Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi zgjedhjet e 6 marsit.
Mazniku theksoi se beteja më e fortë është në Shkodër. Ai shtoi se beteja e madhe është me rivalin e Sali Berishës dhe Shtëpinë e Lirisë.
“PS besoj se fiton të gjitha bashkitë e tjera, përpos Shkodrës. Beteja do jetë e fortë për Shkodrën.
Në Shkodër, beteja do jetë me Shtëpinë e Lirisë. Kjo gjë është e mundshme”, deklaroi Mazniku.













