Zlatan Ibrahimovic vendos një tjetër rekord në moshën 40-vjeçare

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, edhe pse në moshën 40-vjeçare, ka arritur një rekord të ri.

Venecia bëhet viktima e 80-të e suedezit në pesë ligat më të mira.

Ibrahimovic bëhet lojtari i dytë që e arrin këtë rekord pas Cristiano Ronaldos.

LEXO EDHE  FOTO/ As Bayerni, as Reali, “IFFHS” shpall skuadrën më të mirë në botë

Portugezi e arriti këtë rekord me golin e shënuar ndaj Burnleyt në 30 dhjetor të vitit që lamë pas.

Mosha është vetëm një numër për Ibrahimovic. Suedezi vazhdon të jetë protagonist për skuadrën e Milanit.