• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 8 milionë euro për naftën e fermerëve i paracaktuar?

13:56 : 10/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është një nga emrat e rinj të kabinetit “Rama 3”. Nga biznesi privat, Krifca u katapultua në Këshillin e Ministrave, pasi pas çdo mbledhje qeverie del me një bllok dhe reciton vendimet kolegjiale të marra. Por, para disa muajsh, ajo ishte në krye të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), agjenci e cila lëvron qindra milionë euro “ndihma” për fermerët në të gjithë vendin, e ngjashme me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, teksa donacionet evropiane kalojnë në ato zyra.

Dhe, duke u justifikuar me rritje apo mbështetje për bujqësinë, blegtorinë, pemëtarinë, etj, etj, lëvron për individë apo për grupe të tëra miliona euro në formë grante. Por, ku shkojnë këto para’?! Natyrisht, te një grup i caktuar njerëzish, ndërkohë që kjo agjenci, apo edhe Ministria e Bujqësisë, tenderojë miliona euro të tjera si mbështetje për bujqësinë.

Faksimile: Tenderi i hapur nga Ministria e Bujqësisë për blerje karburant për fermerët

Në redaksinë e BoldNews.al mbërritën informacione se tenderi i hapur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për blerje karburanti, është i paracaktuar. Një tender korruptiv që është hartuar për një firmë të caktuar, duke eliminuar garën dhe duke i dhënë firmës së preferuar të gjithë vlerën e akorduar. Normalisht, të tilla tenderë, fitohen me gati 99 % e fondit limit të akorduar dhe diçka e tillë pritet që të ndodhë edhe në këtë procedurë.

Pas këtyre informacioneve, BoldNews.al hulumtoi dokumentet e këtij tenderi të shpallura në Agjencinë e Prokurimit Publik. Sipas tyre, është hapur procedura mbi kufirin e lartë monetar me objekt të kontratës “blerje karburant për skemën e rimbursimit të fermerëve”. Fondi limit është 791.666.666 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 8 milionë euro. “Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes kuadër” thuhet në dokumentet e tenderit.

Lexo edhe:

Astrologia: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës! Hënë e plotë shumë dinamike dhe transformuese

“Atë nënën e përdhu*uan”/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner

Sipas dokumenteve të BoldNews.al, Ministrja Frida Krifca ka bërë disa specifikime për këtë tender. Dhe, nga këto specifikime, s’kualifikohen firmat e tjera, duke i hapur rrugën një kompanie që ta fitojë. Dhe, ky është një tender tërësisht korruptiv! Por, le t’i analizojmë.

Në dokumente, ministrja Krifca thotë se karburanti do të jetë për AZHBR-në, me kartë elektronike. Sasia e mallit do të jetë 4.886.831 litra. Më pas, thuhet se “kohëzgjatja e marrëveshjes kuadër do të jetë 12 muaj nga nënshkrimi i saj”.

Faksimile: Malli duhet të lëvrohet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi dhe firma duhet të ketë bërë punë të ngjashme

Por, në pikën pasardhëse shkruan se “në rast të lidhjeve të kontratave në bazë të marrëveshjes kuadër, afati i lëvrimit do të jetë maksimumi brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i saj”. Pra, për 5 ditë! Skema është shumë e qartë, pasi në tregun vendas vetëm një kompani arrin që të mbulojë një sasi të tillë prej rreth 5 milionë litra brenda pak ditësh. Apo të ketë karta elektronike për fermerët.

Por, kjo nuk është specifikimi i vetëm i këtij tenderi. Sipas dokumenteve, hartuesit kanë vënë edhe disa klauzola. Te “kapaciteti teknik” hartuesit kanë shkruar se “operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në vlerën jo më pak se 40% e vlerës së fondit limit”. Por, kush ka bërë kontrata me shtetin mbi 3 milionë euro me shtetin. Natyrisht, vetëm një firmë. Është ajo që pritet të fitojë këtë tender.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Astrologia: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës! Hënë e plotë shumë dinamike dhe transformuese

16:35 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Atë nënën e përdhu*uan”/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner

16:32 : 24/07/2026
AKTUALITET

Ora luksoze dhe bizhuteri të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

16:18 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec

16:11 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

16:00 : 24/07/2026
RAJONI

Përtej Pediatrisë: Me çfarë kushtesh përballen pacientët në QKUK?

15:59 : 24/07/2026
Para

80 mln lekë pasuri me rrogën si ndihmës-Avokate. SPAK heton Etleda Çiftjan për pastrim parash

TË GJITHA

Astrologia: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës! Hënë e plotë shumë dinamike dhe transformuese

16:35 : 24/07/2026

“Atë nënën e përdhu*uan”/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner

16:32 : 24/07/2026

Ora luksoze dhe bizhuteri të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

16:18 : 24/07/2026

Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec

16:11 : 24/07/2026

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

16:00 : 24/07/2026

Përtej Pediatrisë: Me çfarë kushtesh përballen pacientët në QKUK?

15:59 : 24/07/2026

Furtunë në Gramsh, reshje shiu e breshëri dhe erë e fortë përfshijnë zonën

15:48 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom