• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Studimi: Vaksina të mbron ndaj Long-Covid dhe ftohjes

15:56 : 30/01/2022
në Lajmet e Dites

Studiues izraelitë kanë zbuluar, se vaksina të mbron nga sëmundje pasuese të mundshme pas infektimit me Corona dhe madje edhe nga ftohja. Nga ana tjetër, me Omikron infektohen edhe shumë të shëruar.

Kush është i vaksinuar, ka një rrezik më të vogël të zhvillojë simptoma “Long-Covid” – kështu quhen simptomat si lodhja kronike apo sëmundje të tjera që të shëruarit shpesh informojnë pas infektimit me Corona. Këtë e tregon një studim paraprak i mjekëve të klinikës universitare “Bar-Ilan” në Safed, Izrael, i cili u publikua më 25.01. në revistën shkencore “Nature”. Rastet që kanë marrë në shqyrtim mjekët, lidhen të gjitha me fazën e parë të fushatës së vaksinimit, pra nga marsi 2021.

Studiuesit kanë pyetur për projektin e tyre më shumë se 3000 vetë të testuar me PCR për simptoma të mundshme Long-Covid. 951 prej tyre ishin provuar si të infektuar. Rezultati të jep të dhënat e para, se imunizimi bazë të ndihmon të mposhtësh më mirë infeksionin. “Kjo është një arsye tjetër për vaksinimin”, thotë Michael Edelstein, epidemiolog në këtë universitet.

Simptomat aq të rralla si tek ata që nuk kanë qenë asnjëherë të infektuar

Vaksina të mbron me mënjanimin e infektimit, por edhe nëse je infektuar, ecuria e sëmundjes është më e butë. Kjo reflektohet edhe tek pasojat afatgjata të atyre që janë sëmurur me COVID-19. Sipas studimit, të vaksinuarit kanë një gjasë 54% më të ulët të kenë dhimbje koke. Kurse tek simptomat e lodhjes kronike gjasat e të vaksinuarve për të zhvilluar lodhjen kronike janë 64% më pak, dhimbjet muskulare 68%. Këto vlera iu përgjigjeshin vlerave të dhënave nga personat që nuk kanë qenë të infektuar asnjëherë me SARS-CoV-2.

Lexo edhe:

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

Simptomat Long-COVID- janë të vështira për t’u përcaktuar

Për mjekët familjarë është shpesh shumë e vështirë ta diagnostikojnë qartë Long-COVID. Shpesh pacientët nuk ndjehen të marrë seriozisht, kur paraqesin ankesa të tilla. Simptomat tipike, si lodhja, dobësia e përgjithshme, marrje mendsh, dobësimi i përqëndrimit, dhimbjet e muskujve rrallë lidhen qartësisht me një infektim që ka kaluar. Long-COVID përfshin një numër të madh simptomash, që mund të shfaqen edhe nga sëmundje të tjera. Prandaj mjekët e kanë të vështirë të përcaktojnë qartë atë, sipas një studimi në Plosmedicine, të shtatorit 2021, për të cilën studiuesit morën të dhënat e 273.618 të shëruarve nga Corona.

Sipas studimit gati 60% e të infektuarve me COVID-19 edhe gjashtë muaj pas sëmundjes shfaqin simptona. Po ashtu ndodh edhe gripin. 40% e të shëruarve nga gripi ankohen se kanë simptoma të afërta me Long-COVID edhe pas gjashtë muajsh. Ka dallime të mëdha mes vlerësimeve për shpeshtësinë e shfaqjes së Long-COVID në bazë të asaj se cilat simptoma tipike merren për bazë. Kështu Shoqata Helmholtz e shikon këtë shpeshtësi rreth 10%. Me gjasë merren këtu për bazë diagnozat e qarta, vetëm rastet e rënda të Long-COVID.

Vaksina ndihmon kundër viruseve të ftohjes

Studiues të Universiteteve të Ulmit dhe Amsterdamit kanë gjetur edhe një arsye tjetër, pse duhet të vaksinohesh. Vaksinat aktuale në treg kundër virusit të Coronës, SARS-CoV-2 ofrojnë një mbrojtje të caktuar kundër viruseve të mëparshme të Coronës, (hCoV) që shkaktojnë gripin normal. Ato veprojnë edhe kundër virusve të para të sars, si SARS-CoV-1.

Ekipi rreth Frank Kirchhoff nga Instituti për Virologjinë Molekulare në Universitetin e Ulmit shkruan në një studim të publikuar më 25 janar në “Clinical Infectious Diseases”, se “vaksinat të çojnë në një neutralizim eficient të kryqëzuar të SARS-CoV-1, por jo të MERS-CoV. Mesatarisht një vaksinë rrit ndjeshëm aktivitetin neutralizues kundër (viruseve të ftohjes), hCoV-OC43, -NL63 und -229E.”

Gjithnjë e më shumë të shëruar preken nga Omikron

Ndër të tjera studiuesit në një studim të zgjeruar britanik kanë arritur në përfundimin, se gati një e treta e të njerëzve që janë infektuar me virusin Corona në periudhën 5-20 janar 2022 kanë kaluar më parë një infeksion të Coronës. Studimi, pjesë e programit shkencor REACT (Real-time Assessment of Community Transmission) përfshiu 100.500 vetë, që kishin zhvilluar në këtë hapësirë kohore një test antigjen. Për shkak se të dhënat bazohen në informacionin e dhënë nga vetë personat, shifrat duhen parë me rezervë, thonë autorët e studimit./DW

Etiketa: studimivaksina

Lajme të lidhura

RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
BOTA

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

22:37 : 17/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri!

08:00 : 17/03/2025
SHENDETI

Depresioni kalon nga stomaku/ Studiuesit: Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

19:22 : 16/03/2025
Para

Nadal triumfon në "Australian Open", mposht Medvedev dhe shkruan historinë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com