• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shehi: Nëse Basha e Berisha nuk bashkohen për zgjedhjet bashkiake, kam frikë se do të jenë të fundit për të dy

14:33 : 19/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Dash Shehi bën koalicion me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 11 Majit

“Listat”/ Shehi: Janë njerëz që nuk duan të vijë në pushtet opozita, mjaftohen me mandatin e deputetit

Deputeti Dashamir Shehi thotë në një intervistë për A2 CNN që, nëse demokratët nuk bashkohen për zgjedhjet e pjesshme bashkiake që do të mbahen pas disa javësh, Basha dhe Berisha rrezikojnë të zhduken nga skena poltike. Këto zgjedhje, që pritet të mbahen në 6 bashki më 27 shkurt ose 6 mars të këtij viti, vijnë në një kohë të vështirë për opozitën, thotë Shehi.

“Me thënë të drejtën e kemi krijuar pjesërisht vetë ne si opozitarë, megjithatë është një provë për ne. Edhe pse nuk do të kemi rezultate shumë të mira nuk do ta bëja tragjike, se dramatike është. Unë propozoj një skemë elementare fare: Të bëjmë një komision të përbashkët të gjithë palët, të zgjedhim për çdo qytet nga një kandidat, pa paragjykimin se është i grupit Berisha, grupit Basha apo ndonjë tjetri. Por një njeri që maksimizojë votat”.

I pyetur se cilin sheh si më të fortë momentalisht në elektorat, Bashën apo Berishën, Shehi thotë: “Nëse doni ta dini, nuk është asnjëri. Nëse nuk i interpretojnë zgjedhjet kështu siç them unë, kam frikë që do të jenë, për të dy, zgjedhjet e fundit. Gara është me Edi Ramën, votat do t’i merren qytetarit. Votat e militantëve janë një grusht, krahasuar me votën e njerëzve. Qytetari i thjeshtë, kur sheh që nga një krah është një i fortë, me mbështetjen e qeverisë, dhe nga krahu tjetër janë 2-3 kandidatë, rri në shpi, nuk del në zgjedhje. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë rast për të treguar se opozita, me gjithë problemet që ka, është një lloj shumice, pasi kjo qeverisje e ka tepruar”.

Megjithatë, Shehi thotë që, nëse Berisha dhe Basha vendosin të shkojnë në zgjedhje me kandidatë të veçantë, edhe ai, si kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, do të mendojë për kandidatë të tjerë. “Nuk ka nevojë të shkojmë të gjithë në miting, por të jetë përfaqësuesi i të gjithë palëve. Garën ta lënë për herë të tjera, këtu nuk ka më garë për partitë. Fatkeqësisht, garën për partitë ia falëm Ramës duke mos hyrë në zgjedhje. Këtu votojmë për individë. Nga një krah do të jetë njeriu i Edi Ramës, me gjithë financimet e qeverisë, nga krahu tjetër do të jetë një njeri i të gjithë neve. Nëse dalim me dy-tre kandidatë, ka mbaruar kjo punë. Nëse ata duan të dalin veç e veç , edhe ne do të mendojmë tonin, sado i vogël”.

“Të bëjmë sikur nuk zihemi. Në politikë ne nuk bëjmë krushqi…  E kemi diskutuar me aleatët e tjerë, kjo është ideja. Por për mendimin tim s’ka më aleancë, sepse ajo qe të gjithë ne, bashkë me PD. Tani PD nuk ka më nevojë për idetë tona. Sot fillon një fazë e re opozitare. Këto zgjedhje është një lloj skeme. Le ta vazhdojmë rivalitetin, por kur të hyjmë në zgjedhje, për efekt të pragmatizmit propozoj këtë skemë”, thotë Shehi.

Etiketa: Dashamir Shehi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dash Shehi bën koalicion me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 11 Majit

12:13 : 27/12/2024
AKTUALITET

“Listat”/ Shehi: Janë njerëz që nuk duan të vijë në pushtet opozita, mjaftohen me mandatin e deputetit

21:57 : 25/07/2024
AKTUALITET

Dash Shehi publikon emrat e 32 deputetëve që firmosën për listat e hapura: Qëndroni larg pazarit!

17:57 : 24/07/2024
AKTUALITET

“Tëndin e kanë vrarë grekët”, Shehi i kthehet Idrizit: Gjyshin tim e vranë shqipatarët në mes të oborrit

09:45 : 19/07/2024
AKTUALITET

E cilësuan si “kec i Ramës”/ Dash Shehi i përgjigjet PL-së: Meta nuk i bën nder opozitës

16:59 : 12/07/2024
AKTUALITET

Dash Shehi kundër protestës së 11 Korrikut: Qëllimi, për të hequr vëmendjen nga kodi zgjedhor

21:07 : 25/06/2024
Para

Akuzat e Bardhit për Metën, reagimi nga Presidenca: Ç’na polli belaja me këtë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com