• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Situata e pandemisë, Shehu akuza Qeverisë: Rreth 26500 jetë të humbura, dështim edhe me vaksinat

11:16 : 22/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Deputeti demokrat Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, humbjet e jetëve në Shqipëri arrijnë në 26500, duke rrezikuar të jemi vendi i parë në Botë për 1 milionë banorë.

Ndërsa shprehet kritik lidhur me mënyrën se si Qeveria ka menaxhuar situatën e pandemisë, Shehu shkruan se pozitiviteti i testimeve qëndron në shifra tejet të larta 25-30%, kur vendet e tjera Europiane e kanë nga 0,5-2%.

“Kjo tregon se numri i rasteve të reja dhe i të infektuarve është realisht shumë herë më i lartë se raportimet zyrtare.

Numri i testimeve duhet rritur shumë herë, për tju afruar një pozitiviteti të pranueshëm, gjë që pa dyshim do të ngrerë disa herë dhe zbulimin e rasteve të reja”, shprehet Shehu.

Në vijim, deputeti demokrat konsideron si dështim edhe procesin e vaksinimit, ndërsa thekson se ndërsa mesatarja botërore është 49 %, në Shqipëri të vaksinuarit janë 35 %. Por sipas tij, në Shqipëri në shumicë janë përdorur vaksina me efekte të dyshimta, të pa certifikuara.

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Postimi nga Tritan Shehu

Lexova dje me habi të thellë se Qeveri thotë që:

A–„Shqipëria ka këtë vit 50% humbje jete Covid më pak se viti i kaluar“!!!

Ndërkaq vetë INSTAT deklaron 18% me shumë vdekje në periudhen Janar-Shtator 2021 nga e njëjta periudhë 2020.

Numri i “vdekjeve plus”, që janë pothuajse të gjitha nga Covid a pasojat e tij, po sipas INSTAT vitin e kaluar ishte 12000 (si 9 mujor 9000), kur Qeveria deklaronte vetëm 2400.

Pra ky 9 mujor pritet të mbyllet me 10700 vdekje, me trend 14500 deri në fund të vitit.

Humbjet në Shqipëri prej fillimit të epidemise arrijnë në 26500, duke rrezikuar të jemi keshtu vendi i parë në Botë për 1 million banorë.

“Vdekjet plus», nuk mund të fshihen, ashtu si kërkohet të veprohet nga kjo Qeveri me publikimin e vdekjeve Covid duke:

1-Shënuar si shkaqe vdekje komplikacionet e jo patologjinë bazë, që është Covid.

2-Shënuar si shkaqe vdekje patologjitë shoqeruese të pacientit e jo shkakun shpërthyes, që është përsëri Covid.

3-Mos rregistruar si vdekje Covid humbjet e jetëve në banesë prej tij.

4-Mos zyrtarizuar shkakun Covid të humbjes së jetës në spitalet periferike e ato private, për shkak se formalisht ato nuk lejohen të shtrojnë pacientë Covid.

5-Mos njohur si shkak vdekje pasojat post Covid, e shoqëruar kjo me mos egzistencen e asnjë strukture polivalente për ato, qoftë dhe ambulatore, në vend.

B–“Shqipëria ka reth 30% raste të reja në ditë e 50% të infektuar aktualisht më pak se vitin e kaluar”

Qesharak ky pretendim i Qeverisë, se ndërkaq pozitiviteti i testimeve qëndron në shifra tejet të larta 25-30%, kur vendet e tjera Europiane e kanë nga 0,5-2%.

Kjo tregon se numri i rasteve të reja dhe i të infektuarve është realisht shumë herë më i lartë se raportimet zyrtare.

Numri i testimeve duhet rritur shumë herë, për tju afruar një pozitiviteti të pranueshëm, gjë që pa dyshim do të ngrerë disa herë dhe zbulimin e rasteve të reja.

C–Dhe kulmi i ironisë është kur kjo ulje imagjinare e shifrave i dedikohet nga Qeveria “vaksinimit të sukseshëm”.

Kur aktualisht Shqiperia eshte ne nivelet e 35% të popullesisë të vaksinuar, ndërsa mesatarja botërore është 49%, duke u renditur në fund të Europës e nga fundi i Botës.

Dhe për më tepër në Shqipëri në shumicë janë përdorur vaksina me efekte të dyshimta, të pa certifikuara.

D–Kjo Qeveri, që kërkon të fshehë të vertetën duke bërë rolin e strucit, duhet të kuptojë se:

–Vertet numri i vdekjeve Covid mund të fshihet përkohësisht, por jo perfundimisht, sepse do të dalin të dhënat e „vdekjeve plus“, siç po ndodh.

–Se fshehja qoftë dhe e përkohëshme e të vertetës është jo vetëm faj shkencor e profesional, por dhe penal.

–Se në këtë mënyrë nuk bëhet asgjë tjetër, veçse nuk përballohet kjo gjendje katastrofale ku kjo Qeveri e ka çuar vendin, duke e përkeqësuar atë.

Etiketa: pandemiaRamashehu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

‘Ç’kishe me gruan time’/ Si nisi sherri që degjeneroi në të shtëna me armë

TË GJITHA

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025

Elhaida Dani: Mora kërcënime për jetën pas lidhjes me Ledianin në “DWTS”

15:56 : 29/10/2025

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com