• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Plehrat” e Mërtirit/ A do të dënojë gjyqtari Besnik Hoxha për “Shpifje” prokurorin e SPAK?

11:29 : 20/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga BoldNews.al

Gjyqtari i Tiranës Besnik Hoxha bëri një përpjekje të fundit për t’i shpëtuar fytyrën (literalisht) Mirel Mërtirit, pak ditë para se Prokuroria e Posaçme SPAK të gërvishte pak skandalin e inceneratorëve në Shqipëri.

“Boldnews.al” u dënua për shpifje nga gjyqtari Hoxha, për faktin se publikoi foton reale të biznesmenit kontrovers Mërtiri, me disa zyrtarë të lartë në Zimbabve, të arrestuar apo të dyshuar për një aferë 60 milionë dollarë me kompaninë zvicerane të një personi shqiptar, të identifikuar si “Ilir Dedja”.

Raportimet e medias afrikane i vendosën emrin “Ilir Dedja” personit Mirel Mërtiri. Redaksia e “Boldnews.al” publikoi këtë skandal dhe Mirel Mërtiri përdori gjyqtarin Besnik Hoxha dhe prokurorin Isa Jata për të tentuar t’i mbyllë gojën medias, nëpërmjet gjobitjes për “Shpifje”.

Pra, gjyqtari Hoxha u kujdes shumë për fytyrën e Mërtirit.

Lexo edhe:

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Po tani, që SPAK-u, më në fund, bëri një lëvizje të vogël, por gjithësesi të mjaftueshme për të zbuluar fytyrën e vërtetë të sipërmarrjes së inceneratorëve, a do të kujdeset gjyqtari Besnik Hoxha të mbrojë sërish fytyrën e Mirel Mërtirit?

Nëse do të eci me të njëjtën logjikë që ndoqi për redaksinë e “Boldneës.al”, gjyqtari Hoxha mund të marrë nën gjykim penal prokurorin e SPAK-ut, Klodian Braho.

Ky i fundit, megjithëse pa shumë forcë, dhe, siç besojnë edhe shumë analistë, i nxitur nga “urdhëra politikë” për të trajtuar dosjen e inceneratorëve, nxori urdhër arresti për Lefter Kokën, si edhe Klodian Zoton e Stela Gugalljan, përkatësisht ortak në biznes dhe njerëz të familjes së ngushtë të Mirel Mërtirit.

Për këtë të fundit, SPAK nuk ka njoftuar zyrtarisht se e ka shpallur në kërkim, megjithëse raportime mediatike e deklarojnë diçka të tillë.

Pavarësisht nëse Mërtiri është ose jo në kërkim, emri i tij është i përfshirë aq shumë në skandalin financiar të inceneratorëve, saqë edhe nëse Klodian Braho nuk lëviz më shumë, sërish ai është personazh i diskretituar publikisht në këtë aferë.

Pra, fytyra e Mirel Mërtirit është sërish në rrezik, ashtu siç u ndje nga raportimet korrekte të “Boldneës.al”.

Ndaj, nuk do të jetë aspak çudi që ai të kërkojë pastrimin e fytyrës së tij tek gjyqtarë si Besnik Hoxha e prokurori Isa Jata.

A do të jenë në gjendje këta personazhe të sistemit të drejtësisë që t’i dalin sërish në mbrojtje fytyrës së Mirel Mërtirit?

A do të guxojnë që të dënojnë për “Shpifje” prokurorët e SPAK-ut, njëlloj siç vepruan me redaksinë mediatike?

A do të mjaftojnë paratë e inceneratorëve për t’i dhënë sërish guxim gjyqtarit Besnik Hoxha të mbrojë atë që duket në dritën e diellit?

Etiketa: mirel mertiripleheraspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
Para

Lirohet nga detyra kreu i AKU, ja kush emërohet në vend të tij

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com