• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

18 mln në muaj/ Baton Haxhiu: Unë punoj 15 orë në ditë, e meritoj pagën

10:01 : 24/12/2021
në AKTUALITET

Baton Haxhiu ka reaguar pas publikimit në aplikacionet e komunikimit i disa të dhënave personale, mes tyre edhe paga mujore, e mbi 600 mijë qytetarëve.

Sipas listës së pagave për muajin Janar, Baton Haxhiu ka marrë rreth 18 milionë lekë (të vjetra) pagë bruto si “Drejtor i marketingut” nga Spitali Amerikan.

Në reagimin lidhur me publikimin e të dhënave, Haxhiu tha kjo është e pahijshme, shtoi se ai punon nga 15 orë në ditë dhe meriton “më shumë se 100 mijë euro”.

“Është e pahijshme që ta ekspozosh njeriun që punon nga 15 orë në ditë dhe t’i shqetësosh të tjerët me rrogën time. T’i ekspozosh dukujt që e ka 10 mijë Euro rrogën kjo i bie që askush nuk e shikon punën tënde që ke 3 emisione në atë televizion. Rroga ime hyn në pjesën e sekretit tim. Nuk di çfarë duhet t’i ekspozohet njeriut më shumë se aq. Jam lakuriq për arsye se ekspozimi i punës time bëhet për 10% të shikuesve. Këto janë gjëra që janë të pahijshme. Dhe ne meritojmë më shumë se aq se të gjitha këto gjëra që bëjmë ne në botë kushtojnë më shumë se 100 mijë Euro”, u shpreh.

“Unë nuk di kë të padis. Edi Rama bëri një kërkesë falje publike por ende s’ma ka gjetur fajtorin. Ajo që unë kërkoj është që kush është njeriu që moralisht duhet të ikë nga vendi i punës”, tha Baton Haxhiu.

Lexo edhe:

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

Spitali Amerikan që sipas të dhënave të publikuara ka derdhur rreth 18 mln në Janar për Baton Haxhiun, në fakt është vënë shpesh në qendër të kritikave për shkak të miliardave të parave publike të përfituara parmës procedurës së koncesioneve, të dyshuara si korruptive.

Kujtojmë se koncesioni i shumëdebatuar i dializës i është dhënë kompanisë DiaVita, e zotëruar 15% nga Spitali Amerikan dhe 75% nga Evita-një kompani e vogël, e cila zotërohet tanimë në shumicë nga pronarë të panjohur nën “guackën” e kompanisë ARIMO B.V me seli gjithashtu në Holandë. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, Spitali Amerikan është përfituesi më i madh i fondeve publike për shërbimin e dializës, si përmes kontratave direkte me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ashtu edhe përmes kompanisë DiaVita.

Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se ky koncesion, bashkë me Check-up-in, “kanë ndryshuar ndjeshëm kushtet e tregut, dhe kjo dikton nevojën e një rishikimi të nevojave reale të tij, si dhe termave të projekt-kontratës së koncesionit për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese nga laboratorët mjeksorë”.

Për këtë shërbim ka pasur akuza e raportime të herëpashershme se pavarësisht miliardave të përfituara, kushtet e ofrimit të shërbimit janë të mjerueshme.

Etiketa: baton haxhiu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

19:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025
AKTUALITET

“LaCivita, njeri katastrofal”/ Noka përplaset me Baton Haxhiun: Jeni avokat nën rrogoz i autokracisë

22:29 : 02/06/2025
AKTUALITET

Baton Haxhiu: Shqipëria është ende shumë larg standardeve europiane

22:29 : 28/04/2025
AKTUALITET

Ahmetaj përplaset me Baton Haxhiun: Mos më hap barkun! Ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

22:54 : 27/02/2025
AKTUALITET

Baton Haxhiu kapet “mat”, nuk di emrat e ministrave të Ramës

09:51 : 07/02/2025
Para

Merr zjarr dyqani në Durrës, lëndohet pronari

TË GJITHA

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

13:10 : 11/08/2025

Horoskopi javor/ Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

13:09 : 11/08/2025

E rëndë në Kuçovë! 59-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

12:55 : 11/08/2025

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

12:51 : 11/08/2025

Ndërprerja e sinjalit të News24, gazetarët në protestë: Liria e medias në rrezik

12:37 : 11/08/2025

Emigrantët kthehen në shtëpi për pushime, fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit

12:23 : 11/08/2025

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

12:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com