Tërmeti i fortë godet Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri! Ja çfarë thotë IGJEUM

Pas tërmetit të fortë që goditi Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien në disa qytete të Shqipërisë përfshirë edhe Tiranën ka ardhur edhe reagimi i IGJEO-s.

Sipas këtij institucioni pavarësisht lëkundjeve të forta nuk ka as dëme materiale e as lëndime në njerëz.

Njoftimi:

Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate.

 

LEXO EDHE  Greqi/ 18,869 raste të reja dhe 81 humbje jete nga Covid