• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

18:59 : 22/12/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ngjajnë së toku gjatë një jete të tërë.

Të hënën dëgjova ambasadoren amerikane Yuri Kim, që në një takim që përkonte me dy vjetorin e SPAK, tu thoshte prokurorëve të posaçëm se ata ishin “heronjtë e fëmijëve shqiptarë”. Pra se ata po e kryenin mirë detyrën, se tani të fortët e pa ndëshkueshëm të këtij vendi, kishin filluar të kishin frikë.

Të martën në mesditë i prita këta heronj në Gjykatën e Lartë në përballjen që Lapsi.al kishte me ta për çështjen e politizuar të procesit të patronazhistëve.

Ata, pasi nuk kishin hetuar as në PS, as te AKSHI e kishin mbyllur dosjen si një hetim që nuk kishte gjetur lidhje me krimet zgjedhore. Në sallën e procesit ishte dërguar një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, që ngaqë nuk kishte pikë lidhjeje me të, kërkoi të tërhiqej.

Lexo edhe:

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

Edhe në BE do na fusë Erdogani

Të mërkurën e pashë me sytë e mij listën e grabitur të mbi 630 mij qytetarëve shqiptarë të cilëve u ishin bërë publike pagat, vendi i punës, kartat e identitetit etj.

Të treja këto episode lidhen me një fill të vetëm me njëri tjetrin. Në prill të këtij viti Lapsi.al publikoi rrjedhjen e databazës më të madhe të të dhënave personale që kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ne provuam me fakte, dëshmi dhe prova se kjo vjedhje e institucioneve shtetërore, të cilave qytetarët u kishin besuar privacinë e tyre, ishte bërë me qëllim për tu përdorur nga patronazhistët e rilindjes të cilët shantazhonin, joshnin dhe blenin votuesit. Ndonëse ky qe një skandal i përmasave të atilla, sa që solli në Tiranë të gjithë korespondentët e shtypit europian, Edi Rama e kaloi atë me gallatë, duke shprehur madje krenari për ushtrinë e tij të korruptuesve.

Edhe SPAK e mori udhëzimin politik. Ai filloi spektaklin e hetimit të gazetarëve, gjë për të cilën i theu hundën me shpejtësi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Por nuk kaloi shumë dhe çështja degjeneroi.

“Heronjtë e fëmijëve”, nuk guxuan as të merrnin në pyetje qoftë dhe një patronazhist të vetëm, nuk trokitën në asnjë institucion të cilit qytetarët i kishin besuar fshehtësinë e të dhënave të veta dhe arritën në përfundimin se hetimi i kësaj dosjeje nuk i takonte atyre.

Një ditë pasi unë e humba mundësinë të përballesha me ta në Gjykatën e Lartë, shpërtheu skandali tjetër, ai i rrjedhjes së pagave të qindra mijë të punësuarve shtetërorë dhe privatë. Kjo gjëmë që dhunon interesat tregtare të mijra kompanive të biznesit, që i bën qytetarët me paga të mira, si drejtorë bankash apo CEO kompanish, pre të shantazhit nga bandat e dhunshme, ngre disa pyetje të thjeshta.

A do ndodhte kjo nëse PS dhe Rama do ishin ndëshkuar për krimin fillestar? A do ishte e mundur nëse SPAK do kishte bërë detyrën e vet minimale? A do kamuflohej dot nëse Yuri Kim dhe Soreca nuk do i trajtonin shqiptarët si debilë, duke i thënë se pandëshkueshmërisë po i jepet fund?

Natyrisht që jo!

Zhveshja nga privacia financiare e dhjetra mijra qytetarëve është fryt i kësaj aleance të trefishtë kriminale të nisur nga politikanët që i grabitën, të pahetuar nga prokurorët që iu shamngën detyrës dhe të justifikuar nga ambasadorët që mbyllën sytë për ta vazhduar me përrallën e suksesit të reformës në drejtësi.

Dhe e bukura qëndron në faktin se kjo është një nga ato çështje që rëndon njësoj mbi të gjithë qytetarët, pavarësisht nga preferenca e tyre politike, apo përkatësia me pushtetin apo opozitën. Sot teksa bisedoja për këtë skandal, fytyrat më të zymta i gjeta tek mbështetësit më të flaktë të Ramës dhe tek ruspijet më të devotshme të rilindjes. Sepse së pari atyre u kishin dalë në publik milionat maramendëse që fusnin në xhep, në këmbim të shërbimit të pështirë ndaj regjimit.

Kjo pra është autokracia qesharake nën të cilën jetojmë, ajo që nuk mbron dot as shërbëtorët e vet. Sepse kjo piramidë që është ngritur prej tetë vitesh, ka vetëm një qëllim, të mbajë në kulm të saj një njeri të vetëm, në gjithçka tjetër është banale dhe amatore.

Një vjedhje thelbësore në këto përmasa nuk ka ndodhur as në kohën e “terapisë shock”, kur u bë shkrumb e hi shumëçka, as në perudhën kur Zani me Kakamin hapnin depot e armatimeve.

Sot shteti është me brekë nëpër këmbë.

Sot qytetarët janë të rrëzikuar më shumë se kurrë, pasi regjimi dhe bandat e tij iu’a dinë edhe atë që mbajnë të fshehur nën dyshek. Ngaqë janë mësuar të durojnë ata edhe mund të vazhdojnë ta bëjnnë këtë. Ama një gjë është e sigurtë, as dhe më të bindurit tashmë nuk besojnë dot në përrallat se po modernizohet Shqipëria dhe se po rivendoset drejtësia.

Etiketa: bushati boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

21:37 : 31/01/2022
AKTUALITET

Edhe në BE do na fusë Erdogani

22:21 : 16/07/2021
AKTUALITET

Dy grupe armiqësore brenda lëvizjes ‘Basha IK’

17:16 : 28/04/2021
AKTUALITET

Kush i bleu votat e Exit Poll-eve?

16:08 : 26/04/2021
AKTUALITET

Bushati në Shkodër: PD-ja ka një plan masash për rimëkëmbjen e bizneseve

16:27 : 27/03/2021
AKTUALITET

Fundi i fabulës me racizmin antikosovar

23:05 : 29/12/2020
Para
Foto: Facebook

Partizani e mbyll vitin me trofe, mposht Flamurtarin dhe rrëmben Superkupën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zelensky takon për herë të parë me Kryeministrin kanadez, çfarë u diskutua

20:53 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin/ Kush hyn në kuvend nga PD e PS

20:41 : 17/05/2025

Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it, mbi 80 mijë interistë bëjnë kërkesë

20:39 : 17/05/2025

“‘Shqipëria Bëhet’ duhet të merrte 6 mandate”, Lapaj: Të ndryshohet ligji elektoral

20:26 : 17/05/2025

Granit Xhaka e mbyll me Leverkusen, gjen akordin me ekipin e ri

20:26 : 17/05/2025

Gazetarja: Ndikimi i krimit në zgjedhje u rrit, por është sofistikuar shumë

20:20 : 17/05/2025

Të dielën polakët drejt qendrave të votimit, vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

20:10 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com