Pampuri: Secili prej nesh ndihet keq me xhaketën e këpucët e shtrenjta, ndërsa njerëzit s’kanë bukë të hanë

Gjatë diskutimit në parlament për ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës, deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, u tha kolegëve në sallë që të mendojnë më shumë për njerëzit kur vendosin sesi do t’i shpenzojnë këto para të marra borxh.

“Kryetari i komisionit të ekonomisë tha nuk bëhet dot paga 1200 euro. Rritjani pagën mjekëve, bëjeni fikse, 1,2 milionë lekë. Me kaq hua sa merrni ju i keni të gjitha mundësitë që t’i hiqni prioritetet që i keni për xhepat tuaj dhe të vendosni prioritet qytetarët”, tha Pampuri.

LEXO EDHE  Mbanin peng 30 emigrantë, arrestohen shqiptari, marokeni dhe libiani/ Detajet

“Sepse ne flasim këtu kaq bukur dhe paraqesim një realitet kaq të bukur në këtë sallë, por kur dalim jashtë kësaj salle e dimë shumë mirë që ndihemi keq secili prej nesh me xhaketën e shtrenjtë që vesh, me këpucët e shtrenjta që vesh, përballë atyre qytetarëve që nuk kanë bukë të hanë. Ndaj kur merrni hua mendoni për qytetarët, jo për ju”.