• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi për Metën/ Kushtetuesja toleroi shkeljet e Kuvendit, nuk gjeti “sfurqet”

13:37 : 17/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Gjykata Kushtetuese vendosi mbrëmjen e së Mërkurës (16.02.2022) që të rrëzonte kërkesën e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Në njoftimin e shpërndarë nga Kushtetuesja, dallohen së paku tre elementë; Gjykata vlerëson se Presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda, me pasojë shkarkimin; Gjykata ka toleruar shkeljet e rënda proceduriale të ndërmarra nga Parlamenti për ngritjen e Komisionit Hetimor, dhe; Gjykata nuk gjeti asnjë shqetësim të partnerëve ndërkombëtarë për qëndrimet e kreut të Shtetit ndaj tyre.

Informacionet nga brenda Gjykatës Kushtetuese referojnë se trupa e gjyqtarëve sërish nuk ka qenë unisone në vendim.

Qëndrimet individuale të gjyqtarëve do të lexohen në vendimin e zbardhur.

Lexo edhe:

Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë për lirimin nga burgu

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

Në foto: Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Qëndrimet kundërshtuese

Maxhoranca e Edi Ramës, e mbështetura nga opozita “fake” e legjislaturës së kaluar, vendosi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke mbajtur qëndrime të njëanshme në favor të opozitës dhe duke cënuar marrëdhëniet me përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë.

Në thelbin e pretendimeve të Parlamentit ishte fakti që Meta kishte alokuar përdorimin e “sfurqeve”, duke nxitur në këtë mënyrë qytetarët që të rebeloheshin e të kryenin veprime terroriste.

Presidenti mbrojti qëndrimin e tij se nuk kishte shkelur Kushtetutën, nuk kishte cënuar raportet me ndërkombëtar dhe përdorimi i termit “sfurqe” ishte një metaforë për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e votës së lirë.

Po ashtu, Presidenti ka argumentuar se Parlamenti ka shkelur procedurat në ngritjen e Komisionit Hetimor,

Madje ai deklaroi edhe se institucioni i Kuvendit ka falsifikuar dokumentat zyrtarë, me qëllim që të legjitimohej ngritja e Komisionit Hetimor, në tejkalim të afateve kushtetuese.

Vendimi “mirë me të gjitha palët”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se anëtarët janë munduar që të mbajnë një qëndrim “politikisht korrekt” ndaj palëve të përfshira në proces.

Ose më saktë, “ta mbajnë mirë” me aktorët në konflikt.

Shkresat e publikuara nga presidenti Ilir Meta dëshmuan qartësisht se Parlamenti ka përdorur dy shkresa, për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, të cilat kanë data të ndryshme dhe objekt të ndryshëm nga njëri-tjetri, megjithëse pretendohet se janë të njëjta.

Ky “lapsus” mund të mos kishte vlerë relevante në proces, nëse do të ishte një gabim rutinor.

Por, diferenca mes datave ndikon drejtëpërdrejtë në afatet kushtetuese.

Ligji Themeltar i Shtetit parashikon se Parlamenti nuk mund të krijojë Komisione Hetimore 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Dokumentat e publikuara nga Meta dëshmuan se Parlamenti e ka nisur procedurën në shkelje të këtij afati me një ditë dhe ndaj duhej “ndryshimi” i datës në shkresat formale.

Gjykata Kushtetuese duket që e ka toleruar këtë shkelje të Parlamentit, përsa kohë ka vijuar të shqyrtojë çështjen në themel, megjithëse, siç rezultoi, ishte ngritur mbi bazën e dokumentave aspak të rregullt.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, në shumicën absolute të saj, nuk konstatoi shkelje të rënda të Presidentit, duke rrëzuar kërkesën për shkarkimin e tij.

Gjykata Kushtetuese nuk zbuloi “sfurqet” dhe as grupet terroriste apo kriminale të frymëzuara nga deklaratat publike të Kreut të Shtetit, siç pretendohej nga përfaqësuesit e Kuvendit.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e maxhorancës socialiste se Presidenti Ilir Meta, me deklaratat e tij publike, ka cënuar raportet me partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë procesit gjyqësor, maxhoranca dhe asnjë nga partnerët ndërkombëtarë nuk dorëzuan ndonjë ankesë zyrtare të përfaqësuesve të selive diplomatike në Tiranë ndaj qëndrimeve të Metës.

Pra, edhe ky pretendimi i Kuvendit kundër Metës, ishte i pabazuar në fakte e në prova dhe Gjykata Kushtetuese konkludoi se “Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”.

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë për lirimin nga burgu

12:15 : 04/11/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025
Para

Basha: Berisha, patericë e regjimit të Ramës. Ja pse sulmohet Komisioni Hetimor

TË GJITHA

Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë për lirimin nga burgu

12:15 : 04/11/2025

Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit

12:10 : 04/11/2025

Shpërthimi me tritol te ‘Autosalon Skënderi’ në Kuçovë, pronari: Nuk kam konflikte

11:57 : 04/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme, Tepelena e shpopulluar hyn sërish në garë për kryebashkiakun e ri

11:55 : 04/11/2025

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg, Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm, s’kam qënë në detyrë…

11:43 : 04/11/2025

Lëvizte i armatosur në Lushnje, arrestohet 33-vjeçari

11:33 : 04/11/2025

Shqipëria përfiton nga strategjia e re e Ryanair për tregjet me taksa më të ulëta

11:21 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com