Yuri Kim: Po shohim një epokë të re, ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund

Lufta kundër krimit, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik ka qenë në fokus të konferencë që ka zhvilluar Ministria e Brendshme, ku marrin pjesë edhe ambasadorët e BE, Luigi Soreca dhe SHBA, Yuri Kim.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim tha se ne po shohim një epokë të re, teksa ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund.

“Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. Atyre duhet t’u garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund. 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Kjo tregon që trafikimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë. Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia”, tha Yuri Kim.

LEXO EDHE  "Basha kaloi limitet", Luan Baçi rrëfen bisedën e tensionuar me kreun e PD