• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin, Gjata: As mish as peshk, ja rreziku që krijohet

14:20 : 08/12/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Juristi Çlirim Gjata shprehet se tashmë kemi një Gjykatë Kushtetuese të cunguar, e cila po jep shenja të një oportunizmi klasik ose shenjat e një institucioni kompromisazhi, as mish as peshk, i cili nuk po zgjidh problemet e mëdha që po shtrohen para saj.

Gjata ka reaguar lidhur me vendimin e Kushtetueses për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa shprehet se ky është një rrezik shumë i madh.

Sipas tij, ky vendim legjitimon zhvillimin sërish të zgjedhjeve si të 30 Qershorit me pjesëmarrjen e e vetëm një partie politike, “që mjafton që një parti ose një grupim njerëzish të hyjë në zgjedhje e të mbajnë pushtetin. Kjo është “de facto” një monizëm”.

Gjata po ashtu nuk mungoi të fajësojë edhe liderin e PD-së, Lulzim Bashën, për situatën që krijoi me djegien e mandateve dhe betejat që nuk i çoi deri në fund.

“Një gjë është e vërtetë – nuk është se zgjidhi diçka ky vendim. Problem është se vendimet e gjykatave në përgjithësi e sidomos të Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të qartë, duhet të jenë përfundimtarë dhe t’i japin zgjidhje përfundimtare dhe të kuptueshme, njëherë e përgjithmonë. Vendimet e gjykatave dhe sidomos të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të trajtohen si letërsia e realizmit socialist “gjeni çfarë ka dashur të thotë autori”!

Lexo edhe:

Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja

Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim

Ato të kuptohen menjëherë sepse do të zbatohen; pra, thjeshtësisht të kuptueshme. Ka një problem aty. Gjykata Kushtetuese është e vërtetë se s’i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve që ka shtruar edhe Presidenca, por çështjet e 30 Qershorit 2019 nuk mund të kaloheshin thjesht me “pavlefshmëria është diçka që i takon gjykatave më të ulëta”. Aty problem është sidomos ai i Dekretit. Cili është i vlefshëm: Dekreti i datës 30 Qershor apo Dekreti i 13 Tetorit? Sepse Gjykata Kushtetuese duhet t’i jepte përgjigje pyetjes: Zotëri, fakti që kishte një dekret të dytë, a duhej zbatuar? Ky është thelbi i gjithçkaje. A mundemi ne si qytetarë, si pushtetarë, si politikanë, si ministra, si qeveritarë, të themi “nuk e zbatoj këtë ligj sepse ky është antikushtetues?! Nuk e zbatoj këtë dekret sepse ky është antikushtetues”?!

Jo mor zotëri! Çdo ligj, çdo dekret është absolutisht kushtetues dhe në fuqi derisa ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese. Fakti që Dekretin e 13 Tetorit, dekretin e dytë për shtyrjen e zgjedhjeve nuk e kishte shfuqizuar njeri, as ne, as KQZ as kushdo nuk mund të thotë se nuk i bëjmë zgjedhjet më 13 Tetor se ligji, dekreti është antikushtetues!!!

Ky ka qenë gabimi. Për këtë Gjykata Kushtetuese duhej të shprehej: cila ditë ishte e vlefshme, 30-a apo 13-a? Kjo do ta zgjidhte përfundimisht këtë çështje, do t’i thoshte çdo presidenti të ardhshëm që s’ke të drejtë t’i shtysh zgjedhjet, as me marrëveshje partish, as pa marrëveshje partish. Nuk ke të drejtë t’i shtysh zgjedhjet për asnjë rast, për asnjë arsye. Plus pastaj t’i jepte përgjigje gjithë të tjerave që ka shtruar Presidenca. Tani, si të thuash, ai vendim është pak sa për të kaluar radhën, sa për t’ia hedhur. Në qoftë se kjo gjykatë (se e kam parë edhe tek rasti i vendimit për Teatrin), kur ishte pika e fundit nuk u shpreh fare, e quajti jashtë kompetencës. Tani është shumë kollaj që një gjykatë të dalë e të thotë që s’është kompetenca ime, që s’është juridiksioni im.

Po në fund të fundit, përse u krijua Gjykata Kushtetuese?! Nuk e dimë, kjo Gjykatë Kushtetuese që po diskutojmë, a e ka atë “burrërinë”ligjore, kushtetuese, profesionale , karakterin, personalitetin, integritetin moral e profesional për të cilin u krijua për të vënë pikat mbi i, për të dhënë zgjidhje përfundimtare?! Qoftë pro qeverisë, qoftë kundër qeverisë! Pak rëndësi ka kjo, por ama duhet të japë zgjidhje, se ndryshe ç’kuptim ka që kemi Gjykatë Kushtetuese?!”, tha Gjata për Syri TV.

Sipas tij, që demokracia të funksionojë duhet të ketë institucione, institucione të pavarura të fuqishme, të garantuara me Kushtetutë.

“Në Kushtetutë këto janë të shkruara por nuk e di pse nuk funksionojnë si duhet dhe ka kohë që nuk funksionojnë. Nëse ne duam që të funksionojë demokracia, që të mos kalojmë në monizëm, të mos kalojmë “de facto” në monizëm dhe të kemi një demokraci thjesht formale të shkruar në letër, këtu duhet të funksionojë Gjykata Kushtetuese, këtu duhet të funksionojnë gjykatat sepse ka një parim madhor që është parimi i ndarjes së pushteteve. Legjislativi ose politika le të themi bën ligje dhe ekzekutivi që i zbaton.

Deri tani ne kemi një legjislativ dhe ekzekutiv totalisht të bërë bashkë dhe gjithçka është nën urdhrat dhe nën këmbët e Kryeministrit. Atëherë këtu duhen gjykatat. Pushteti gjyqësor, i cili bën kontrollin, nuk lejon që këto ligje të shkelen në zbatimin e tyre. Atëherë çfarë kemi këtu: Gjykatat nuk funksionojnë, pushteti gjyqësor pothuajse nuk funksionon, kemi një Gjykatë Kushtetuese të cunguar e cila po jep shenja të një oportunizmi klasik ose shenjat e një institucioni kompromisazhi, as mish as peshk, i cili nuk po zgjidh problemet e mëdha që po shtrohen para saj. Dhe ky është një rrezik shumë i madh.

Ky është një rrezik jashtëzakonisht i madh. Atëherë, në qoftë se nuk funksionojnë institucionet, nuk funksionojnë ligjet, atëherë është e drejta e qytetarit që të kërkojë rrugë të tjera për funksionimin e demokracisë dhe garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut”, tha Gjata.

Etiketa: gjataKushtetuesevendim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja

12:46 : 11/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim

12:20 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

10:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

19:17 : 29/05/2025
AKTUALITET

Avokati: SPAK shmang hetimin e zyrtarëve të lartë, drejtësia në krizë përballë skandalit zgjedhor

17:17 : 28/05/2025
Para

PD e Lezhës publikon emrat e delegatëve: 73.5% kanë firmosur për 11 Dhjetorin

TË GJITHA

Irani në “udhëkryq” pas bombardimeve: A do të shpërthejë lufta e madhe në Lindjen e Mesme?

17:07 : 22/06/2025

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

16:53 : 22/06/2025

Preokupimi i Berishës për demokracinë e Iranit, hipokrizi apo lajthitje

16:37 : 22/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani gol dhe asist në Kore, tërheq vëmendjen me festimin

16:27 : 22/06/2025

Mesazh apo rastësi? Gjenerali amerikan bën “Brirët e Djallit” teksa bombardohet Irani

16:09 : 22/06/2025

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

16:00 : 22/06/2025

EMRI/ Grabiti argjendarinë e ish-gruas në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

15:50 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com