• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Raporti për klimën, OKB, thirrje botës të përshtatet ose të vuajë pasojat

18:32 : 28/02/2022
në BOTA

Një komision i OKB-së për klimën arrin në përfundimin se ndryshimet klimatike po ndjehen plotësisht dhe se njerëzimi nuk është aspak gati t’i përballojë. Në një raport të hartuar nga 270 shkencëtarë nga 67 vende të ndryshme thuhet se qeveritë duhet që jo vetëm të ulin në mënyrë drastike nivelin e gazeve ndotëse për të parandaluar ngrohjen globale, por se ato mund të punojnë që tani për të kufizuar pasojat tek popullsia, duke iu përshtatur jetesës në një botë më të ngrohtë.

Ndryshimet klimatike janë tashmë mes nesh dhe njerëzimi nuk është aspak gati, paralajmëron një komision i OKB-së për klimën në një raport të rëndësishëm të botuar të hënën.

Duke vënë në dukje se gjysma e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj efekteve të rrezikshme në rritje të klimës, raporti bën thirrje për veprim drastik në përmasa madhore: Një e treta, deri në gjysmën e planetit, duhet të konservohet dhe të mbrohet për të siguruar furnizimin në të ardhmen me ushqim dhe ujë të pijshëm.

“Ekziston ende një mundësi por që po tkurret me shpejtësi, për të siguruar një të ardhme të jetueshme për planetin. Duhet të ngrihemi në nivelin e kësaj sfide. Kjo është dekada vendimtare për veprimin klimatik”, thotë bashkëkryetari i grupit të punës Hans-Otto Portner.

Raporti është dokumenti më i fundit i Komisionit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ku paraqiten gjetjet e përbashkëta në rang global për shkencën klimatike. Raporti në fjalë përqëndrohet tek ndikimi mbi natyrën dhe shoqëritë dhe se çfarë mund të bëjnë shoqëritë për t’u përshtatur.

Lexo edhe:

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

OKB: 58 shtete dhe territore janë të kontaminuara nga minat tokësore

Pothuajse në të gjitha drejtimet, raporti e bën të qartë se ndryshimi klimatik po ndikon tek bota më shpejt se ç’kishin pritur shkencëtarët. Ndërkohë, vendet nuk kanë arritur të kufizojnë çlirimin e gazrave karbonikë, të cilat vazhdojnë të rriten së bashku me temperaturat globale.

Ndërsa qeveritë duhet të ulin në mënyrë drastike nivelin e gazeve ndotëse për të parandaluar ngrohjen globale, raporti thotë se ato gjithashtu mund të punojnë për të kufizuar vuajtjet duke iu përshtatur jetesës në një botë më të ngrohtë. Për këtë do të duhen fonde të shumta për të financuar teknologji të reja dhe mbështetjen institucionale. Qytetet mund të investojnë në zona freskimi për t’i ndihmuar njerëzit gjatë valëve të të nxehtit. Komunitetet bregdetare mund të kenë nevojë për infrastrukturë të re ose për t’u zhvendosur krejtësisht.

“Njerëzimi nuk ka kohë që të presë të zgjidhen njëherë probleme të tjera dhe pastaj t’i rikthehet ndryshimit klimatik. Do t’i duhet të paguajë një çmim, nëse vendos ta kompromentojë sërish, ose nëse vazhdon ta kompromentojë veprimin ndaj ndryshimeve klimatike”, tha zoti Portner.

Raporti pranon megjithatë se kostoja e përshtatjes do të jetë shumë e lartë.

Raporti publikohet tre muaj pasi udhëheqësit globalë u takuan në një samit për klimën në Glasgou të Skocisë, duke nënvizuar urgjencën e përpjekjeve për të frenuar ngrohjen globale nën nivelin 1.5 gradë Celcius mbi temperaturat e periudhës para-industriale.

Kalimi i këtij pragu do të sillte dëm të pandreqshëm për planetin, thotë raporti. Dhe çdo rritje e mëtejshme e ngrohjes do të sillte më shumë vuajtje.

Kufizimi i ngrohjes globale në nivelin 1.5 gradë Celcius mund të mos parandalojë humbjet për natyrën, shoqërinë apo ekonominë, por do t’i zvogëlojë ato në mënyrë domethënëse.

Shoqëritë nuk do të mund t’i përshtaten siç duhet një bote në ngrohje nëse nuk përfshijnë të gjithë popullsinë në këtë proçes, paralajmëron raporti. Zgjidhjet e mundshme duhet kenë parasysh drejtësinë sociale dhe të përfshijnë popullsitë indigjene, pakicat dhe të varfërit, thotë raporti.

Kjo do të përfshinte njerëzit që jetojnë në vendet në zhvillim në Afrikë, Azinë Jugore dhe popullsitë e ishujve, si dhe popullatat më të brishta në vende të pasura, si në Shtetet e Bashkuara. Pa një zhvillim gjithëpërfshirës ekonomik, ndryshimi klimatik pritet të fusë në varfëri ekstreme në Afrikë 40 milionë persona të tjerë, deri në vitin 2030.

Hartuesit e raportit paralajmërojnë se nuk ka mbetur shumë kohë për të marrë masa që transformojnë mbarë shoqërinë.

“Jetojmë në një botë të ashpër, nuk ka dyshim për këtë. Raporti nuk e neglizhon këtë, por na projekton se si mund të veprojmë në të ardhmen në këtë botë të sfiduar”, tha Debra Roberts, bashkëkryetare e grupit të punës për raportin.

Vendimet që shoqëria do të marrë në dekadën e ardhshme do të përcaktojnë se çfarë drejtimi do të ketë puna për të përballuar ndryshimet klimatike. /VOA

Etiketa: klimaOKB

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

15:20 : 23/06/2026
BOTA

OKB: 58 shtete dhe territore janë të kontaminuara nga minat tokësore

22:12 : 16/06/2026
BOTA

OKB mesazh urgjent për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet

16:10 : 09/06/2026
BOTA

OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës

21:29 : 06/06/2026
BOTA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026
BOTA

Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

08:24 : 02/06/2026
Para

VIDEO/ Me “AR-15” dhe granatahedhës, ja si stërviten ushtarakët shqiptarë

TË GJITHA

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş