• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

175 mijë ushtarë në kufi, plani Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Zbulohet raporti sekret

15:38 : 05/12/2021
në BOTA

Gjetjet e reja të inteligjencës amerikane vlerësojnë se Rusia mund të nisë një ofensivë ushtarake në Ukrainë brenda disa muajsh, pasi po grumbullon deri në 175,000 trupa përgjatë kufirit, një përshkallëzim befasues që Presidenti Joe Biden ka paralajmëruarse mund të çojë në pasoja të rënda.

Zhvillimet e fundit vijnë pas tensioneve disa mujore përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, që kanë alarmuar zyrtarët e SHBA-së dhe Perëndimit dhe kanë çuar në biseda të tensionuara mes diplomatëve amerikanë dhe homologëve të tyre.

CNN raportoi të premten se forcat ruse kanë aftësi për të kryer një pushtim të shpejtë dhe të menjëhershëm, duke përfshirë ngritjen e linjave të furnizimit si njësitë mjekësore dhe karburantin që mund të mbështesin një konflikt të zgjatur, nëse Moska zgjedh të pushtojë Ukrainën.

Zyrtarët thanë se nivelet aktuale të pajisjeve të stacionuara në zonë mund të furnizojnë forcat e vijës së parë për 7 deri në 10 ditë, dhe njësi të tjera mbështetëse deri në një muaj.

Gjetjet e inteligjencës, të raportuara fillimisht nga Washington Post dhe të përshkruara nga një zyrtar i administratës, thonë se Rusia mund të fillojë ofensivën “që në fillim të vitit 2022” me 100 batalione, së bashku me forca të blinduara, artileri e pajisje.

Lexo edhe:

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

Gjysma e këtyre njësive janë aktualisht pranë kufirit të Ukrainës, zbulon inteligjenca. Zyrtarë dhe ish-diplomatë amerikanë thonë se ndërsa Presidenti Putin qartë po hedh bazat për një sulm të mundshëm, ushtria e Ukrainës është e armatosur dhe e përgatitur më mirë krahasuar me vitet e kaluara.

Zyrtarët e zbulimit kanë parë gjithashtu një rritje në përpjekjet e propagandës ruse, për të denigruar Ukrainën dhe NATO-n, përpara sulmit të mundshëm.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James McConville tha të shtunën se “diku rreth 95,000 deri në 100,000 ushtarë rusë” ndodheshin aktualisht në kufirin me Ukrainën.

“Unë nuk e di se çfarë do të bëjnë. Por jam shumë, shumë i shqetësuar për qëndrimin e tyre. Kjo u jep shumë opsione rusëve dhe nuk jam plotësisht i sigurt se çfarë do të bëjnë. Por për mua, kjo është e tmerrshme… Do të ketë një ndikim të tmerrshëm në stabilitetin dhe sigurinë e miqvë tanë evropianë.”

I pyetur teksa u largua nga Shtëpia e Bardhë të premten në mbrëmje në lidhje me gjetjet e inteligjencës, Biden shprehu shqetësime të thella.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për veprimet e Rusisë për një kohë të gjatë. Pritja ime është që ne do të kemi një diskutim të gjatë me Putinin”.

Rusia i ka parashkruar Presidentit Biden një kërkesë për të garantuar që Ukraina nuk do të lejohet t’i bashkohet NATO-s. Gjithsesi, presidenti amerikan tha të premten “se ai nuk do të pranonte vijë të kuqe nga askush”.

Etiketa: kufiriRusiukrahina

Lajme të lidhura

BOTA

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

21:41 : 23/07/2026
BOTA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026
BOTA

Dronët ukrainas godasin depot e Wilberries në Rusi, 7 viktima dhe 25 të plagosur

16:05 : 18/07/2026
AKTUALITET

BE po shqyrton sanksionimin e “Raiffeisen Bank” si levë financiare e Rusisë

11:37 : 18/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
Para

Vaksinat antiCovid, cilat janë simptomat pas marrjes së dozës së 3

TË GJITHA

Plagoset me sende të forta një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

22:58 : 23/07/2026

BE në Zveçan: Komunat në veri përballen me mungesë stafi, arkivash dhe kufizime buxhetore

22:55 : 23/07/2026

Horoskopi, 24 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:48 : 23/07/2026

“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

22:46 : 23/07/2026

Parlament i krimit/ Marshimi nëpër Tiranë, qytetarët: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

22:40 : 23/07/2026

Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal

22:36 : 23/07/2026

Qori shpjegon pse qeveria Rama po i përgjigjet protestuesve me “tërheqje zvarrë”

22:27 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom