Aktorja shqiptare nominohet për çmimet ‘BAFTA’

Photo by: Artan Korenica

Aktorja shqiptare Yllka Gashi është nominuar për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA). Këtë lajm e ka konfirmuar vetë aktorja e cila me anë të një postimi në Facebook ka shprehur se ndihet shumë krenare dhe e vlerësuar edhe nëse kjo mbetet vetëm një parashikim.

“Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këto lista, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film Ky është nder shumë i veçantë edhe nëse mbetet vetëm parashikim medial! Me ose pa nominim – sepse as nuk dua të mendoj shumë e të preokupohem me diçka që nuk është në dorën time e nuk varet nga unë – fat të madh e nder jetësor e konsideroj mundësinë që e kam pasur ta portretizoj një grua të jashtëzakonshme siç është zonja Fahrije Hoti. Të punoj me një regjisore të mrekullueshme e tepër punëtore që më inspiron çdo ditë si Blerta Basholli dhe me produksionin Ikonë që janë shumë meritor për çdo sukses që e kemi pasur deri tash, ta ndajë skenën me një kast briliant të aktorëve e të jem çdo ditë me një ekip fantastik prapa kamerës si ekipi i filmit tonë! Falemnderit krejtve për këtë përvojë të paharrueshme!“, shkruan aktorja.

LEXO EDHE  Thierry zbulon pse Hueyda El Saied vendosi ta mbante të fshehtë sëmundjen që i mori jetën

Aktorja Yllka Gashi interpreton në filmin “Zgjoi”, të Blerta Bashollit, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të nominimeve për një Oscar.