• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Migjen Basha nuk i fsheh ambiciet e tij: Synoj të marr drejtimin e Kombëtares

23:17 : 08/01/2022
në SPORT
Foto: FSHF.org

Foto: FSHF.org

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares, Migjen Basha, i ka hyrë tashmë karrierës së trajnerit, teksa është bërë pjesë e edicionit të radhës të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA A, që është niveli i dytë për nga rëndësia pas licencës UEFA PRO. Ish-mesfushori kuqezi është mjaft entuziast për këtë rrugëtim të ri në karrierën e tij, ndërsa vlerëson shumë punë që po bëhet për këtë program arsimor me një kurrikul të mirëpunuar nga FSHF-ja në bashkëpunim me UEFA-n.

Në intervistën e dhënë për Fshf.org, Migjen Basha tregon se si e sheh kursin deri tani si edhe për synimet që ai ka në të ardhmen, duke mos fshehur edhe ëndrrën që një ditë të ketë mundësinë të bëhet edhe trajner i njohur, mbase edhe i Kombëtares.

KURSI UEFA A – “Deri në këtë moment kursi ka qenë vërtetë shumë interesant, sepse nuk kemi biseduar vetëm sa i përket anës teknike dhe taktike, pasi në momentin që ke dëshirën dhe objektivin të bëhesh trajner profesionist duhet të dish edhe shumë aspekte të tjera. Aktualisht kemi punuar me pjesën teorike dhe në vazhdim besoj se do të punojmë edhe me pjesën praktike në fushën e lojës. Është me rëndësi që të diskutojmë për disa aspekte, që ndoshta kur kam qenë futbollist asokohe nuk i kisha problem, sepse mendoja për lojën në fushë dhe në momentin që kalon në rolin e trajnerit fillojnë shumë e më shumë probleme. Duhet të bisedosh me drejtuesit, ke 25 lojtarë me të cilët duhet të diskutosh çdo gjë, me stafin teknik, mjekësor, etj., por besoj se me kalimin e kohës do t’ia arrijmë të gjitha qëllimet”.

FORMIMI I TRAJNERËVE – “Besoj se është një licencë shumë me vlerë, sepse momenti kur je anëtar i UEFA-s duhet të kesh trajnerë kompetentë dhe kjo është një punë shumë e mirë që po bëhet këtu në Shqipëri, sepse pavarësisht Superiores edhe në Kategorinë e Parë duhet të jenë trajnerë të formuar dhe siç e thashë duhet që në çdo aspekt të jenë të gatshëm, sepse ndoshta një ditë do të ketë edhe trajnerë shqiptarë që mund të kenë ambicie për t’u transferuar jashtë Shqipërisë dhe të bëhen trajnerë të njohur përtej kufijve”.

SYNIMI PËR TË ARDHMEN – “Kam filluar në një kategori të ulët në Zvicër për momentin dhe kur të pajisem me licencën UEFA A, atëherë besoj se me një licencë të tillë mund të hapen dyert më lehtë dhe ke më shumë mundësi në nivele më të larta. Duhet punuar shumë që të kesh dhe mundësinë të drejtosh një skuadër më të mirë në nivele më të larta. Synimet janë të shumta. Së pari, dua që të kem licencën e trajnerit UEFA A për ta pasur më të lehtë të eci si trajner dhe pastaj dua të vazhdoj me licencën UEFA Pro, që është maksimalja në fushën e trajningut. Dhe ky është synimi im, siç kemi të gjithë synime dhe objektiva, shpresoj që një të mund të jem edhe trajner i Kombëtares”.

Lexo edhe:

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

Zyrtare/ Migjen Basha merr detyrën e rëndësishme te klubi zviceran, Lausanne Sport

Etiketa: migjen basha

Lajme të lidhura

SPORT

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Migjen Basha merr detyrën e rëndësishme te klubi zviceran, Lausanne Sport

17:35 : 23/02/2023
SPORT

Migjen Basha i sinqertë, tregon arsyen pse nuk firmosi me Partizanin

17:13 : 23/10/2021
Foto - FSHF
SPORT

Migjen Basha “var këpucët në gozhdë”: Ka ardhur koha për të kthyer faqen…

17:33 : 04/10/2021
Para

Parashikimi i motit për ditën e diel, 9 Janar 2021

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com