Arjan Konomi “thumbon” Alvisa Qarrin: Kemi të bëjmë me mashtrime. Të gjithë i qanin hallin, ajo bënte reklama

Një nga ngjarjet më të rëndësishme në “Për’puthen” ishte skandali Alvisa-Hysen dhe më pas dalja çift e Alvisës edhe Bashkimit. Pavarësisht se Bora Zemani dhe opinionistët Elona Duro e Bled Strakosha janë pro atij çifti Arjani vazhdon të jetë mosbesues.

“Po ta analizojmë kur u kthye Hyseni, Bashkimi ishte shumë dyshues për një lidhje të fshehtë midis atyre dhe i ndaloj takimet me Alvisën. Kur u bind nga Alvisa dhe nga Hyseni se ata nuk kishin gjë bashkë, më pas u ndje i tradhtuar kur dolën të vërtetat. E aty thuhej nga vetë ajo se  e kishte zgjedhur Bashkimin si më i pëlqyeri i publikut se kishte fanpage, e nuk mund të thuash që nuk janë të vërteta, sepse kisha frikë. Këto nuk t’i pranon asnjë gjykatë në botë, nqs t’i thua 5 të vërteta dhe shpif 5 të tjera, nuk të beson njeri. Dyshoj që Bashkimi e beson, po bëjnë thjesht një lojë të bukur, për të dalë në disa intervista, për të vazhduar dhe pak famën, për përfitime ekonomike. Kur të gjithë qanin hallin e Alvisës ajo bënte shumë reklama në ditë. Nëse nuk do ishin gjithë këto situata, unë do besoja te ata. Kemi të bëjmë me mashtrime dhe nuk lihen pas, Bashkimi vërtetë ka jetuar jashtë, por ai është tradicional dhe i rritur me norma morale brenda familjes. Nuk besoj se Bashkimi e beson Alvisën”- tha Arjani.

LEXO EDHE  "Je shumë keq...."/ Çfarë i tha Elgiti-Donaldit në vesh