• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy vjet pas tërmetit/ Transparencave e fondeve të Rindërtimit, problem kyç

22:50 : 03/12/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Dy vjet më parë, një fatkeqësi natyrore goditi qendrën e Shqipërisë. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha, që sipas “Raportit të Vlerësimit të Nevojës pas Fatkeqësisë”, arritën në rreth 1 miliard euro.

Ishte një moment i vështirë, që përtej solidaritetit, i cili ishte i padiskutueshëm nga brenda dhe jashtë vendit, nxori në pah problematikat me strukturat e Emergjencave Civile në menaxhimin e situatës. Ishte një moment që i bëri të gjithë të reflektojnë për kaotizmin dhe cilësinë e ndërtimeve, sidomos të pas viteve ’90, të cilat u shembën apo dëmtuan, dhe mungesën e standardeve të zbatimit të Kodeve të ndërtimit, cilësisë së studimeve sizmike dhe nevojës për adaptimin e Eurokodit në ligjet shqiptare.

Presioni mbi qeverinë ishte tepër i lartë, fillimisht në organizimin e operacioneve për shpëtimin e jetëve njerëzore, për të përballuar strehimin e të dëmtuarve dhe më pas, për procesin e rindërtimit. Debate lindën edhe për nevojën e sigurimit nga fatkeqësitë dhe një projektligj i propozuar nga Banka Botërore u bë publik në atë kohë. Transparenca e nevojshme për procesin e rindërtimit ishte një tjetër element që u artikulua, ndonëse jo fort.

Sot, kur kanë kaluar dy vjet, shkundja që duhet të na jepte tërmeti është shuar gradualisht. Vëmendja është përqendruar te procesi i rindërtimit, i cili ndonëse me hapa të ngadaltë, po ecën. Sipas buxhetit faktik në vitin 2020, nga programi i rindërtimit u shpenzuan 16 miliardë lekë, ose 50% e parashikimit fillestar, e justifikuar me vonesat që shkaktoi pandemia dhe mbyllja e vendit për disa muaj.

Këtë vit, si rrjedhojë e lehtësimit të masave të pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve, procesi ka ecur më shpejt, sidomos në zonat rurale. Për periudhën janar-tetor 2021, nga fondi i rindërtimit janë shpenzuar deri tani 22 miliardë lekë, ose gati 80% e programit vjetor. Rindërtimi po sjell dhe një dukuri pozitive, që është krijimi i lagjeve të reja të standardizuara dhe të organizuara nga ana e infrastrukturës, që në fakt duhet të kishte qenë modeli se si duheshin zgjeruar qytetet në dekadat e fundit.

Lexo edhe:

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

Përtej rindërtimit, duket se procesi i të nxënit nga fatkeqësia nuk ka ecur siç duhet dhe problemet e tjera janë lënë në harresë, apo kanë ecur me ritme të ngadalta. Menaxhimi i situatës së zjarreve në stinën e verës tregoi se strukturat e Emergjencave Civile ende shfaqin shumë problematika, ku ndër më kryesoret, sipas ekspertëve, ishin moshartimi i planeve të parandalimit, atyre operacionale dhe koordinuese. Ekspertët kanë rezerva edhe për 7 vendimet e qeverisë shqiptare, në zbatim të Ligjit 46/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, dhe pritet së shpejti të hapin një debat për këtë çështje.

Diskutimet për adaptimin e Eurokodit në ligjet shqiptare, sërish janë lënë mënjanë. Deri tani, Eurokodi aplikohet sipas vullnetit të kompanive dhe inxhinierëve. Kodet e ndërtimit të vitit 1989 parashikojnë dhe japin siguri për kohën që është hartuar, ku banesat nuk ishin më shumë se 5 kate. Mirëpo tani, kur ndërtesat kalojnë 10 e 15 kate, edhe në zona jo të rekomanduara nga ana sizmike, duhet urgjent adaptimi i Eurokodeve.

Ndërsa për rindërtimet që po bëhen nga shteti është deklaruar se po zbatohen standardet e Eurokodit, cilësia e rindërtimit mbetet shqetësim, sidomos për rastet e riparimeve të kryera nga vetë banorët, duke mos marrë garancitë e duhura për të përballuar lëkundje të tjera.

Transparenca e fondeve të rindërtimit mbetet një problem kyç, i evidentuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka evidentuar mungesë dokumentacioni në të gjitha hallkat, që e bën të vështirë vlerësimin e eficiencës së përdorimit të fondeve.

Ndonëse Banka Botërore ka rekomanduar me kohë hartimin e programit të plotë kombëtar për sigurimin nga katastrofat në Shqipëri, për shkak të kapacitetit të kufizuar financiar të qeverisë për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore, në linjë me përvojat e suksesshme të vendeve të tjera, diskutimi ka mbetur në harresë. Për momentin, duket sikur qeveria ka larë duart me miratimin e vendimeve për sigurimin e përgjegjësisë së ndërtuesit, ku ka përfshirë elemente të sigurimit për tërmetet dhe duke krijuar të tjera probleme teknike.

Historia ka treguar se memoria kolektive e vendit është afatshkurtër. Por, sipas të gjitha vlerësimeve, Shqipëria është shumë e prekshme nga fatkeqësitë natyrore (vendi ka hyrë në një periudhë aktive sizmike) dhe ndryshimet klimatike. Ndaj reagimi duhet të jetë i shpejtë, në mënyrë që të mos gjendemi më të papërgatitur ndaj ngjarjeve të paparashikuara dhe ta paguajmë gjithnjë me kosto të lartë njerëzore, ekonomike dhe propagandistike. /Revista Monitor/

Etiketa: fonderindertimtransparenca

Lajme të lidhura

BOTA

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

20:21 : 05/10/2025
BOTA

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

09:25 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kopshte publike me shpenzime private! Prindërit denoncojnë abuzimet/ Ku është Zhaneta Beqiri?

13:15 : 03/10/2025
AKTUALITET

Skandali me fondet e IPARD/ PD: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan në hotele dhe resorte

14:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

Keqpërdorimi i fondeve të BE, Parlamenti Europian vë “në lupë” Shqipërinë

08:15 : 19/09/2025
Para

Punonjësja u vjedh dy muaj pension të moshuarve, çfarë thotë drejtori i postës?

TË GJITHA

Aksidenti i rëndë në Lezhë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit

09:46 : 06/10/2025

4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK

09:37 : 06/10/2025

Veliaj uron djalin për ditëlindje: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot/ FOTO

09:36 : 06/10/2025

Enver Hoxha në listën e personaliteteve/ Këlliçi: Vendimi i Kuvendit skandaloz dhe kriminal!

09:32 : 06/10/2025

Zbulohen 4291 bimë kanabis në Shkodër, e pësojnë 5 kryetarë fshatrash/ PAMJET

09:31 : 06/10/2025

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com