• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Disiplina bën “kërdinë” në Superiore, gjoba për Partizanin, Tiranën dhe Teutën/ Ja të gjitha vendimet

19:41 : 17/12/2021
në SPORT

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës është mbledhur sot dhe ka marrë shumë vendime dhe bie në sy që shumë prej klubeve të Superiores janë gjobitur për shkak të sjelljes së tifozëve. Dinamo ia hedh me paralajmërim ndërsa vijojnë gjobat për Partizanin dhe Teutën.

KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin e Laçit sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv dhe për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Superiores, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 14, 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS dhe neneve 63.1 dhe 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, dënohet me gjobë në masën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

Lexo edhe:

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

FK Dinamo, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i FK Tërbuni, Migen Metani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Pogradeci, Ylli Çekiçi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalëofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Maliqi, Redinel Demollari, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Bylis, Samuel Xhemali, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Burreli U-19, Mario Canameti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Gani Osmeni, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së KF Shkodra U-19, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, KF Shkodra U-19 vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Pranimin e kërkesës së FC Besa U-19, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, FC Besa U-19 vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Shënkolli U-19, Sildi Lekgegaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të A.F. Bajrami U-19, Olci Murati, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Etiketa: DisiplinaPartizaniteuta

Lajme të lidhura

SPORT

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

17:18 : 17/09/2025
SPORT

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

21:13 : 14/09/2025
SPORT

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

16:38 : 05/09/2025
SPORT

Partizani firmos me sulmuesin e Shpresave, Rrok Toma

20:54 : 02/09/2025
SPORT

Tirana gjen zëvendësuesin e Ernest, ish-sulmuesi i Partizanit vishet bardheblu

21:41 : 01/09/2025
SPORT

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025
Para

Nuk përmbahet çifti, kryejnë marrëdhënie në autostradë (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com