E ëma i ndërroi jetë nga Covid-19, blogerja shqiptare dhe mikesha e saj rrëfejnë betejën e vështirë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, Mirela ka treguar një histori mjaft të trishtë të shoqes së saj, e cila humbi nënën si pasojë e Covid-19. Ajo ka treguar se pengu më i madh i mikes së saj, njëkohësisht dhe blogeres së njohur, Lindës ka qenë se nuk ka mundur që të ishte afër së ëmës në spital në momentet e fundit të jetës.

Mirela: Në fakt unë kam ardhur për shoqen time të ngushtë, Lindën. Mbase shumica e publikut e njohin Lindën sepse është një blogere shumë e suksesshme. Linda është shoqja ime prej katër vitesh dhe jemi njohur rastësisht në periudhë festash. Duke qenë dy vajza që na pëlqen stili, pasi erdha në shtëpi më del rastësisht Linda në Instagram dhe i bëra direkt follow dhe më pas dhe ajo më ndjeku në rrjetet sociale. Ishte dashuri me veshjen.

Ardit Gjebrea: Kishte ndopak zili që “sa bukur qenka veshur”?

Mirela: Unë e kisha pak më shumë zili atë se ajo ishte veshur më bukur. Që nga ajo kohë jemi bërë të pandashme dhe kemi ndarë shumë momente bashkë. Një vit më parë, Covidi u bë një pjesë e çdo familje. Për rastësi edhe Covidi erdhi në familjet tona në të nëjtën kohë. Më zuri mua dhe tim shoq, i cili ishte në gjendje të rëndë dhe po ashtu e zuri Lindën dhe familjen e saj. Edhe ajo i kishte të dy prindërit në gjendje kritike. Unë dhe Linda si pak më të  forta e përballuam më mirë këtë sëmundje dhe për 21 ditë të dyja mësonim njëra-tjetrën sepse po shihnim familjarët në gjendje kritike për jetën dhe ishte një traumë e madhe për të dyja, por pas 21 ditësh, im shoq i hoqi apraturat e oksigjenit, u bë më mirë, por nëna e Lindës u përkeqësua shumë dhe ajo u detyrua që të kërkonte ndihmë më të specializuar dhe vendosi që ta çonte në spital. Nëna e saj kishte kërkuar që vetëm këtë të mos ta bënte dhe kishte shumë frikë pasi mendonte që po të shkonte atje do të vdiste.

Linda më thotë që në momentin që e vura në ambulancë, i thashë që nuk do të lë ty të vdesësh larg meje dhe ajo më tha që i kërkoi vetëm këtë gjë: E vetmja gjë që unë të kërkoj edhe nëse po shkoj drejt kësaj rruge, edhe nëse mjekët të thonë që unë nuk shpëtoj dot, të lutem më merr në shtëpi, mos më lër të vdes larg teje. Në atë moment, ajo heq unazën që kishte në gisht dhe ia dha dhuratë Lindës. Ky ka qenë edhe pengu i Lindës sepse edhe në shtëpi po ta mbante do të ndjehej keq sepse do të thoshte nuk ia dhashë mundësinë të kurohej në spital, por ajo më thotë:

“Të paktën të kishte dhënë frymë afër meje, unë nuk e di si e ka dhënë frymën e fundit, si është ndjerë. Unë e di se më ka kërkuar ato momente dhe për më tepër ta marrësh në banesën e fundit dhe ta përcjellësh në banesën e fundit pa e parë më asnjëherë.”

Momenti i fundit ishte kur e vuri në ambulancë. Ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë për Lindën. Ne që ishim shoqet e saj shqetësoheshim shpesh sepse nuk dinim as ku ta gjenim. Ajo periudhë më la me traumë të madhe dhe po atë periudhë ndërrova punën dhe ishte një kohë që nuk pata kohë të rrija fizikisht me Lindën ashtu si doja. Jam ndjerë shumë fajtore sepse kur ajo nuk hapte ndonjëherë telefonin, unë mendoja se mos ajo ishte mërzitur me mua sepse unë nuk po rri afër saj aq sa do të doja të isha në fakt.

Në këtë periudhë festash, Mirela ka ardhur në program për t’i treguar Lindës se nuk është vetëm dhe se ka sërish nevojë për buzëqeshjen e saj të dikurshme. Linda është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” dhe ka treguar se në jetë ka një mungesë mjaft të madhe në jetë prej një viti, e cila është nëna e saj.

LEXO EDHE  Beatrix 'çmendet' nga xhelozia: Egzona të ka qejf/ Revoltohet Donaldi: Mos na çaj b*thën, ti s'je normale (Video)

Ardit Gjebrea: Çfarë ke lënë pas gjatë kësaj kohe që nuk ke patur fuqi që t’i ndjekësh si më parë?

Linda: Unë jam një influencer, kjo që bëj është më shumë pasion se profesion dhe ka qenë një dashuri e madhe e imja dhe e mamit. Edhe pse përpiqem, ka momente që dorëzohem.

Ardit Gjebrea: Beson në ekzistencën e një dimensioni tjetër?

Linda: Unë e di që ajo është këtu.

Ardit Gjebrea: Nëse ajo është këtu, do t’i pëlqente asaj që të dorëzoheshe?

Linda: Kurrë.

Ardit Gjebrea: Atëherë pse e bën?

Linda: Sepse disa gjëra janë më të forta se unë.  Dhimbja është shumë e freskët. Ndoshta shumë njerëz thonë se duhet të ngrihesh, u bë një vit. Kur më thonë kështu është akoma më e dhimbshme pasi prindërit, të kalojnë edhe 20 vite është një palgë. Për mua ajo ka qenë shpirti im. Në momentin që ajo ka ikur, ka vdekur dhe një pjesë e imja.

/tvklan.al