Bie euro dhe dollari, rritet paundi/ Zhvillimet në tregun valutor

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të Hënën, leku fitoi terren ndaj dollarit amerikan, monedhës evropiane dhe frangës zvicerane, ndërsa u dobësua kundrejt paundit britanik.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet me 107.45 lekë ose 0.08 lekë ose më pak se në fundjavë.

LEXO EDHE  VIDEO/ Flet vëllai i gruas që u vra nga burri në Greqi: Çfarë ndodhi 1 ditë më parë

Monedha evropiane zbriti në kuotën e 121.28 lekëve ose 0.25 lekë më pak se dje dhe franga zvicerane ra me 0.32 lekë dhe këmbehet me 115.70 lekë.

Ndërsa paundi britanik u forcua me 0.06 lekë dhe këmbehet sot në kotën e 144.35 lekëve.