga taksat e shqiptarëve me firmën e Arben Ahmetajt dhe miratimit nga Edi Rama.Është fakt se 2 nga x anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj.Është fakt se në kohën që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të incinerstorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto”, tha ajo.

Etiketa: Damian GjiknuriPDspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025
AKTUALITET

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

21:38 : 12/05/2025
AKTUALITET

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025
Para

Frikë nga Serbia? Kurti: Duhet të përgatitemi për çdo skenar

TË GJITHA

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com