Nuk e ndal dorën Blinkeni, sanksione të vizave ndaj 8 zyrtarëve

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, ka njoftuar për sanksione të vizave ndaj tetë zyrtarëve qeveritarë të Kubës.

Këto sanksione ndodhën me arsyetimin se Kuba dënoi me burg protestuesit paqësorë. Sekretari Amerikan gjithashtu tha se SHBA qëndron me popullin kubanez dhe në luftën e tij për liri.

LEXO EDHE  FOTO/ Pengmarrja në një sinagogë në Teksas, vritet agresori

“SHBA vendosi sanksione në viza për 8 zyrtarë të qeverisë kubaneze. Ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe i dënojnë me burgime të padrejta duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne qëndrojmë me popullin kuban në luftën e tij për liri”, ka shkruar Blinken.