Tuesday, August 9, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Mjekët: Sëmundjet e zemrës, pasojat më të shpeshta post-Covid

08:19 : 06/12/2021
në AKTUALITET
Jetët e humbura nga Covid, tre qarqet që pësuan goditjen më të fortë (Raporti INSTAT)

Pasojat e pandemisë në përkeqësimin e sëmundjeve të tjera për shkak të vonesave në kurim si dhe efekteve që ka lënë ajo te pacientët që e kaluan virusin, kanë filluar të ndihen, sidomos me problemet kardiake.

Për periudhën janar-gusht në spitale janë shtruar 166,731 pacientë nga sëmundje të ndryshme apo 9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Vjet në pandemi spitalet publike pezulluan ndërhyrjet kirurgjikale të programuara, duke operuar vetëm të sëmurët në rastet urgjente. Në 8-mujorin e 2021 rastet e trajtuara në kardiokirurgji janë rritur 11% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s, sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.

Mjeku Ilir Allkja nënvizon se arsyeja e rritjes së ndërhyrjeve kirurgjike në zemër gjatë vitit 2021 është për shkak të problemeve post Covid-19, që duhen trajtuar në kohë. “Sot gjithë bota po përballet me sfidën e trajtimit të pasojave post Covid-19. Gjithë vendet e Europës i kanë hequr ose po i heqin “doganat” për mjekët, pikërisht që të trajtojnë më mirë njerëzit e tyre. Sëmundja e Covid-19 lë pasoja afatshkurtër dhe afatgjatë në disa sisteme e organe të cilat duhen trajtuar në kohë. Ndër pasojat post-covid janë problemet metabolike dhe ato kardiake , të cilat shpesh çedojnë në probleme dramatike të cilat kanë nevojë për intervene të tilla si bypass-e, e stent-e coronare”, shton mjeku Allkja.

Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë, në këtë periudhë ka një rënie drastike të rasteve të trajtuara nga urgjencat mjekësore. Në raport me 2020 ku u shfaq pandemia e Covid-19, rastet e trajtuara nga urgjencat kanë rënë 88%. Për periudhën janar-gusht 2020 në urgjencat mjekësore janë trajtuar 780,000 raste nga 96,000 që janë trajtuar këtë vit.

Mjeku Ilir Allkja pohon se këtë vit shtrimet në spitale janë rritur, pasi gjatë vitit 2020 shumë patologji u lanë ta patrajtuara. “Të tilla ishin sëmundjet e brendshme, metabolike, neurologjike, onkologjike etj. Këto patologji jo vetëm që u mbartën në vitin 2021 por edhe u përkeqësuan duke kërkuar trajtime të avancuara nëpër spitale”.

Lexo edhe:

Mbulimi vaksinal u përkeqësua edhe më tej pas pandemisë, rënia u thellua me 2021

Pandemia rikthen izolimin në Kinë, një milion banorë karantinohen në Vuhan

Për rënien e lartë të numrit të rasteve mjekësore të trajtuara nga urgjencat, arsyet sipas mjekut Allkja janë nga frika e infektimeve dhe për këtë arsye shqiptarët më shumë po zgjedhin të kurohen në shtëpi. “Rënia drastike te rasteve mjekësore te trajtuara nga urgjencat për opinionin tim ka dy arsye; frika e marrjes të ndonjë infeksioni nqs do të shkonin nëpër urgjenca, kësisoj problemet shpesh i kanë zgjidhur duke marrë mjekë në shtëpi, dhe konturimi i shërbimit të urgjencave nëpër spitalet private ku pacientët trajtohen me standarde më të mira. Për ata që kanë mundësi të paguajnë, spitali privat mbetet gjithmonë opsioni më i mirë”.

Për periudhën janar-gusht, gjithashtu në spitalet psikiatrike numri i pacientëve të shtruar është rritur 10,5%. Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit shtimi i pacintëve më shenja ankthi dhe paniku janë shtuar në vend. Më shfaqjen e pandemisë pacientë që vuajnë nga ankthi janë në rritje.

Ndryshe nga 2020, këtë 8-mujor janë rritur kontrollet për kancerin e gjirit 18%. Onkologët shpjeguan se për shkak të frikës nga infektimet me Covid-19 vjet shumë gra hezituan të kryenin depistimet për kancerin e gjirit. Rritje për këtë periudhë është regjistruar edhe te pacientët e sëmurë me kancer që trajtohen nëpërmjet radioterapisë.

/Monitor.al/

Etiketa: pandemia

Lajme të lidhura

Vaksinë anti-covid fëmijëve para shtatorit? Çfarë thotë Genc Sulçebe
AKTUALITET

Mbulimi vaksinal u përkeqësua edhe më tej pas pandemisë, rënia u thellua me 2021

23:38 : 02/08/2022
Kina izolon qytetin me 1,5 milionë banorë për 3 raste me korona
BOTA

Pandemia rikthen izolimin në Kinë, një milion banorë karantinohen në Vuhan

10:21 : 28/07/2022
Manastirliu thirrje të moshuarve: Vaksinohuni me dozën përforcuese
AKTUALITET

Manastirliu thirrje të moshuarve: Vaksinohuni me dozën përforcuese

10:27 : 23/07/2022
COVID-19/ Drejtori i Urgjencës Kombëtare jep lajmin e mirë: Ç’pritet të ndodhë në vend
AKTUALITET

Pandemia/ Vala nga BA5, Brataj: Do të prekemi të gjithë

14:25 : 22/07/2022
COVID – Përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Manastirliu: Masat ende në fuqi, rinis transporti publik
AKTUALITET

“Vaksinat e skaduara” Manastirliu i përgjigjet Berishës

15:24 : 16/07/2022
Berisha: Amnistia fiskale me pasoja katastrofale për rendin, sigurinë dhe biznesin
AKTUALITET

Pandemia/ Denoncimi i Berishës: Po injektohen vaksina të skaduara

12:20 : 16/07/2022
Para
Krim në familjen shqiptare në Greqi/ Burri vret gruan, dy fëmijët mbeten jetim

Krim në familjen shqiptare në Greqi/ Burri vret gruan, dy fëmijët mbeten jetim



TË GJITHA

Skuadra e Serisë A eliminohet papritur nga Kupa e Italisë

Skuadra e Serisë A eliminohet papritur nga Kupa e Italisë

00:00 : 09/08/2022
“Sputnik e ka qendrën në Beograd”, Kurti: Nuk përjashtohet rreziku që lufta në Ukrainë të…

Ja çfarë thotë Kurti për rastin e spiunes ruse dhe për AKI-në

23:49 : 08/08/2022
Burrat më të besueshëm të Zodiakut

Horoskopi 9 gusht 2022, ja ç´parashikojnë yjet

23:47 : 08/08/2022
Mediat gjermane: Frika e luftës është përhapur në BeH dhe Kosovë

Mediat gjermane: Frika e luftës është përhapur në BeH dhe Kosovë

23:37 : 08/08/2022
Vritet komandatja e besuar e Putin

Vritet komandatja e besuar e Putin

23:34 : 08/08/2022
Barcelona nis bisedimet me Piquen për kontratën e re

Barcelona nis bisedimet me Piquen për kontratën e re

23:31 : 08/08/2022
Monza nuk dorëzohet, ‘shënjestron’ yllin argjentinas

Monza nuk dorëzohet, ‘shënjestron’ yllin argjentinas

23:29 : 08/08/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com