• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Radio e Kongresit Amerikan: Mijëra potestues kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë

19:53 : 20/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës më 20 dhjetor, për të protestuar shkuarjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në këtë shtet.

Protesta është organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve të mbledhur para kryeministrisë, Berisha tha se kjo protestë është kundër projektit “Ballkani i Hapur”, që sipas tij kërkon të kthejë hegjemoninë serbe në Ballkan.

“Ngrihemi në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar, jemi mbledhur të protestojmë kundër projektit fantazmë të aleancës Beograd-Tiranë-Shkup. Dua të garantoj shqiptarët se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal. Kjo është një protestë kundër një projekti që është refuzuar nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Një projekt që nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon”, tha Berisha.

Protestuesit kanë djegur një flamur të Serbisë, që ishte vendosur në një shtyllë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Lexo edhe:

Presidenca kërkon moskompetencë të Kushtetueses për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për vendim

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

Ata u shpërndanë të qetë.

***

Vuçiç arrin në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës të nismës për bashkëpunim rajonal, “Ballkani i Hapur”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë nikoqir i presidentit serb Vuçiç dhe i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Vendimi i Berishës për organizimin e kësaj proteste erdhi pas një përçarjeje brenda Partisë që ai ka themeluar, kur u përjashtua nga kryesia e saj pasi u shpall person i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Përmes një referendumi të mbajtur ditën e shtunë, ku u tha se 43,385 anëtarë të Partisë Demokratike votuan për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj partie, Berisha tha se me protestën e sotme “do të fillojë opozitarizmi në Shqipëri”.

Në një postim në Facebook më herët gjatë ditës, Berisha ka listuar arsyet pse ka thirrur këtë protestë, duke thënë ndër tjerash se Vuçiç është “është ministër i (ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan) Millosheviqit dhe se ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij”.

“Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të”, shkroi Berisha në një nga arsyet e tij.

Në anën tjetër, gjatë ditës së hënë, ndërtesa e kryeministrisë është “blinduar” me dyer të hekurta dhe nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se do të ketë masa të shtuara të sigurisë nëpër gjithë kryeqytetin e Tiranës.

Sipas agjendës së publikuar, më 20 dhjetor Rama, Vuçiç dhe Zaev do të marrin pjesë në një darkë zyrtare në Elbasan, ku pritet të jetë i pranishëm përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacionit “Shoqëri e Hapur”.

Ndërkaq, më 21 dhjetor, tre liderët do të zhvillojnë takim në Tiranë dhe në këtë takim, përmes video-lidhjes do të marrë pjesë edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Ndryshe, në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe kjo iniciativë u iniciua nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019.

Fillimisht kjo nismë u quajt “Mini-Shengen” dhe parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve.

Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”.

Në nismën “Ballkani i Hapur” nuk bëjnë pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Udhëheqësit në Kosovë argumentojnë se kjo nismë është e dëmshme, nuk është e ndërtuar mbi parimet themelore të bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe nuk pranon trajtimin e barabartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Etiketa: protesteTiraneVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Presidenca kërkon moskompetencë të Kushtetueses për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për vendim

10:23 : 31/10/2025
AKTUALITET

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025
AKTUALITET

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

12:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

11:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pensionistët protestojnë para Kuvendit për minimumin jetik: Nuk e mbyllim dot muajin!

10:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune

10:17 : 30/10/2025
Para

“Ke kaq shumë para por…”, Nusret publikon takimin me nënën por përballet me kritika

TË GJITHA

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025

“Zbresim në bazë”, Këlliçi përjashton bojkotin e Kuvendit, zbulon detaje nga aksioni opozitar

19:39 : 31/10/2025

Balluku nën hetim/ Bardhi: Vodhi 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë! Duhet të shkarkohet

19:24 : 31/10/2025

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

19:17 : 31/10/2025

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

19:14 : 31/10/2025

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com