• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Berisha i shërben Ramës, gjithë shqiptarët e kanë mirëpritur përjashtimin e tij

15:31 : 29/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lulzim Basha deklaroi këtë të Mërkurë nga Dibra se Sali Berisha po i shërben Edi Ramës duke tentuar të përçajë PD-në.

Gjatë një takimi me demokratë, Basha tha se të gjithë shqiptarët e kanë mirëpritur “zgjedhjen që kemi bërë në 18 Dhjetor”, duke iu referuar përjashtimit të Berishës nga strukturat e PD.

Për Bashën, Berisha vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve me lëvizjen e tij.

Basha bëri thirrje për bashkim të demokratëve për rrëzimin e Ramës nga pushteti dhe një qeverisje të re.

 “Ne nuk kishim në dorë asgjë, në vendimin e aleatit tonë strategjik. As mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja non grata e Sali Berishës, është një vendim që është marrë nga aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini se për muaj me radhë unë kam punuar me të dhe me partnerët tanë strategjik për të gjetur një zgjidhje pikërisht, për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës. Por në fund, njeriu që me të vërtet ka bërë shumë për këtë parti, por dhe ka marrë shumë nga kjo parti, vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe ç’është më e keqja mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Kjo është e vërteta e qartë dhe e qëruar, gjithçka tjetër është gënjeshtër e sido që të serviret, prapë gënjeshtër ngelet. Për fat të keq, me vendosjen e interesave personale, mbi interesat e demokratëve dhe mbi interesat e shqiptarëve, ajo që ka ndodhur këto tre muaj dhe ai që e ka shkaktuar po i shërbejnë pikërisht kësaj. E ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa në një kohë që duhet të shpalosim një betejë frontale kundër tij dhe qeverisë së tij, demokratët të merren me njëri-tjetrin. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën sesa në vend që të ushtojë Shqipëria nga protestat për skandalin e inceneratorëve, lartë e poshtë dëgjohen zëra të atyre që vetëm kanë përfituar në kurriz të demokratëve, vetëm kanë përfituar mbi sakrificat e demokratëve dhe pushtetin e marrë mbi sakrificat e tyre dhe që sot janë gati të bëjnë gjithçka për karrige. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa nga mëngjesi deri në darkë si një telenovelë turke pa fund e pa fillim, në vend që të flitet për problemet e shqiptarëve, në vend që t’i mobilizojmë dibranët dhe gjithë shqiptarët në betejë, të dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen, e riqarkullohen”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

“Salianji hante darka me ata që godisja unë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

“PD u vendos përpara dy mundësive: Të mbetemi peng i një lufte të brendshme të nisur nga një njeri për interesat e tij personale. Një lufte që do të sakrifikohej interesat e të gjithë demokratëve, që do të zëroj 31 vite sakrificë që nga dita e parë e themelimit, të themeluesve, qëndrestarëve, që do të vërë në rrezik të ardhmen e forcës tonë politike, të familjes tonë politike. Që do të zhbëjë projektet, vizionin, ëndrrën tonë për rininë demokratë dhe rininë shqiptare, apo të zgjedhim të ardhmen? E pra, ne jemi mbledhur sot vetëm pak ditë pasi Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh në Tiranë dhe foli qartë përmes delegatëve të Dibrës dhe mbarë Shqipërisë dhe vendosi atë që do të vendoste çdokush, çdo prind për fëmijën e vet, çdo familje për veten e saj dhe familja jonë politike vendosi në këtë Kuvend të Zgjedh ardhmen. Të zgjedhim të ardhmen do të thotë të shkëputemi nga tranzicioni, të lëmë pas hijet e të shkuarës, të bashkohemi në betejën me armikun e përditshëm të mirëqenies së shqiptarëve, korrupsionin dhe shkaktarin e këtij korrupsioni Edi Ramën dhe qeverisjen e tij. Askush nuk është habitur, ndonëse të gjithë shqiptarët e kanë mirëpritur zgjedhjen që ne kemi bërë në 18 dhjetor. Askush nuk ka pse të habitet, sepse ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne kemi lindur për shkak të shpresës dhe dëshirës së shqiptarëve për ndryshim, për ta shkëputur Shqipërinë e klonuar, e rrethuar nga kloni komunist, e izoluar, e të varfëruar dhe për ta bashkuar atë me familjet  e kombeve të lira”, shtoi.

“Dhe përveç atyre që luftojnë për karriget e tyre dhe atyre që janë ende fatkeqësisht të verbuar nga emocionet dhe nuk arrijnë ende të vendosin interesin e përgjithshëm të demokratëve dhe të shqiptarëve, mbi interesat e një personi, të gjithë të tjetër po e kuptojnë, se fitorja që Partia Demokratike dhe Shqipëria meriton, është sot më pranë. Se pengesat që kemi pasur janë më të kapërcyeshme dhe se aleancat tona janë më të forta dhe vizioni i ynë më i qartë për të larguar regjimin dhe për të sjell Partinë Demokratike në pushtet. Kjo e ardhme ka trajtat e demokratëve të sakrificës, jo e atyre privilegjeve. Të themeluesve që kurrë nuk u ndanë në asnjë betejë, të të rinjve demokrat që me vetëdije vendosën që Partia Demokratike nuk duhet t’i braktis vlerat e saj pro perëndimore. Që Partia Demokratike nuk është dhe do të jetë pronë private e askujt, por pasuri e të gjithë demokratëve, pasuri e shqiptarëve, pasuri kombëtare. Jemi shumë më shumë se kaq. Jemi instrumenti për të ndryshuar Shqipërinë, jemi instrumente për të përmbysur këtë të keqe. Jemi instrumenti për të larguar atë, për ta çrrënjosur nga Bashkia e Dibrës, në atë të Sarandës dhe mbi të gjitha në Tiranë. Dhe që ky instrument të jetë 100% i fokusuar në detyrën e madhe kombëtare që ka përpara, tani është momenti t’i themi ndal çdo retorike përçarëse. E kam thënë kudo ku më kanë pyetur dhe duhet ta përsëris edhe sot, demokratët nuk janë të përçarë. Ne ndajmë një qëllim: Largimin e Edi Ramës”, vijoi ai.

Etiketa: Lulzim Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Salianji hante darka me ata që godisja unë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën

12:09 : 03/05/2026
AKTUALITET

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

17:54 : 10/04/2026
AKTUALITET

“Kontrolle për “Range Rover-in e Flamur Nokës”/ Berisha: Kërkuan faturat, doli firma e Lul Bashës!

13:44 : 06/02/2026
AKTUALITET

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

13:41 : 31/01/2026
AKTUALITET

Berisha për Bashën: Ditën ishte me PD, natën me Ramën

18:59 : 13/01/2026
AKTUALITET

Marrëveshja e 17 majit/ Edi Rama zbulon bisedat me Lulzim Bashën

22:23 : 18/12/2025
Para
Foto: Big Brother

Beatrix e zhgënjyer nga Donaldi: Me mua nuk hapesh, Antonelës i kishe treguar gjëra personale

TË GJITHA

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom