FOTO/ Nishani: Me 8 janar demokratët do e kthejnë PD-në në shtëpinë e lirisë

Ish-presidenti Bujar Nishani postoi disa foto nga festimet për 31-vjetorin e PD-së në Kukës.

Nishani shkruan se me 8 janar, demokratët do e kthejnë PD-në në shtëpinë e lirisë.

“Mes demokratëve të Kukësit, elita e njerëzve të lirë dhe patriotizmit në Shqipëri! Në 31-vjetorin e themelimit të kësaj dege u konfirmua se opozita është rikthyer në misionin e saj.

LEXO EDHE  Kush do e përfaqësojë PD-në në zgjedhjet e pjesshme lokale? Ja si përgjigjet Noka

Besim, shpresë, forcë për një Shqipëri ndryshe. Më 8 janar, ora 12:00, demokratët e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë do të mblidhen në Selinë e PD në Tiranë për ta kthyer atë nga bunker i pazareve të pista në shtëpinë e lirisë të shqiptarëve,” shkruan Nishani.