• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manastirliu: Kontratë për 1 milion doza vaksine brenda 2022

12:37 : 28/02/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e pranishme në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ka paraqitur amendimin e marrëveshjes mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, duke u shprehur se qeveria shqiptare garanton me këtë marrëveshje, vijimin e procesit të vaksinimit për të gjithë popullatën.

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer dhe 500 doza opsionale, ndërkohë që pritet që sasia e parë e dozave të kësaj kontrate, pritet të mbërrijnë në vend brenda marsit.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave. Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave, ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të disponojmë edhe 500 mijë doza të tjera, nga 1 milion doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu ka bërë me dije se janë kryer mbi 2.7 milion vaksinime, brenda dhe jashtë vendit, teksa foli edhe për vaksinimin e fëmijëve.

“Aktualisht janë kryer më shumë se 2.6 milionë aplikime dhe ndërkohë që kemi vijuar edhe më një proces tjetër përsa i përket grumbullimit të të gjithë dokumentacionit të qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit por që rezultojnë të kenë aplikuar vaksinën, të cilët janë mbi 55 mijë qytetarë që kanë kryer vaksinat jashtë vendit dhe janë përllogaritur në totalin e aplikimeve të dozave që shkojnë rreth 2.7 milionë aplikime për qytetarët shqiptarë, duke bërë që të kemi një përqindje të mbulesës vaksinale me një dozë për popullatën target +16 vjeç 59.3 % dhe mbi 55% me dy doza. Kjo marrëveshje garanton vijimin e procesit të vaksinimit edhe me dozën përforcuese, por edhe për fëmijët. Nëse Komiteti Kombëtar i Vaksinimit do të ketë rekomandim për vaksinimin e fëmijëve, nëpërmjet kësaj marrëveshje, garantojmë edhe vaksinat pë moshat pediatrike”, tha Manastirliu.

Lexo edhe:

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

Sa i përket situatës epidemilogjike, Manastirliu deklaroi se akutalisht kemi ulje të rasteve ditore dhe situata në spitale parasqitet e kontrolluar.

“Në Shqipëri vërehet që në dy javët e fundit kemi një ulje të incidencës të rasteve pozitive ashtu sikurse edhe situata në spitale vlerësohet të jetë e kontrolluar. Kemi ulje dhe të rasteve të hospitalizimeve dhe gjithashtu edhe të fataliteteve në dy javët e fundit, krahasuar edhe me pikun e rasteve me variant Omicron në javën e tretë të muajit janar, ku kishim edhe një pik të rasteve por që kjo fatmirësisht, falë vaksinimit nuk është shoqëruar me një rritje të lartë të rasteve në spitale dhe sigurisht kjo është përballuar më së miri nga spitalet”, bëri me dije Manastirliu.

Sipas MSH, Qeveria shqiptare ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliard lek pë procesin e vaksinimit anticovid. “Bashkë me vaksinat që pritet të mbërrijnë nëpërmjet instrumentit Covax gjatë 2022, janë mbi 5 milion doza vaksine që do të kenë mbërritur në Shqipëri që prej fillimit të procesit të vaksinimit. Në tërësi, mbi 70% e dozave të vaksinave anticovid është financuar nga qeveria shqiptare. Përthithja e dozave të vaksinave që kanë mbërritur në Shqipëri është mbi 82%”, sipas të njëjtave burime.

Etiketa: Ogerta Manastirliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

15:26 : 07/05/2025
AKTUALITET

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

16:45 : 05/05/2025
AKTUALITET

10 arsye pse një Prind nuk duhet të votojë Ogerta Manastirliun në 11 Maj!

10:10 : 01/04/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Institucione arsimore përfshihen në fushatë për PS-në

19:00 : 28/01/2025
AKTUALITET

Shkollat nuk japin siguri, mbi 20 plagosje me dashje në dy vitet e fundit mes të miturve

19:20 : 25/12/2024
Para

Roman Abramoviç po ndihmon negociatat, “me kërkesë të Ukrainës”

TË GJITHA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com