• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema/ Nga policja bionde tek trafikanti nga Vlora, si u bëheshin grekë kriminelët shqiptarë

18:08 : 06/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Detaje të reja janë zbuluar nga grupi i policëve në Greqi, të cilët pajisnin me pasaporta kriminelë kryesisht shqiptarë dhe në këtë mënyrë i pastronin nga krimet që ata kishin bërë, duke ju dhënë një identitet të rij.

Mediat greke raportojnë se rolin kryesor në rrjetin e falsifikuesve të dokumenteve e kishte një oficer policie. Po ashtu në këtë rrjet u përfshi edhe gruaja e tij, edhe kjo e fundit një punonjëse policie në Greqi.

Dosja e prokurorisë nxjerr në pah thellësinë dhe gjerësinë e çështjes, ku në total janë përfshirë 43 policë, 9 prej të cilëve janë arrestuar . Në këtë rrjet ishin të përfshirë , punonjës të gjendjes civile, nëpunës civilë, madje edhe qytetarë të “vuajtur”, të cilët për një punë me kohë të pjesshme paraqiteshin si dëshmitarë për të vërtetuar vërtetësinë e të dhënave të personit që do të zbulonte identitetin e rremë.

Të paktën 200 (janë identifikuar deri më tani) kriminelë brutalë, vrasës, grabitës, shpërndarës droge të cilët janë “larë” dhe “pastruar” pasi kanë qenë brenda natës nga shqiptarë në “grekë të kthyer nga ish-Bashkimi Sovjetik” me ID, pasaportë, numër ID, dhe dosje të bardhë kriminale.

Të “pastruar” nga veprat penale, ata qarkullonin brenda Bashkimit Evropian, ku njëri prej tyre u arrestua në Holandë., teksa transportonte një sasi të madhe droge, një tjetër në kërkim pasi rezultoi se ishte shqiptari që vrau një punonjës policie në shtetin fqinj, ndërsa rasti i shqiptarit të vrarë në pikën e karburanit karburantit po ashtu hodhi ditë në zbulimin e grupit.

Lexo edhe:

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

Greqia përballet me zjarre të frikshme, evakuohen banorët në disa zona

Shqiptarët me të shkuar të errët, raportohet se paguanin shuma prej 30 mijë eurosh për t’u bërë grek.

Hetimet tani janë në një nivel tjetër. Oficerët në bashkëpunim me shërbime të tjera, duke ndjekur rrugën e parave, tentojnë të zbulojnë se ku ndodhen dhe ku janë investuar 5 milion eurot e dala nga ky aktivitet kriminal.

Në kasafortën e “trurit” të këtij grupi, u gjetën 320 mijë euro “të pista” të cilat në asnjë mënyrë nuk justifikohen me të ardhurat e oficerit.

Para gjykatës oficeri i lartë deklaroi se këto para janë të një mikut të tij i cili ia kishte dhënë për t’i ruajtur.

Megjithatë, bisedat telefonike, survejimet fizike dhe informacionet e mbledhura nga policia, tregojnë se oficeri në vend që të ndiqte kriminelët i “lau” duke i pagëzuar si mërgimtarë grekë.

Kontaktet e shpeshta telefonike me drejtuesin e organizatës, kërkimet e përditshme me kodet e tij në sistemin online të Policisë për të gjetur emra “të pastër” të mërgimtarëve grek , të cilët më pas do t’i përdorte në letërnjoftimet false, ishin ato që i vendosën “vulën” përfshirjes së tij në këtë krim.

Në dosje përmendet edhe emri i gruas së tij, një oficere policie bionde.

Ndërkohë sipas mediave greke pas këtij rrjeti kriminal qëndron një emigrant 60-vjeçar nga Kazakistani i identifikuar si Dimitris E. Ai me partë e tij ka mundur që të josh policët dhe nënpunësit e tjerë që të krijonte këtë fabrikë falsifikimesh me dokumentet greke.

Një tjetër shqiptar ka dalë në skenën e këtij grupi. Ai u arrestua në Holandë, ndërsa me origjinë ishte nga Vlora. Pas verifikimeve rezultoi se shqiptari e kishte të falsifikuar dokumentin grek që mbante dhe lëvizte me të në të gjithë Europën dhe jo vetëm. Konkretisht ky person është dënuar nga Gjykata e Athinës me 12 vjet burg si dhe një gjobë prej 51 mijë eurosh për trafik droge.

Organizata përdorte, sipas hetimeve policore, ose qytetarë të vuajtur që bënin dëshmitarë për një copë bukë, ose edhe të dhëna të personave që kishin vdekur. Siç thuhet në dosje: “Më 18 qershor 2021, punonjësi i policisë kishte lëshuar kartë identiteti për personat me të dhëna specifike. Të nesërmen komandanti i repartit ka marrë një telefonatë nga komandanti i sigurimit të Menidit, i cili ka deklaruar se pak ditë më parë kanë arrestuar një shqiptar i cili posedonte letërnjoftim me të njëjtat të dhëna dhe ka tentuar të nxjerr një të re. Shqiptari pretendoi se e kishte blerë kartën ID për 50 mijë euro nga një person i quajtur “Dimitris”.

Numërimi mbrapsht për aksionin e grupit kriminal filloi në fund të janarit të kaluar. Në dosje thuhet: “Në datën 26 Janar , në Departamentin e Sigurimit të Çalandrit është sjellë një burrë i cili ka treguar një kartë identiteti të lëshuar në datë 7 shkurt 2020 nga Departamenti i Sigurisë Aspropirgos. Mirëpo, nga ekzaminimi i gjurmëve të gishtave, u zbulua se ai ishte një shqiptar 40-vjeçar. Gjithashtu, në datën 25 shkurt 2021, në shërbimin tonë mbërriti një letër anonime dhe pa datë, e cila përmbante informacione për ekzistencën e një organizate kriminale të përbërë nga individë të veçantë, të cilët së bashku me rrjetin përkatës që kishin krijuar në shërbimet e policisë dhe bashki, në mënyrë sistematike, ka vijuar me porosi. Konkretisht lëshimi i kartave të identitetit, pasaportave për të huaj, kryesisht shqiptarë, ndaj të cilëve në pritje të dënimeve dhe urdhër-arrest për trafik droge, si dhe për gra të huaja që punojnë në lokale nate. Përfitimi monetar që merr organizata për çdo emetim ishte nga 30,000 € deri në 35,000 €.”

Etiketa: Greqipasaportat falseskema

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025
RAJONI

Greqia përballet me zjarre të frikshme, evakuohen banorët në disa zona

16:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

Greqi/ Gjendet e vdekur 56-vjeçarja shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

21:38 : 25/06/2025
Δεύτερη ημέρα της πυρκαγιάς στο νησί της Χίου, Δευτέρα 23 Ιουνίου 2025. Στα μέτωπα της φωτιάς επιχείρησαν 190 πυροσβέστες - ανάμεσά τους 11 ομάδες πεζοπόρων - 38 οχήματα και 4 εναέρια μέσα, υδροφόρες και μηχανήματα έργου από τον Ελληνικό Στρατό και την Τοπική Αυτοδιοίκηση.  
(ΚΩΣΤΑΣ ΑΝΑΓΝΩΣΤΟΥ/EUROKINISSI)
RAJONI

Zjarri masiv në Kios, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

22:17 : 24/06/2025
RAJONI

Greqia me Kod të ri Rrugor! Çfarë ndryshon në vendin fqinj

14:39 : 21/06/2025
RAJONI

Greqi/ 4-vjeçari pëson atak kardiak në plazh, rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime

17:40 : 20/06/2025
Para

Vaksina me detyrim për punonjësit e sektorit privat, ja ku nis aplikimi

TË GJITHA

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

09:50 : 30/06/2025

Temperatura deri në 40°C, sinoptikania: Kujdes deri më datë 10 korrik! Ja zonat e rrezikuara nga zjarret

09:41 : 30/06/2025

Kanadaja heq dorë nga taksa për kompanitë amerikane të teknologjisë, rinisin bisedimet tregtare me SHBA

09:30 : 30/06/2025

Flakët “pushtojnë” Turqinë, 77 zjarre aktive në 24 orë, Izmiri kthehet ne “ferr”

09:28 : 30/06/2025

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

09:19 : 30/06/2025

Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni informacion kontaktoni menjëherë policinë

08:57 : 30/06/2025

22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive

08:57 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com