• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkeli rregullat anti-Covid, pengoi edhe policinë/ Prokuroria pushon hetimet ndaj Pjerin Ndreut

18:06 : 02/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Lezhës ka vendosur mos fillimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe një biznesmeni, të cilët në muajin qershor të këtij viti u kallëzuan penalisht nga dy efektiv policie për “pengim të ushtrimit të detyres”.

Pas verifikimeve të kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale, ndaj dhe vendosi mosfillimin e proçedimit penal ndaj kryebashkiakut të Lezhës dhe biznesmenit Vladimir Gjoka.

Këta të fundit u kallëzuan penalisht në prokurori, pasi po festonin në orët e vona të 24 qershorit në një lokal në Shëngjin me muzikë të lartë.

Sipas deklarimeve të punonjësve të policisë në Prokurorinë e Lezhës, pronari i lokalit, Vladimir Gjekaj i është përgjigjur me ofendime kërkesës së tyre për të fikur muzikën, ndërsa kryebashkiaku Ndreu i ka penguar me forcë që të shoqëronin Gjekajn në polici.

Përpjekjet e efektivëve për të kryer detyrën në zbatim të aktit normativ të qeverisë mbi masat kundër COVID-19, jo vetëm që nuk u morën në mbrojtje nga eprorët e tyre, por u shoqëruan me një hetim disiplinor me arsyetimin se ata nuk kishin zbatuar urdhrin për t’u larguar nga lokali ku ndodhej Ndreu.

Lexo edhe:

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

Sipas dokumenteve hetimore, dy efektivët e postës së Shëngjinit, të mbështetur edhe nga një koleg i pranishëm në vendngjarje kanë deklaruar në Prokurori se mbrëmjen e 24 qershorit, rreth orës 23:14 kanë qenë duke patrulluar me mjetin e policisë në shëtitoren e re në zonën turistike të Shëngjinit, kur kanë konstatuar se tek lokali “Fjordi” dëgjohej muzikë përtej orarit të lejuar nga akti normativ.

Policët kanë tentuar që të komunikojnë me pronarin e lokalit, Vladimir Gjekaj, por shprehen në kallëzim se ai i ka ofenduar, edhe pse i kanë bërë me dije se po kryenin detyrën dhe se nuk lejohej muzika pas orës 23:00.

“Pronari i lokalit u ka thënë se në festë gjendeshin ambasadorë dhe kryetari i bashkisë dhe më pas është larguar, duke refuzuar të ndërpresë muzikën,” thuhet në kallëzim.

Ata kanë sqaruar në Prokurori se në këto kushte, kanë kërkuar përforcime nga forcat “Shqiponja”. Sipas kallëzimit, kur forcat “Shqiponja” kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat pronarin e lokalit, në atë moment ka dalë në skenë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe pjesëtarët e stafit të lokalit që i kanë penguar me forcë të kryejnë shoqërimin.

“Kur ne po përpiqeshim të shoqëronim në komisariat Vladimir Gjekën, ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që t’i shoqëronim në komisariat,” thonin punonjësit e policisë në kallëzim.

“Meqënëse përballë nesh u fut kryetari i bashkisë, i cili na tha se ligjet i bëj unë dhe i vendos unë, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr, duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë,” shtohet në kallëzim.

Dokumentet hetimore tregojnë se drejtuesit e policisë së Lezhës, jo vetëm që nuk kanë reaguar ndaj kundërshtimit me forcë të vartësve, por u kanë kërkuar këtyre të fundit që të largohen nga vendi i incidentit.

“Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: lëjeni mos u merrni më, largohuni prej aty,” kanë deklaruar policët në Prokurori. Ndërkohë, pasi lajmi u bë publik në media përmes një statusi në Facebook, Ndreu i sulmoi policët si “barkderra” dhe i akuzoi ata se kishin tejkaluar kompetencat.

Ndreu pretendoi se kishte qenë në një darkë zyrtare “me 15 kryetarë të komunave të Kosovës”, ndërsa shtoi se gjoba do të kishte qenë korrekte, por jo ato që ai i quajti veprime të dhunshme të policisë.

Megjithëse dy efektivët e postës së Shëngjinit pretendojnë në kallëzim se kanë kërkuar zbatimin e aktit normativ dhe përmbushjen e detyrës, ata janë përballur me një procedim disiplinor për “shkelje të rëndë të atributeve/ kompetencave të policisë”.

Në njoftimin e hetimit disiplinor, sqarohet se dy inspektorët e policisë kanë njoftuar eprorin e drejtëpërdrejtë se në lokalin ku gjenerohej muzikë jashtë orarit të lejuar, gjendeshin edhe kryetari i Bashkisë Lezhë dhe disa ambasadorë.

Aty shtohet fakti se, pas njoftimit të situatës, duke qenë se në atë ambjent zhvillonte aktivitet kryetari i Bashkisë së Lezhës, eprori i drejtëpërdrejtë iu ka kërkuar inspektorëve që të hartonin procesverbalin mbi kundravajtjen administrative sipas ligjit dhe të lëviznin prej aty.

“Ju jo vetëm që keni kundërshtuar urdhërin e dhënë në telefon nga eprori i drejtëpërdrejtë, por keni vazhduar të qëndroni në ambjentet e lokalit, duke insistuar që të ndërpritej aktiviteti që po zhvillohej nga kryetari i Bashkisë Lezhë, duke komunikuar jashtë etike qytetare e policore,” thuhej në njoftimin e procedimit disiplinor. /BIRN/

Etiketa: pjerin ndreupoliciaprokuroria

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

20:24 : 06/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025
AKTUALITET

Ja kush jane 17 kandidatët për 6 shefa komisariati në Tiranë dhe rrethe

15:57 : 06/07/2025
BOTA

Masa të reja franceze: Rrjeta dhe jet-ski për ndalimin e varkave emigrante

14:50 : 06/07/2025
AKTUALITET

Goditi me sende të forta në kokë një person, procedohet 64-vjeçari

14:05 : 06/07/2025
AKTUALITET

Greqi, 12 të ndaluar pas një konflikti të armatosur, mes tyre dhe shqiptarë

13:45 : 06/07/2025
Para

VIDEO/ Tifozët e Southampton të dashuruar me Brojën, ja reagimi i tyre kur futet në fushë sulmuesi

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com