“Mu duk sikur pashë ëndërr, por zbulova se kisha bërë seks me xhaxhain”/ Zbardhet dosja e ngjarjes në Durrës

BoldNews.al zbardh dosjen hetimore në ngarkim të 50-vjeçari Festim Haderi, i arrestuar disa ditë më parë dhe i lënën në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit.

50-vjeçari akuzohet se ka konsumuar penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini” dhe “Përndjekja”, në dëm të mbesës së tij 27-vjeçare.

Në seancën për masën e sgurisë zhvilluar më 3 Dhjetor, gjykata vendosi në favor të prokurorisë, ndërsa mborjtja e 50-vjeçarit kërkoi një masë më të butë.

Marrdhënie me mbesën

BoldNews.al ka siguruar vendimin e gjykatës, ku zbardhet edhe ngjarja për të cilën u arrestua 50-vjeçari, si dhe dëshmia e tij dhe e mbesës:

Nga shqyrtimi gjyqësor i provave të administruara në seancë gjyqësore për këtë çështje rezulton se në datë 30.11.2021, ora 14:00, në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasja M, e cila ka kallëzuar penalisht xhaxhain e saj. Në kallëzim dhe në deklarimet e marra si person që ka dijeni për veprën penale, ajo është shprehur se para 4 vitesh në muajin Shkurt 2018, së bashku me familjen e saj ka qenë në fshatin Barcë, në një rast ditëlindje. Ajo ka konsumuar disa gota verë dhe në darkë janë shtrirë për të fjetur në një dhomë, ajo me djalin e vogël në një krevat, ndërsa në krevatin tjetër vëllai i saj dhe xhaxhi. Gjatë natës nuk ka kuptuar gjë, ndërsa në mëngjes kur është zgjuar i është dukur vetja sikur kishte parë në ëndërr sikur xhaxhai kishte kryer marrëdhënie intime me të. I është kujtuar vetëm pjesa kur ishte tek krevati i tij e zhveshur dhe kjo i dukej si ëndërr. Në moment nuk i ka dhënë rendësi duke menduar se ishte ëndërr pasi atë nate kisha pire pak dhe ishte e shume e hutuar. Pas tre ditësh, janë mbledhur për të pirë kafe te shtëpia dhe një moment kur personat e tjerë janë larguar, ajo ka mbetur vetëm me xhaxhain. Në këtë moment ai i ka treguar fotot intime që i kishte bërë asaj gjatë aktit seksual. Nga ai moment ai ka filluar me kërcënime duke i thënë “Ose vazhdoje lidhjen me mua ose do ti shpërndaj fotot familjes dhe në rrjete sociale”. Ajo nuk e ka pranuar ketë gjë por ai i ka thënë se do të flasim kur të kthehem përsëri, pasi po largohej në Londër, pasi atje jeton.

Pasi është larguar në Angli xhaxhai i ka shkruajtur vazhdimisht duke e ngacmuar dhe duke e kërcënuar për të mbajtur lidhje së bashku. Gjatë këtij 4-vjeçari ai ka ardhur në Shqipëri, nga dy herë në vit ku ka takuar kallëzuesen dhe ka vijuar me shantazhe e kërcënime. Gjatë këtyre viteve kur ka ardhur, e ka shantazhuar nëpërmjet fotove për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Ajo është ndjerë e frikësuar dhe e kërcënuar dhe për këto arsye ka pranuar pa dëshirën e saj. Ajo ka shpjeguar se kanë kryer marrëdhënie seksuale bashkë tre apo katër herë dhe prej një viti nuk ka ndodhur më, pasi ajo nuk e ka lejuar që ta takoje. Prej një viti ajo është lidhur me një djalë dhe xhaxhai e ka marrë vesh këtë gjë e nga kjo është acaruar më shumë.

Më datë 29.11.2021, xhaxhai i ka shkruajtur në whatsapp te numri që ka patur me numrin e tij dhe i ka thënë se ka ardhur në Shqipëri dhe do takim me patjetër. M. nuk i ka kthyer përgjigje, por ai ka vazhduar ta marrë në telefon dhe ti shkruaj përsëri, duke insistuar për takim.

LEXO EDHE  Sfidat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e parakohëshme lokale

Në datë 30.11.2021 ora 08:00, ai ka vijuar përsëri me telefonata dhe mesazhe, duke e kërcënuar se nëse nuk e takon, ai do të shkonte tek shtëpia dhe do ti tregonte familjes për të gjitha se çfarë kishte ndodhur, duke u shprehur se nuk i interesonte asgjë se çfarë do të bëjnë. Gjithashtu i ka shkruajtur edhe të fejuarit të saj, shtetasit A.M. dhe i ka dërguar edhe dy foto të asaj nate duke i thënë “Unë do e takoj atë medoemos dhe do jemi ose unë me M ose nuk do t’ju lë ta bëni jetën të qetë, unë ndaj asaj kam vetëm një qëllim”. Duke parë situatën e krijuar, ajo ka vendosur ti drejtohet policisë, pasi ndihet e kërcënuar.

Arrestimi

Në deklarimin e saj, shtetasja M është shprehur se përveç dhunës psikologjike e cila ka qene sistematike prej 4 vitesh, xhaxhai i saj  ka ushtruar edhe dhunë fizike në kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Pas ankimit të kallëzuar nga shtetasja M, ku xhaxhai i saj ka ardhur në Shqipëri dhe kërkon ta takoi, është lënë takim për ta takuar te bar “S….”, në Nr. 16 Durrës. Në këtë takim M ka shkuar së bashku me punonjësit e policisë kriminale. Pasi është paraqitur 50-vjeçari është ulur në tavolinë me mbesën dhe ka tentuar atë ta puthë. Në këtë moment janë afruar punonjësit e policisë të cilët pasi janë prezantuar i kanë kërkuar të paraqitet në komisariat. Në këtë moment, Haderi ka refuzuar të shoqërohej dhe tentuar të largohet, por është mbajtur forcërisht dhe shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Durrës.

Dëshmia e xhaxhait

Me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet është pyetur Festim Haderi, i cili ka pranuar që ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij dhe ka sqaruar se bashkë kanë patur një marrëdhënie dashurore konsensuale dhe kjo marrëdhënie ka nisur para 4 vitesh. Gjatë këtyre viteve ka ardhur edhe disa herë të tjera dhe është takuar me M dhe kanë kryer marrëdhënie bashkë. Gjatë këtyre viteve që kanë ruajtur marrëdhënie, ai i ka lënë asaj rreth 6 milion lekë të vjetra për i ruajtur dhe ajo gjysmën e tyre i ka shpenzuar pa i treguar. Që kur i ka kërkuar paratë ajo ka filluar të shmanget e të largohet dhe nuk ka pranuar ta takoi më. Për herë të fundit deklaron se e ka takuar para një muaji në shtëpinë e saj kur ajo i ka dhënë pjesën e parave të mbetura. Në deklarimin e tij shpjegon se nuk i ka bërë foto intime dhe nuk e ka kërcënuar atë apo ushtruar dhunë ndaj saj për të kryer marrëdhënie bashkë.

Vetë personi nën hetim nuk pranojë që të ketë kryer vepër penale dhe sipas tij e gjithë ngjarja është sajesë e M.

Mesazhet

Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar dy aparate celular të 50-vjeçarit, një pasaportë biometrike dhe një leje qëndrimi e Mbretërisë së Bashkuar. Nga procesverbali i këqyrjes së telefonit të shtetases M, rezultojnë komunikime të vazhdueshme me numrin e përdorur nga personi nën hetim  dhe ky i fundit nga mesazhet e dërguara konstatohet fjalor fyes, denigrues dhe kërcënues. Është mbajtur procesverbali i këqyrjes dhe marrjes së provës shkresore, bisedave të kryera në aplikacionin whatsapp, në të cilat vërehet se përveç fjalorit të mësipërm është e dhe një foto gjatë kryerjes së aktit seksual.