Përfaqësuesi i fermerëve pas takimit me Ramën: Ramë dakord që të flasim

Një nga përfaqësuesit e fermerëve të cilët u takuan me kryeministrin Edi Rama mëngjesin e sotëm, zbuloi se gjatë takimit, u ra dakord që palët të flasin.

Teksa sot pritet miratimi i paketës fiskale dhe buxhetit nen për nen, fermerët protestuan para Parlamentit kundër paketës fiskale për Bujqësinë.

Duke shkuar drejt Parlamentit, kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur një përfaqësi të fermerëve, të cilët ishin duke protestuar, për të diskutuar me ta, në lidhje me këtë çështje.

LEXO EDHE  Petrit Vasili: I dashur Oerd, kryetari të ka mashtruar

Fermerët kundërshtojnë subvencionet dhe planin e qeverisë për bujqësinë. Sipas tyre, buxheti i vitit 2022 për bujqësinë është i pamjaftueshëm, ndërsa ka shkaktuar polemika te palët e përfshira.

Pas takimit, një prej përfaqësuesve të fermerëve në takim me Ramën, tha se “ramë dakord që të ulemi, të flasim”.