Në Kosovë në 24 orët e fundit 1 qytetar ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Ndërkohë nga 3482 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 47 persona.
Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërkohë 7 qytetarë janë shëruar nga Covid-19.
Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 492.
Prej kohësh, Kosova paraqet një kurbë në rënie të rasteve të reja, por edhe fataliteteve.













