Milani pranë rinovimit me Theo Hernandez, ja detajet e marrëveshjes

Mg Milano 22/09/2021 - campionato di calcio serie A / Milan-Venezia / foto Matteo Gribaudi/Image nella foto: esultanza gol Theo Hernandez PUBLICATIONxNOTxINxITA

Dy ndeshjet e para të vitit 2022 i përjetoi me shiritin e kapitenit në krah, duke u dëshmuar vendimtar në fushë, me dy paraqitje të nivelit shumë të lartë. Theo Hernandez, pas disa vështirësive të shpërndara aty-këtu në fazën e parë, ka filluar ta “bëjë kanal” krahun e tij të majtë dhe Milani është kthyer fitues.

Klubi kuqezi, natyrisht dëshiron ta mbajë atë dhe prej disa javësh, Maldini e Massara po negociojnë rinovimin e kontratës me përfaqësuesit e francezit. Gjatë takimit të fundit, drejtori teknik kuqezi është shprehur për këtë çështje: “Rinovimi i Theo Hernandez është në zhvillim e sipër, po ecën shumë mirë. E nisëm në kohën e duhur, por nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh një marrëveshje në negociata”.

Sipas asaj që ka mbledhur “MilanNews.it”, takimi më i rëndësishëm është zhvilluar në Madrid, në ndeshjen e Champions League dhe propozimi është ky: zgjatje deri në vitin 2027, me një pagë që do të ketë bazë të paktën 4 milionë euro, por që mund të arrijë edhe në 5 milionë me bonuset.

LEXO EDHE  Real Madrid-Athletic Bilbao, formacionet e finales së Superkupës së Spanjës

Për më tepër, vullneti i palëve është që të vazhdojnë së bashku. Theo Hernandez ka treguar gjithmonë një lidhje të madhe me ngjyrat kuqezi dhe shiriti i kapitenit, i mbajtur në dy ndeshjet e fundit, duket se e ka bërë atë krenar dhe fuqizuar. “Për rinovimin, – shpjegoi mbrojtësi i krahut për ‘SkySport’, – jemi në një pikë shumë të mirë. Jam i lumtur këtu që nga dita e parë. Po flasim”.

Prandaj, marrëveshja është afër mbylljes. Për kënaqësinë e të gjithëve, veçanërisht të vetë Theo Hernandez.