Kledi ka folur ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News për raportin që ka me Arjolën.
Ai ka treguar se me aktoren tropojane ka një raport të veçantë miqësor dhe mezi pret ta takojë këtë të fundit jashtë shtëpisë së Big Brother.
Ndër personat e tjerë më të dashur në shtëpi për Kledin është edhe Donaldi, duke e cilësuar këtë si një vëlla.
“Arjola ka vend të veçantë në jetën time, e kam mike shumë të mirë siç e patë dhe javën e fundit. Mezi pres të dalë jashtë të vijë ajo ditë ta takoj. “-tha Kledi.
Kujtojmë kur dy konkurrentët, Kledi dhe Arjola janë parë nga publiku si një çift i mundshëm por që palët e kanë mohuar.